Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / “Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët!

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët!

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët!

Nga Beqir SINA

Edhe, Maduro i Venezuelës e pranon se modeli i tij socialist ka dështuar

“Rilindja” social-komuniste për një rend të ri botëror internacionalist dështoi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang global. Dhe, kjo formë qeverisje sot nuk ka më asnjë dyshim dhe hamendje, se ka dështuar kudo në botë.

Sepse, kur baballarët e kësaj shpikje, të kësaj forme qeverisje dhe ata që mbajtën gjallë e frymëzuan komunizmin po thonë vet se ky rend i ri botëror ka dështuar, athere duhet thënë se në Shqipëri, Rilindja është e fundosur.

Por, për fatkeq ne jemi i vetmi popull në botë, që megjithse e shohim dhe e përjetojmë të keqen, heshtim. Kështu vepruam edhe për 45 vjet, kur shqiptarët ishin më të vonët, dhe më të fundit. Shqiptarët, rrëzuan sistemin e tyre, atë formën e qeverisjes që ua bëri shuplakat gjak duke e duartrokitur, dhe më në fund po me “gjak”, dolën për t’a tërhequr zvarr….e rrëzuar komunizimin, 28 vjet më parë.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili e proklamon veten si trashëgimtar të “Chavismit”, një lëvizje politike ideologjike majtise, kjo që i referohet sistemit social-komunist të presidentit të vdekur Hugo Chavez, ka pranuar javën e kaluar se modeli i tij socialist ka dështuar gjatë rrugës, dhe, është duke kërkuar një formë tjetër qeverisje.

Presidenti i venezueles Maduro e pranon se modeli socialist ka dështuar, duke pohuar se : “Modelet e prodhimit që kemi provuar deri më tani kanë dështuar dhe përgjegjësia është e jona, e imja dhe e juaja”, deklaroi Maduro për kongresin e partisë së tij në pushtet PSUV.

“Mjaft me grindjen me njëri tjetrin… kemi nevojë të prodhojmë me ose pa agresion (jashtë), me ose pa bllokada, ne duhet ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike”, iu drejtua kongresit të Partisë Socialiste të Venezueles, 53 vjeçari Nikolas Maduro, duke shtuar ““Qurravitjet duhet të përfundojnë! Ne duhet të prodhojmë me apo pa agresion, me apo pa bllokadë, ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike. Nuk ka më ankesa, ajo që dua unë janë zgjidhje”, theksoi Maduro.

Ndërkohë, është Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, i cili po ndjek në mënyrën më perfekte sistemin qeverisës venezuelian, me atë që mund të quhet “Chavizimi” –shqiptar, e cila është “Rilndja” e proklamuar prej Edi Rames, e cila është në të njëjtën rrugë, me atë të presidentit Nikolas Maduro dhe paraardhësit të tij Hugo Chavez .

Kështu, Shqipëria, për 5 vjetët e fundit, prej se kur Edi Rama erdhi në pushtet, me Rilindjen e proklamuar prej tij, është duke u përballur me probleme të mëdha ekonomike e sociale, krimin e organizuar, varfërinë sidomos në zonat rurale, përhapjen e drogës, një krizë të madhe ekonomike në të gjithë vendin, ku popullata ka arritur në shkallën më të ultë të gjendjes sociale, duke u përballur me vështërsi të mëdha për jetesë, ku të gjithë shqiptarët po të ken mundësi, duan të ikin nga vendi i tyre, Shqipëria.

Atëherë, çfarë dhe e cila Rilindjeje është kjo amalgamë – doktrinë?!

Kjo është analogjia venezueliane e një doktrine social – komuniste, e cila është një nga besimet ose besimet e saj, mësimet, udhëzimet, parimet e mësuara ose pikëpamja, e cila përcakton një tërësi të vërtetë në ndjekjen e një ose më shumë autorëve, të “Chavizimit”, asaj të Rilndjes së proklamuar prej Ramës, e cila është në të njëjtën rrugë, me atë të presidentit të Venezueles Nikolas Maduro dhe paraardhësi i tij Hugo Chavez.

Rilindja e Edi Ramës, është e trashëguar nga Bllokment, dhe është ajo që e solli më 2013 në Shqipëri, Kryeminister Edi Ramën, duke ua blerë votat me parat e drogës dhe “shpëlarë trurin – brain wash” shqiptarëve.

“Rilindja ” e Edi Ramës, erdhi mbasi ai j’u premtojë shumë shqiptarëve, mbasi votuesi shqiptar, ishte i tejlodhur me këtë trazincion të tejzgjatur, duke pritur ndryshimin për më mirë, por që faktikisht u doli më keq.

Shqiptarët, tashmë thonë se u zhgënjyen edhe nga ky premtim-mashtrimi i madh i radhës së “Rilindjes” socialiste, Rilindje, kjo e cila doli e kalbur që në embrion, po ta shikosh thellë.

“Rilindja” e premtuar nga PS, thonë disa analistë në Shqipëri, e paska pasur fjalën vetëm për ndërrimin e marrjen e pushtetit dhe realisht për vazhdimin dhe riciklimin e radhës, po prej të së njëjtës politikë dhe të politikanëve shqiptarë dhe të trashëgimtarëve të tyre, po të atyre të këqijave që dëmtojnë individin, familjen, shtetin e shoqërinë e që janë krimi, tradhëtia, korrupsioni, vjedhja, padrejtësia, papunësia, varfëria, eksodi etj.

Ndërkohë, që Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, pranoi se modeli i tij socialist ekonomik, ka “dështuar” mes mungesës së ushqimit dhe mungesës së medikamenteve, si dhe një infrastrukture të dështuar të theksuar nga dështimi i pushtetit të tij, propoganda Edi Rama, i bën “fllad” vetvetes çdo ditë, duke nxjerr nga një video, në rrjetet sociale, ku i bënë rreklam Rilindjes së tij.

Qeveria socialiste e Venezuelës, thotë se ka shitur ose ka dhënë me koncesione një sere pikave industriale në të gjithë vendin gjatë disa viteve të fundit, siç janë çeliku dhe fabrikat e çimentos, përpunimi i ushqimit,. Ndërkohë, që për të provuar dhe kontrolluar inflacionin, vendi ka vendosur çmime për mallra të ndryshëm, ndërsa imponon rregulla të forta përreth këmbimit valutor.

Edi e Rama me Rilindjen po e shet Shqipërinë me koncesione, dhe larjen e parave të pista dhe të drogës.

“Unë mendoj se do të duhet rreth dy vjet për të arritur një nivel të lartë stabiliteti dhe për të parë simptomat e para të prosperitetit të ri dhe ekonomik, pa një të dytë që prekin sigurinë dhe mbrojtjen sociale”, thotë presidenti Maduro, ndërsa Rama thotë se unë dua edhe një mnadat tjetër që Shqipërinë ta çojë në Europë.

Maduro, i cili fajëson problemet e Venezuelës në një “luftë ekonomike” të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara, Edi Rama, thotë akoma “Fajin e ka Berisha” që na ka lënë kaq mbrapa, dhe harron se ka vet 5 vjet që udhëheq dhe nja 8 vjet që i ksihte Partia Socialiste, kur edhe vet ishte minister.

Kjo çka po ndodh në Venezuel, me pasardhësin e Hugos Chavez – Presidentin Nikolas Maduro, dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, duhet t’i bëjë të gjithë të bëjnë pyetjet debatuese, pasi si Socialistët në Venezuel dhe ata në Shqipëri, sot janë bërë “fytyra e re” e së majtës, në botë, simbas tyre, dhe propogandes se tyre, cdo dite neper televizionet kombetare dhe shtypin e kontrolluar prej tyre.

Shumë analistë në Shqipëri, thonë se asnjë prej premtimeve të Rilindjes së kryeministrit Rama, gjatë këtyre pesë vjetve nuk u bën realitet, përveç asaj të kundër atyre që ajo premtoi me aq zhurmë, bujë dhe me mashtrim e me hipokrizi, vetëm e vetëm sa për të marrë pushtetin, pasojat e të cilave po i vuan, cdo shqiptar, dhe çmimi i të cilave po i kushton dhe do t’i kushtojnë shumë shtrenjt vetëm shqiptarëve.

Kryeproblemi i shqiptarve sot është përkeqësimi i gjëndjes ekonomike të tyre, rritja e varfërisë dhe e papunësisë, krimi dhe droga, prej të cilave shqiptaret, nga e keqja duhet të marrin rrugët e kurbetit edhe tani në vitin 2018.

Ngase Rilindja dhe PS premtuan rilindjen e shpresës, por shpresa po humbet shumë e më shumë dhe për çdo ditë, në Shqipëri.

Në qershor, Shqipëria dështoi, për të filluar negociatat e Antarësimit për në BE.

E ku janë tani premtimet e Edi Ramës.

Kur , Washingtoni dhe Brukseli po i thonë se qeverisja e tij ka dështuar në luftën kundër korrupsionit, kultivimit dhe të trafikimit të drogës e të qënieve njerëzore.

Bile, duhet thënë që jo vetëm ka dështuar, por situata lidhur me to vetëm është përkeqësuar më tej falë inkriminimit të politikës dhe të pushtetit dhe të strehimit e mbrojtjes politike, që u siguron politika politikanëve të inkriminuar dhe të atyre të lidhur me padronët e parasë së pisët, drogës, kontrabandës, evazionit fiskal e të krimit.

Shqipëria, mund të thuhet se ka dështuar në funksionimin e shtetit ligjor, në ndërtimin e shtetit të së së drejtës, ku të sundojë ligji, qoftë dhe për faktin e vetëm që i dedikohet tërësisht qeverisë dhe politikës.

Rilindja e Edi Ramës, me reformën në drejtësi, synon ta ketë tani me kete reform nën kontroll, Drejtësinë, gjë që bën të mundur pastaj edhe kapjen e shtetit, politikë që ta ketë nën hyqmin e vet bënë edhe gjithçka.

Sepse, në 28 vjet tranzicion e gjithë politika dhe pushteti gjate këtyre viteve ka ndërtuar një sistem te ketill drejtësie, që ka funksionuar politikisht dhe rrejdhimisht në një Drejtësi e tillë, që është e kapur dhe e kontrolluar nga politika.

Pra, Shqipëria dhe shqiptarët edhe sot po vuajnë po prej trashëgimtarve, dhe pse jo termi “Rilindje” me sa duket na qënka demokratik, Bllokmenët, pasi po rilindin e po rriten gjithmonë me të njëjtat fenomene negative, që ua lanë të parët e tyre, kan bërë të vetmin ndryshim, me atë të vetëm të ndërrimit të xhaketës nga “Xhaketat” e vjetra, në ato të “Rilindjes” social-koministe, të Edi Ramës.

Check Also

Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918?

Jorn Leonhard Cila luftë ka përfunduar me 11 nëntor 1918? E filluar në gusht të …

Komentoni

%d bloggers like this: