Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Arsenal i pandalshëm, përmbys me spektakël ndaj Leicester

Arsenal i pandalshëm, përmbys me spektakël ndaj Leicester

Arsenal është i pandalshëm. Skuadra e Unai Emery ka përmbysur disavantazhin e një goli me një paraqitje të mrekullueshme në pjesën e dytë duke fituar në fund me rezultatin 3-1. Topçinjtë nuk dinë të ndalen në Premier League, ata po shijojnë një nga ecuritë më të mira të kohëve të fundit dhe skuadra duket që luan me dëshirë dhe freski që kishte kohë pa u parë. Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi në të gjithë kompeticionet për Arsenal.

Vendasit nuk e nisën mirë ndeshjen teksa ishte Leicester që u tregua i rrezikshëm duke gjetur golin në minutën 31’. Chilwell futet brenda zonës, godet dhe topi hyn në rrjetë pasi devijohet nga Hector Bellerin. Ky ishte momenti kur u ndez makineria e Arsenal. Kishte shumë minuta që mbante era gol, dhe ishte Mesut Ozil ai që barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë me një gol fantastik.

Pas pushimit filloi “show” i Arsenal. Me hyrjen në fushë të Aubameyang, vendasit gjejnë golin e avantazhit në minutën e 63’ dhe tre minuta më vonë ish-sulmuesi i Dortmund shënon përsëri duke vulosur fitoren. Ishin dy gola të ngjashëm të ardhur nga aksione të rrjedhshëm të Arsenal. Një fitore më se e merituar për londinezët, të cilët vazhdojnë marshimin drejt kreut të renditjes.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: