Sunday , January 20 2019
Home / Sport / 50 Cent i ofron $2 mln Nurmagomedov për të lënë UFC

50 Cent i ofron $2 mln Nurmagomedov për të lënë UFC

[ad_1]

Curtis “50 Cent” Jackson vazhdon të mbushë faqet e para të sajteve të arteve marciale mikse.

Ylli i hip-hopit ka firmosur një marrëveshje me Bellator, konkurrentin më të madh të UFC, dhe tani i ka vënë syrin kampionit të peshës së lehtë të federatës së udhëhequr nga Dana White, Khabib Nurmagomedov.

Nëpërmjet Instagram, 50 Cent i ka bërë një ofertë të majme Khabib pas polemikave të UFC 229.

Jackson i ka ofruar 2 mln dollarë luftëtarit rus të largohet nga UFC dhe t’i bashkohet Bellator, bashkë me shokun e skuadrës Zubira Tukhugov.

Nurmagomedov i është përgjigjur “më dërgo vendndodhjen”, përpara se ta ftonte të vizitonte Dagestanin.

50 Cent i ka ofruar Khabib pikërisht shumën që nuk po ia kalon UFC pas ndeshjes me McGregor, të cilin e mposhti në raundin e katërt pas një paraqitjeje bindëse.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …