Wednesday , November 14 2018
Home / Medicina / Vaji i peshkut iu mbron nga kanceri i zorrëve

Vaji i peshkut iu mbron nga kanceri i zorrëve

Pacientët të cilët kanë konsumuar më shumë se 0.3 gram të acideve yndyrore Omega 3 të cilat gjenden në ushqimet si vaji i peshkut kanë 41 për qind më pak shanse për të vdekur nga kanceri i zorrëve.

Mendohet se të rrahurat e zemrës mund të forcohen duke shtuar tabletat e Omega 3 në dietën tuaj. Gjithashtu, ajo mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të tumorit duke frenuar furnizimin me gjak të qelizave kancerogjene.

Gjatë hulumtimit të publikuar në revistën Gut, janë krahasuar të dhënat e 1659 personave me kancer të zorrëve dhe atë se sa kanë konsumuar vaj peshku.

Pacientët të cilët kanë konsumuar 0.3 gram vaj peshku kishin 41 për qind më pak shanse që të vdesin nga kanceri i zorrëve sesa ata që konsumonin më pak se 0.1 gram në ditë.

Pacientët të cilët e kishin shtuar konsumimin e vajit të peshkut për 0.15 gramë pas diagnostikimit me kancer kishin reduktuar për 70 për qind shanset që të vdisnin krahasuar me ata që nuk e kishin bërë këtë.

Check Also

KUR DIGJENI NË DIELL, lyeni lëkurën me QUMËSHT dhe me këtë PËRBËRËS: Skuqja do të zhduket menjëherë!

Duhet t’i dini të gjitha këto truqe për zgjidhjen e problemit, i cili mund t’ju …

Komentoni

%d bloggers like this: