Në moshën 81 vjeç u nda nga jeta në Nju Jork, Nexhat Pilku

0
92

Në moshën 81 vjeç u nda nga jeta në Nju Jork, Nexhat Pilku

Nga Beqir SINA – New York

Në fillim të vitit 1993, Nexhat Pilku, u dërgua si diplomat në Ankara, në postin e Sekretarit të dytë të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara Turqi

WESTCHESTER NY: Me hidhërim të madh, familja Pilku, nga Westchester New York, njofton kalimin në amshim të babait të tyre Nexhat Pilku, i cili vdiq papritmas të hënën në mbrëmje, në shëpinë e tij, në moshën 81 vjeç, i rrethuar nga bashkëshortja, Mirvjena, dy djemt Ervin dhe Alpi Pilku, bashkëshortet e tyre, nipat e mbesat në Nju Jork,.

“Ai ishte një baba bujar, i mençur dhe i dashur, të cilin do t’a kujtojmë përgjithmonë me mall shumë dhe dhimbje e hidhërim të thellë. Babai ynë ishte një burrë i respektueshëm, fjalë pak , patriot, atdhetar e demokrat i flakët, i cili ishte i përkushtuar shumë për familjen, të afërtit dhe të dashurit e tij, Shqipërin, që e deshte aq fortë. Ai ishte per ne një forcë e madhe jo vetëm në jetën tonë, por për të gjithë miqt, dashamirët, shokët, bashkëpuntorët, dhe anëtarët e familjes së tij, kudo në Amerikë, Shqipëri e Dibër e Tetovë. Njeri me një kurajo të fortë, me një besim në të ardhmen, i pa kursyer. Nexhati, u respektua shumë nga të gjithë ata që patën fatin ta njohën, për më shumë në 81 vitet e tij në këtë jetë. Ndërkohë, që ne të gjithëve na bëri të jemi krenar për jetën punën e tij. Të gjithë ata që e njihnin u prekën thellë, dhe folën për të, me dashuri dhe me një nderim të lartë”, shkruajti Familja Pilku, në një mesazh që shpërndau sot në statusin e saj në Facebook.

Familja Pilku, bashkëshortja, Mirvjena, dy djemt Ervin dhe Alpi Pilku, bashkëshortet e tyre, nipat e mbesat në Nju Jork, njoftojnë se me 1 gusht nga ora 16:00 pm deri në orën 20 :00 pm, në shtëpinë mortore “Fred H. McGrath & Son,” që ndodhet në 20 Cedar Street në Bronxville, NY hapet funerali në nderim të Nexhat Pilkut, i cili vdiq në moshën 81 vjeç në Westchester – New York.

Poashtu, familja njofton se një ceremoni mortore simbas traditave tona, do të mbahet këtë fund javë, në Tiranë, me arritjen e arkivolit me trupin e tij, ku edhe do të bëhet varrimi një amanet të lënë prej tij, për t’u varrosur në Shqipëri, për çka familja shkruan se më të përfunduar dokumentacioni përkatës, ka për të saktësuar çdo gjë e njoftuar sa më parë të jet e mundur .

Në rrjetin social Facebook, të shumtë janë ata që e kan njohur dhe adresojnë mesazhe ngushëllimi, përfshirë edhe Shoqatën “Bashkësia Dibrane” nga Tirana, me Saimir Shatkun i cili dërgojë edhe një telegram ngushëllimi në emër të kësaj shoqate.

Mal Berisha, KCFO, i cili ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës nga viti 2012 deri në vitin 2015, dhe më parë, ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll nga viti 1993-1997, kur zoti Nexhat Pilku, shërbeu në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Ankara –Turqi, i pikelluar thellë, si shprehet ai për mikun e tij Nexhat Pilku, ose si i therret ai Nexhat Beu, në llogarinë e tij në rrejtin shoqëror Facebook, shkruan një Elegji.

Elegji për mikun tim Nexhat Pilku.

Nexhat Pilku ndërroi jetë në New York duke lënë pas trashëgiminë e një burri të nderuar shqiptar në plotkuptimin e fjalës.

Me Nexhat Pilkun na bashkonin ndjenjat e larta miqësore, dashuria për atdheun, idealet demokratike, marrëdhënjet e mrekullueshme familjare. Vitet e punës në Turqi (1992-1997) kur Nexhat Beu ishte Sekretar i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Turke në Ankara ndërsa ne në Stamboll, mbartin kujtimet më të mira e më të bukura. Nexhat Beu ishte një mik i mirë, një këshilltar i urtë, një intelektual i ditur, një patriot i madh, një prind shembullor. Nga e ëma ai rridhte nga familja e madhe e Dërrallajve, me kontribut aq të madh në çështjen tonë kombëtare, themelues të shtetit shqiptar. Paraardhësi i tij, Mehmet Pashë Derralla, i njohur si Kallkandeleni, emër i vënë nga turqit për Tetovën, ishte Ministri i Parë i luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. Për ne ka qenë një nder i madh që e përfaqësuam Shqipërinë përkrah një njeriu si Nexhat Pilku i cili mbart’te vlerat më të mira atdhetare të ndonjë shqiptari që kemi njohur ndonjëherë.

Ai rriti dy djem si drita, të zgjuar e të zotët dhe la mbrapa një familje të mrekullueshme, një zonjë si Mirvjena, edukatore e njohur në kryeqytet, e cila meriton çdo respekt, si dhe nipa dhe mbesa bukurosha.

I paharruar qoftë kujtimi i tij! U prehsh në Paqë i dashur Mik! Ngushëllime familjes dhe tërë të dashurve! Shkruan Mal Berisha.

Ismail Arsllani ka shkruar se duke gjurmuar pas shtigjeve të jetës dhe veprimtarisë kombëtare të kolosit shqiptar, atdhetarit të paepur, pashait tetovar, Mehmet Deralla, me shumë grada mbi supe, deri në atë të gjeneralit të ushtrisë perandorake; sigurimit me ushtarë të konferencës së Lidhjes së Prizrenit; qëndrimit në Bagdad, kthimit në Selanik, hedhjes së uniformës osmane, marrjes së postit të ministrit të parë të Luftës në qeverinë e Ismail Qemalit; si dhe peripecive pasuese deri në burgosjen e tij nga forcat serbe-bullgare, me të birin Halimin, e të tjera ngjarje shumë të rëndësishme historike; arritëm tek “rrëfimet” e njërës nga vajzat e Halim Bej Derallës, Emine Deralla, e cila ka dhuruar kujtimet autentike për këto ngjarje ndër vite, si testamentin më të çmuar, nipit të saj Ervin Pilku, i cili aktualisht jeton dhe punon në Nju-Jork.

“Një premtim i kahershëm, për t’i zbuluar sheshazi disa “detaje” nga jeta dhe veprimtaria kombëtare e Mehmet Pashë Derallës, që i ka dëgjuar Ervin Pilku gjatë vitesh nga të parët e tij, u sendërtua kohë më parë, në saje të një korrespondence elektronike që vendosëm në linjën Tetovë-Nju Jork. Rastësia deshi që babai i Ervin Pilkut, diplomati në pension Nexhat Pilku, të qëndrojë dy vjet më parë në Tetovë, së bashku me pasardhës të tjerë të familjes Deralla, me rastin e një Konference të mbajtur në Tetovë, në nëntor të vitit 2014, kushtuar jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Mehmet Pashë Derallës, në shenjë të shënimit të 102-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.”

Më tej Arsllani, ka shkruar se “ Rastësia deshi që babai i Ervin Pilkut, diplomati në pension Nexhat Pilku, të qëndrojë dy vjet më parë në Tetovë, së bashku me pasardhës të tjerë të familjes Deralla, me rastin e një Konference të mbajtur në Tetovë, në nëntor të vitit 2014, kushtuar jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Mehmet Pashë Derallës, në shenjë të shënimit të 102-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.”

NO COMMENTS

Leave a Reply