Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Dibra / Hamami i Dibrës, dikur një banjë turke, tani një deponi mbeturinash

Hamami i Dibrës, dikur një banjë turke, tani një deponi mbeturinash

Mungesa e përkujdesjes ka bërë që njëri ndër objektet arkitekturore më të  rëndësishme të periudhës osmane në qytetin e Dibrës, Hamami i vjetër, të shëndrohet në një gërmadhë gurësh.


Dikur një banjë publike turke dhe një vlerë kulturore për qytetin e Dibrës, tani më ka mbetur vetëm në faqet e historisë si e tillë.

Muret anësore të Hamamit, janë të rënuara, ndërsa kupolat karakteristike të banjave të vjetra turke tani më duken si shpella që gëlltitin mbeturinat e qytetit.

Përveç historisë, hamamin e vjetër të Dibrës e kujtojnë edhe pleqët e moshuar që kanë dëgjuar nga stërgjyshërit e tyre  se ky objekt  ka qenë banja kryesore publike e qytetit qysh në Perandorinë osmane, ndërsa sot është shndërruar në vend ku hidhen mbeturinat dhe ku kundërmon aromë e keqe.

Gazmend Cami, udhëheqës i Njësisë  së urbanizmit në Dibër thotë për Portalb se deri më tani  nuk është bërë asgjë dhe nuk parashihet edhe në të ardhmen asnjë projekt për rinovimin e Hamamit të vjetër  të Dibrës.

“ Projekti i hamamit të vjetër të Dibrës ka mbetur  në mëshirë të fatit. Para dy viteve përfaqësues të Ministrisë për kulturë së bashku me ish drejtorin e Qendrës republikane për konservim, Behixhudin Shehapi, vizituan hamamin në fjalë dhe premtuan që së shpejti do të nisin me projektin. Në atë kohë u ndanë mjetë në vlerë prej 100 mijë euro vetëm  për projektin, i njëjti u përfundua, por punët mbetën askund. Hamami i vjetër i Dibrës sipas vizitorëve qeveritar, do të shndërrohej në qendër mediale për qëllime të ndryshme, manifestime, ekspozita, mbrëmje letrare, por të gjitha mbetën vetëm në letër”, u shpreh Cami.

Në pyetjen nga ana e Portalb,  se a do ketë ambicie nga ana e pushtetit vendor , i njëjti të hyn  përsëri si projekt në Qendrën republikane për konservim  sa i takon rekonstruimit  Cami u shpreh :”  Tani për tani nuk ka asgjë sa i takon realizimit të këtij projekti, Hamami  i Dibrës po rrënohet dalëngadalë dhe nuk mund të them diçka pozitive në këtë aspekt.

Check Also

Zgjidhet Kryetari i Gjykates Themellore ne Diber per 4 vjetet e ardhshme.

Ne mbeledhjen e mbajtur sot (30.10.2018) nga Keshilli Gjyqesor Republikan, per Kryetar te Gjykates Themellore …

Komentoni

%d bloggers like this: