Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Avokatja Iseni: Kundërligjshëm vazhdojnë të mbahen në paraburgim Sami Ukshini, Genc Sefa dhe të tjerët

Avokatja Iseni: Kundërligjshëm vazhdojnë të mbahen në paraburgim Sami Ukshini, Genc Sefa dhe të tjerët

Në 41 mujorin e paraburgimit të “Grupit të Kumanovës” ka reaguar avokatja Artene Iseni, që mbron një pjesë nga të dënuarit të cilët janë të përfshirë në këtë rast, shkruan Pa Censurë.

Avokatja Artene Iseni ka shkruar:

Dje janë mbushur 41 muaj paraburgim, nga të cilat mbi gjysma vetmi e rëndë në qelitë e Shutkës, Manastirit dhe Prilepit. Shto kësaj edhe maltretimet dhe dhunën fizike e psiqike që ju bëhej nga disa policë gjatë transportit për në seancat gjyqësore nga burgu deri në Gjykatë .

Gjykata Themelore e Shkupit shqiptoj dënime absurde, drakonike, hakmarrëse sikur synonte gjithë mëkatet dhe dështimet pa të drejtë tua hidhte këtyre djemëve pa mos u bazuar në Ligjet pozitive të Republikës së Maqedonisë dhe të Drejtës Ndërkombëtare. Vendim hakmarrës ndoshta pse sipas skenarëve të errëta këta djem do të duhej të ishin vrarë gjatë 9 dhe 10 majit 2015 dhe jo të mbeteshin gjallë.

Sidoqoftë Gjykata më 25 korrik 2018 solli vendim gjyqësor për transferim nga qelitë e Shutkës në burgun e Idrizovës, ku edhe do të fillonte vuajtja e dënimit para plotfuqishmërisë së vendimit të shkallës së parë. Kundërligjshëm vazhdojnë të mbahen në paraburgim Sami Ukshini, Genc Sefa, Ardian Bujari, Bek Bajra, Lendrit Rrustemaj e të tjerë.

Gjykatësi për ekzekutimin e Sanksioneve dhe Drejtoria për ekzekutimin e Sanksioneve- Ministria e Drejtësisë janë të thirur urgjentisht të veprojnë dhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës Shkup 1 dhe t’i transferojnë menjeherë në burgjet e rregullta- në burgun e Idrizovës, sepse mbajnë përgjegjësi penale.

Huazuar nga

Check Also

Lord Robertson: Yjet u morën vesh për Maqedoninë, kjo s’përsëritet në 40 vitet e ardhshme

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson mbrëmë mbajti fjalim në Këshillin atlantik me mesazh …

%d bloggers like this: