Monday , October 22 2018
Home / Teknologji / App Store dominon Google Play në të ardhura, e kundërta për numrin e shkarkimeve

App Store dominon Google Play në të ardhura, e kundërta për numrin e shkarkimeve

Gjithnjë ka ekzistuar një diferencë e madhe mes të parave që bënte App Store dhe rivali numër një i saj Google Store.


Në tre mujorin e tretë të 2018-ës hendeku në të ardhura mes dy dyqaneve u zgjerua edhe më tutje.

Sipas një raporti të ri nga Sensor Tower, App Store fitoi 93% më shumë sesa Google Play në tre mujorin e fundit dhe është diferenca më e madhe që nga 2014-ta.


Firma thotë se 66% e 18.2 miliardë dollarëve të gjeneruara nga aplikacionet shkojnë për App Store.

Dyqani gjeneroi 12 miliardë dollarë tre mujorin e fundit, 23.3% më shumë nga 9.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Google Play gjeneroi 6.2 miliardë dollarë, një rritje me 21.5% krahasuar me një vit më parë.

Netflix ishte aplikacioni që solli më shumë të ardhura prej 243.7 milion dollarë. Në vendin e dytë dhe të tretë vinin Tinder dhe Tencent Video.

Lojërat mobile gjithashtu kanë kontributin e tyre në rritjen e shpenzimeve të përdoruesve. Gjatë tre mujorit të fundit ato gjeneruan 13.8 miliardë dollarë ose 76% të të ardhurave totale nga dyqanet e aplikacioneve në fjalë.

App Store vjen në vendin e parë për lojërat e blera me 8.5 miliardë dollarë të shpenzuara ndjekur nga Google Play me 5.3 miliardë dollarë.

Sa i përket shkarkimeve Google Play ka një avantazh të qartë. Ato u rritën me 10.9% për të dy dyqanet. /PCWorld Albanian


Huazuar nga

Check Also

Çipet e reja Wi-Fi të Qualcomm mund të transmetojnë deri në 10Gbps

Prodhuesi i njohur u çipeve Qualcomm prezantoi ditën e sotme familjen e re të çipeve …

%d bloggers like this: