Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Befason Agnelli: Ai është një superhero!

Befason Agnelli: Ai është një superhero!

Andrea Agnelli ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos duke e konsideruar sulmuesin portugez të Juventus, një ‘superhero për fëmijët nëpër botë’. Reputacioni i Ronaldosështë vënë në diskutim pas akuzave dhe aludimeve për përdhunim, por Agnelli bëri të qartë opinionin e Juventus për nr.7 të bardhezinjve, që mbetet i palëkundur. “Ishte hera e parë që të dy shpirtrat e klubit u bashkuan për investimin në një futbollist të vetëm. Në terma sportivë, një vlerë e shtuar e rendësishme u ble, dhe ta shohësh atë çdo ditë e konfirmon këtë investim, plus në anën komerciale, Ronaldoështë një reklamë në mbarë botën”, deklaroi kreu i “Zonjës së Vjetër”.

“Fëmijët nëpër botë duan të shohin superheronj, dhe aiështë njëri prej tyre. Kështu, na mundëson ne që të mbushim një boshllëk italian, që të shpërndajmë ndeshjet dhe të drejtat nëpër botë. Gjithsesi, Juventus nuk ka vetëm Ronaldon. Ne jemi një kolektiv dhe CR7është qershia mbi diçka qëështë ndërtuar pjesë pas pjesë, me durim, inteligjencë dhe shumë të tjera. Rritja e Juves duhet vlerësuar nga 2010 deri më sot.është e thjeshtë të thuash, ah por Juve mundet, por duhet të kujtojmë se ku filloi gjithçka. A kam luajtur unë futboll? Vetëm me miq. Kishim një kampionat të vogël mes nesh. Isha një futbollist me shpirt. Më duhej të kompensoja mungesën e teknikës. Si Chiellini? Po, në një mënyrë. Isha një mbrojtës që ndërhyja fuqishëm. Më duket se edhe jam përjashtuar nga loja kur isha në shkollë”, u shpreh ndër të tjera Agnelli.



Source link

Check Also

Ja kush na e prishi ekipin

Presidenti, Safet Gjici, është i ftuar në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24” …

%d bloggers like this: