Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Bashkëpunimi mes policive në baza të shkëlqyera

Bashkëpunimi mes policive në baza të shkëlqyera

Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në këtë takim Henzler shoqërohej nga Drejtoresha e Departamentit për Krimet e Rënda dhe Krimin e Organizuar, Sabine Vogt, Drejtori i Krimeve në BKA dhe Drejtori i Sektorit për Mbështetjen Policore Ndërkombëtare, Sven Radke dhe nga Komisar i Lartë i Krimeve, Protokolli i Kabinetit të Presidentit të BKA-së, David Schenke.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu në fjalën e tij tha ndër të tjera se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit.

Më tej Veliu çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare në tërësi dhe për Task – Forcën në veçanti, asistencën profesionale ofruar policisë shqiptare gjithashtu dhe bazën logjistike.

Nga ana e tij z. Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, – tha ai, – edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”, që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar së pari asetet monetare që burojnë nga krimi.

Fakti që të gjitha forcat ligjzbatuese në Shqipëri janë bërë bashkë në një Task – Force për të luftuar krimin, është një nismë moderne që nuk gjendet në shumë vende të tjera, pra në këtë drejtim Shqipëria kë bërë një hap shumë të madh përpara.

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja për dorëzimin e logjistikës në mjete kompiuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task – Forcën “Forca e Ligjit”./tvklan.al

Huazuar nga

Check Also

Aksion për ndalimin e kamionëve mbipeshë

Qeveria do të nisë shumë shpejt kontrollin e mjeteve të tonazhit të rëndë që qarkullojnë …

%d bloggers like this: