Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Autori do të marrë dënimin e merituar

Autori do të marrë dënimin e merituar

MAT- Ngjarja me tre të vrarë në Mat ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjet e të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht, duke u zotuar se autori i masakrës do të marrë dënim maksimal.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën e tre punonjësve të bashkisë, të cilët ranë në krye të detyrës duke ndërtuar rrugët e fshatrave.

Në fund ministrja theksoi faktin se do të jetë drejtësia ajo që do të japë vendimin e drejtë për autorin e vrasjes së punonjësve, i cili pas masakrës  së kryer nuk ka shfaqur aspak pendesë.

(n.m/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Arrestimi i ish-deputetëve socialistë, vjen reagimi i parë nga PD

I pari nga radhët e PD që ka komentuar arrestimin e ish-deputetëve Socialistë, Arben Cuko …

%d bloggers like this: