Home / Lajme nga Shoqata / Shoqata Dibra, faleminderoi pjesëmarrësit për protestën e 22 Dhjetorit 2013 në Nju Jork

Shoqata Dibra, faleminderoi pjesëmarrësit për protestën e 22 Dhjetorit 2013 në Nju Jork

Shoqata  Dibra, faleminderoi  pjesëmarrësit për protestën e 22 Dhjetorit 2013 në Nju Jork: me moton ” Të ndalet devijimi i Lumit të Radikës”

STATEN ISLAND NYC: Në mesazhin e faleminderimit të Dibranëve thuhet se :’  Shumë Faleminderit! të gjithëve për pjesmarrjen tuaj, fjalimet e Juaja në mbështetje të popullit të qytetit të Dibrës së Madhe,. Njëhereshit, shprehim; respekt e mirënjohje për të gjithë! Jeni të nderuar dhe të respektuar të gjithë!! jo vetëm nga Shoqata Atdhetare Dibra, por edhe nga mbarë komuniteti dibranë në Amerikë. Dhe, natyrishtë nga qytetarët e Dibrës së Madhe, kyertarit të saj – Maxhistër Ruzhdi Lata, thuhet në një mesazh që është përcjell sot për shtypin shqiptar nga Shoqata Atdhetare Dibra,  mbas përfundimit të protestës ;  pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza, mbajtur të premten 20 janar 2013 me moton” Të ndalet devijimi i Lumit të Radikës”

“Ishte një kënaqësi e papërshkrueshme dhe inspiruese për ne Dibranët, kur krah nesh në protestë erdhën duke na u mbështetur disa përfaqësues – lider të komunitetit, nga të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptar në Amerikë. Me ne ishte e gjithë Shqipëria Etnike, ishte Ana e Malit, Plavë e Gucia, KKSHA zëri i shqiptarëve në Uashington, ishte Vatra famëmadhe, e kolosve të Kombit shqiptarë, ishte Çamëria martire, ishte Kosova, Presheva dhe shqiptarët e Maqedonisë, FSHAD, komuniteti i arsitësve shqiptaro amerikan, Struganët, ishte  zëri i juaj patriotikë dhe atdhedashës, i cili nuk pushuar së renduri nëpër Amerikë, në shi, dëborë e në diell – në çdo rrugë e shesh, prej nga, Çikago, Dejtoni, Detrotit, Bostoni dhe New Yorku në Ushington, gjithmonë për lirinë dhe të drejtat e Shqiptarëve, kudo që janë”, thuhet në mesazhin  e faleminderimit të Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Dibra, zotit Musa Paçuku.

Pjesëmarrja juaj na bënë të ndihemi shumë më mirë…! dhe më të fortë si shoqatë në kauzën tonë, për një të drejtë që është edhe ndërkombëtare.Dhe jam shumë i kënaqur me përkrahjen tuaj – e cila nuk krahasohet me asgjë tjetër! në kërkesat tona – këtu në SHBA, gjatë gjithë kohërave që ne shqiptarët protestojmë gjithmonë së bashku. Pa marrë parsyshë se çfarë krahine ideje apo feje jemi: Jemi Një Komb !

Ju falenderoj përzemërsisht që gjetët koh të na bashkoheni ne Dibranëve në zërin tonë, u ndjeva shum i lumtur së bashku me kryesinë e SHAD, sepse me pjesmarjen dhe përshëndetjen tuaj të cilën e çmojmë shumë, mbasi për ne janë shumë të vlefëshme . Sepse, nuk ka më kenaqesi, sesa kur të mbështesin , përkrahin dhe përshëndesin shqiptarët, vëllezërit e motrat tona, nga Shqipëria mëmë, Kosova e lirë dhe e pavarur, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria, thuhet në mesazhin e kreut të dibranëve në Amerikë, zotit Musa Paçuku.

Me këtë rast nuk mundem të le pa përmendur edhe të faleminderojë, shtypin shqiptar në diasporë, zërin e së vërtetës, gazetën shqiptaro amerikane Illyria, në New York me botues Vehbi Bajramin,  gazetën Dielli dhe editorin e saj Dali Greca, Televizionin 21 nga Kosova dhe gazetarine saj Halil Mulën, dhe gazetën Bota Sot, Radio Emigrantin dhe pronarin e saj Bekim Xhaferrin, INA në Maqedoni, ALBTVUSA në Miçigan, dhe  TV Dibra, por edhe :

 Të gjithë stafin për organizimin e preotestës para OKB-se mbajtur të Premten më 20 Dhjetor 2013 me temën “Ndalë Devijimit të Lumit të Radikës, në veçanti:

 

·         Beqir Sina – Udhëhëqes

·         Bajram Begu – Pankartat

·         Haxhi Maqellara – Skenarin

·         Selaudin Radoveshi – Foninë

·         Perparim Papraniku – Incizimin

 

·         Ylber Pilku – Platformën – Binën

 

·         Qenan Amja(Master of Chemical Engineering ), Refik Kosovrasti, Besim Ramadani, Fisnik Daci etj. në ndihmë pranë organizimit

 

Sinqerisht Musa Pacuku, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island New York

About Beqir Sina

Leave a Reply

Facebook Iconfacebook like button