Monday , October 22 2018
Home / Sport / Barcelona në “ethe”, Mesi mund të largohet me parametra zero

Barcelona në “ethe”, Mesi mund të largohet me parametra zero

Lionel Mesi mund të largohet me parametra zero nga skuadra e Barcelonës pas dy vitesh. Kjo të paktën thuhet nga “El mundo Deportivo”, sipas së cilës në kontratën e yllit argjentinas ekziston një klauzolë, e cila e lejon atë të lë skuadrën “gratis” në rast se shkon në një ekip që nuk është në elitën e futbollit botëror.

Argjentinasi ka një klauzolë të zgjidhjes në vlerën e 700 milionë eurove, shifër kjo e cila vështirë të paguhet lehtë nga skuadra të vogla.

Gjithnjë sipas “El Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Bartomeu, po mendon t’i ofrojë Messit  një kontratë të re me skadencë pas 4 vitesh, por edhe me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Kjo është thjesht në nivel lajmi, ndërsa se si mund të jetë e vërteta pritet të shihet në vijim se si do të operohet me kontratën  e Lionel Mesit.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Check Also

Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje (video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari …

%d bloggers like this: