Monday , October 22 2018
Home / Sport / Ardian Mema trajner i ri i Tiranës! Flamurtari jep “bekimin”

Ardian Mema trajner i ri i Tiranës! Flamurtari jep “bekimin”

Ardian Mema do të jetë trajneri i ri i Tiranës, lajm i cili pritet të bëhet zyrtar ditën e shtunë ku tekniku kryeqytetas do të drejtojë dhe seancën e parë stërvitore. Presidenti Halili u mjaftua me faktin që trajneri i ri do të jetë Shqiptar por pa zyrtarizuar Memën.

Në pritje që ky lajm të publikohet nga klubi bardheblu mendon Flamurtari për ti dhënë edhe më shumë formë zyrtare. Me anë të një publikimi në “Facebook”, klubi i Flamurtarit njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin, Flamurtari i uron suksese në karrierën e tij si trajner, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit vlonjat.

(BalkanWeb)


Source link

Check Also

Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje (video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari …

%d bloggers like this: