Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shoqata / “ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, që kan shkuar atje për pushime të përkujdesur për t’a bërë sa më atraktive sesionin veror me aktivitet kulturore e sportive duke u bashkuar me familjet dibrane, në këtë qytet, që ka një traditë vjetër në kulturë e sport si dhe aktivitetet e tjera dibrane, siç janë lojrat popullore dhe gazemendet e tjera familjare.

Nga Beqir SINA – New York

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

DIBER : Shoqata Atdhetare Dibra, me anëtarët e kryesisë së saj, së bashku me dibranët e tjer në mërgim, kreysishtë ata që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Europës, dhe SHBA, për çdo vjet sesionin e pushimeve verore e kalojnë pranë familjeve të tyre, në qytetin e Dibrës. Në këtë periudhë kurbetçijtë dibran nga Europa dhe Amerika, jo vetëm që janë duke e gjallëruar qytetin, i cili këto ditë vere të kujton nostalgjinë e mbremjeve të zhurmshme dibrane – korsën me shetitjet në qendren e qytetit, apo shetitjet e të rinjëve për rreth liqenit të Dibrës, por ata janë duke i dhënë edhe një ndihmë të madhe ekonomike me shpenzimet e tyre, gjatë këtyre pushimeve qytetit të tyre aq të dashur.

Shoqata Atdhetare Dibra, me kryetar Dashnor Danny Miftari, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, që kan shkuar atje për pushime dhe janë duke u përkujdesur për t’a bërë sa më atraktive sesionin veror, sidomos më aktivitet kulturore e sportive duke u bashkuar me familjet dibrane, në këtë qytet, që ka një traditë vjetër në kulturë e sport si dhe aktivitetet e tjera dibrane, siç janë lojrat popullore dhe gazemendet e tjera familjare.

Ky sesion thanë ata që i përfunduan pushimet dhe u kthyen në Nju Jork, ndoshta do të mbahet mend gjatë për një serë të aktiviteteve kulturore e sportive dhe atyre argëtuese të cilat u zhvilluan me përkushtimin dhe ndihmën e ofruar gjatë gjithë aktiviteteve të SHAD në qytetin e Dibrës.

Bordi drejtues i kësaj shoqate vendosi që në shenjë respekti të ndajë mirënjohje për dy vullnetarët e palodhur në keto vitet e fundit në Dibër dhe ata janë Maksud Kërluku dhe Eduard Telqiu me motivacionin: “Për përkushtimin dhe ndihmën e ofruar gjatë gjithë aktiviteteve të SHAD në qytetin e Dibrës!”, shkruan në uebsajtin e saj kjo shoqatë, duke shtuar se Maksi dhe Arti, janë motivues të rëndësishëm për SHAD, dhe mbi te gjitha, me mbështetjen e tyre maksimale na kanë ndihmuar që të realizojmë shumë aktivitete në qytetin e Dibrës në keto tre vitet e fundit.

Eduart Telqiu i cili u nderua nga SHAD, shkruajti në statusin e kësaj shoqate që të jesh pjesë e aktiviteteve të Shoqatës Atdhetare Dibra është kënaqësi shumë e madhe: “Personalisht por edhe i gjithë grupi numri i të cilëve çdo vit ritet jemi të motivuar për punë vullnetare, arsyeja është pse këta njerëz nga Amerika-USA kanë kaq shumë vullnet që të kontribuojnë për vendlindje?!- Pse edhe ne mos angazhohemi që të bëjmë dicka për vendin tonë?” thotë ai.

Mandej ai sugjeron se Qyteti (Dibra) nuk është ai subjekt që duhet të bëjë diçka për qytetarët e tij, por simbas tij :” Qytetarët janë ata që, secili sipas pozitës, mundësive, kushteve, dëshirës, duhet të bëjnë diçka apo shumëçka për qytetin e tyre Dibrën e Madhe” .

“We Love DIBRA E Dua Dibrën “- ka shumë kuptim! Arritjet me njerëz me ambicie kanë çdoherë sukses!, ka shkruar Telqiu, duke shprehur kënaqsin e tij që u njohë me Bekim Tony Pacuku, Bekim Prapaniku, Nderim Marke, Arber Kuka dhe Danny Dash Miftari i cili është në mandatin e tij të dytë të kryetarit të Shoqatës Atdhetare Dibra dhe së bashku ndodhen në këtë qytet për pushimet verore.

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Nisi më 1 Korrik me aktivitetin e përbashkët e vëllazëror një aktiviteti Hiking- Ecje në natyrë, urganizuar nga Klubi Bjeshkatar & Ciklist “Dibra” dhe Shoqata Atdhetare “DIBRA”,nga Nju Jorku.

Ky aktivitet ishte pjesë e programit të të dy shoqatave të lartpërmendura si pjesë e aktiviteteve të tyre vjetore me qëllimin e vetëm që të bashkojnë bashkëqytetarët dibran që kishin shkuar në vendlindjen e tyre, për të kaluar pushimet e veres me një aktivitet ndryshe, Ecje ne natyrë – Hiking, që të tregohej respekt, dashuri dhe kulturë për natyrën e mrekullueshme dibrane. “Të tregojmë që e duam Dibrën dhe që jemi gjithmonë bashkë. Ky aktivitet, është i karakterit të lehtë me një shteg shumë interesant dhe piktoresk dhe që mund t’i bashkangjiten shumica e grupmoshave duke nisur që nga ato 15 vjeçe e sipër. Është një ecje që gjatë gjithë kohës të bënë të shijohet natyra, ajrin e pastër dhe florën e fuanën të malit Deshat, me një pamje mahnitese të Liqenit të Dibrës, aktivitet i cili përfundojë me një ecje, siper masivit të gipsit dhe me pamje nga Lumi Radika.” shkruan Shoqata Atdhetare Dibra- nga Nju Jorku.

Dje në stadiumin e qytetit – Dibër, u zhvillua një ndeshje futbolli ndërmejt fëmijëve nga Dibra – shkolla futbollistike e K.F. Korabit, dhe fëmijet dibran nga Amerika të cilët i kalojnë pushimet verore në Dibër, shkruhet në uebfaqen e Shoqatës Atdhetare Dibra ku janë të publikuara të gjitha aktivitetet e këtij sesioni në Dibër me bashkëqytetarët e tyre, dibranët nga Europa dhe SHBA.

Ky aktivitet thuhet në njoftim u realizua në bashkëpunimin mes K.F Korabit dhe SHAD, me qëllim që nëpërmjet kësaj ndeshje futbolli, ti bashkojmë të rijntë dibran nga do që ata vijnë! dhe, për këtë thonë organizatorët :”Falënderojmë K.F. Korabi dhe trajnerët e grup moshave për këtë bashkëpunimin, dhe me siguri këto lloj aktivitetesh do të bëhen tradicionale për fëmijët tanë.”

Duke e shoqëruar çdo aktivitet edhe me albumin fotografik Shoqata Atdhetare Dibra tregon edhe për turneun e Basket-bollit në rrugë (1, 2 Gusht) një turne tradicional në basketboll i organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra. dhe i quajtur – “StreetBall” – 2018″

Në ditën e parë u luajtën ndeshjet në grupe në poligonin e lagjes “VENEC 2”, ndërsa ndeshjet finale u luajtën me datë 2 Gusht në fillim prej orës 19:00 në sheshin Skenderbej!

E bukura e natës finale ishte se përveçse ekipet finaliste u zhvillua një ndeshje speciale midis veteranëve nga Dibra dhe ekipi i veteranëve nga Prishtina të cilët për shenjë respekti sjellin emrat e tyre të medhej në qytetin e Dibrës si: Ferit Zekolli, Blerim Krasiniqi dhe Dak Turku .

Vendi i parë : Pronto
Vendi i dytë : Swolders
Vendi i tretë NBA

Lojtari më i mirë : Albion Maqëllara nga Ekipi NBA
Fituesi në garën për gjuajtjet e 3 pikëshave : Argëtim Jajaga – Veteranët

Personat më meritor për këtë turne tradicional janë ata që vazhdimisht ndihmojnë shoqatën në mënyrë vullnetare për ta bërë të ralizueshme këtë turne si dhe të vazhdojë të jetë tradicional – Pa ju ky sukses nuk do ishte i realizueshëm, shkruan Shoqata Atdhetare Dibra duke ju falemnderuar :

Staffit – i organizator “StreetBall” 2018 :

– Eduard Telqiu (udhëheqes i grupit)
– Artan Piperku
– Shpend Buxhaku
– Almir Jajaga
– Afrim Krkuti
– Argjent Imami

Falë ndihmës dhe përkrahjes nga ana e individëve, firmave dhe institucioneve, u siguruan të gjitha mjetet e nevojshme për ta improvizuar fushën e basketbollit për të realizuar natën finale në qendër të qytetit – Sheshin Skënderbej.

Për të cilën ata falemnderojnë :

– Komunën e qytetit për lejimin e këtij organizimi
– Policinë ne qytetin e Dibrës që na dhanë lejen për të festuar natën finale në sheshin Skënderbej
– SH.F.K. “SAID NAJDENI” për zërimin dhe mjetet e nevojshme
– Metal-Fert, Ajredin Kërcishta për skelen e ndricimit (reflektorëve)
– Fabrikën e ujit Maya që mundësoi ujë falas për ekipet dhe shikuesit në të dyja netët
– Kafiterinë “Majami” , Bekim Bekteshi dhe Picerine Europa, Ibrush Sali që na lejaun të shfrytezojmë rrymën për të pasur ndricim dhe zërimin në sheshin Skënderbej
– “PhotoArt” për mbështetjen e vazhdueshme që e jep për këtë aktivitet
– Fotot nga atmosfera e turneut tradisional “StreetBall” 2018 u realizuan nga Enis Tollumi dhe Afrim Kerkuti, ju falemnderojmë shumë për ndihmën tuaj me shumë vlerë.

Dhe falemnderimi më i madh shkon për mysafirët special që erdhën nga Prishtina, veteranët e basketbollit të Kosovës: Ferid Zekolli, Blerim Krasniqi dhe Dak Turku, të cilët na respetkuan shumë me pjesëmarrjen e tyre në këtë turne. Për fund, falemnderojmë qytetarët e Dibrës për mbështetjen e tyre që i japin këtij turneu ! “StreetBall” 2018 , nga Shoqata Atdhetare Dibra .

Shoqata Atdhetare Dibra sot me aktivitetet argëtuese për mërgimtarët në këtë sesion veror në qytetin e Dibrës, të quajtur “We Love Dibra – E duam Dibrën ” – ftonë të gjithë qytetarëte saj të kalojnë një natë festive të gjith së bashku!

Shoqata Atdhetare Dibra organizon koncertin nën moton “E DUAM DIBRËN” për gjith qytetarët e Dibrës dhe veçanërisht për gjith ata bashkëatdhetar që kanë vendosur ti kalojnë pushimet verore në Dibër.

Koncerti është falas dhe mbahet në sheshin “SKËNDËRBEJ” me grupin më të njohur shqiptar “ELITA 5” si dhe humoristët e njohur nga Shqipëria “Policët e Portokallisë”

Shoqata Atdhetare Dibra me këtë rast shkruan në faqen e saj në Facebook, se ka një falemndrim special për gjith sponsoret për këtë koncert:

Vllezerit Osmani- Alb’s Auto Repair
Herolind Sadiku – Triangle Enterprise NYC Inc
Vellezerit Miftari – Pronto Pizza
Familja Rexha – Skyline Scaffolding
Edmond Imeri, Burim Osmani & Izet Imeri – NY-NJ restoration
Ibrahim Kolari-Korabi Ready Mix
Buran Kaba – Dream House Home Improvement LLC
Avdul Bajro – Army Construction LLC
Zulfi Sodolli (no company)
Qemal & Bekim Paçuku – Techline Construction
Leonard Shahini & Bekim Papraniku – Allstate Electric Corp
Muharem Lata – Armstrong roofing Corp.
Naim Limani- Nino’s Barbershop
Urim Marke – Icon Painting & Interiors
Bedri Sela – Flag Contracting
Ekuran Marke – Old Bridge Pizza
Familja Kosovrasti

Fanol Cami, një veprimtar i njohur dibran në Çikago – SHBA, shkruan në llogarinë e Shoqatës Atdhetare Dibra, se me këto organizime të shkëlqyer nga shoqata, ndjehem krenar që jamë pjesë, dhe antar e kësaj shoqate. Për të gjithë ata që duan të anëtarësohen, lirisht mund të kontaktojnë Shoqatën, në këtë, mënyrë krenohesh si Dibran, dhe ndihmon Dibrën vendlindje tënde, shkruan Fanol Cami duke u bërë thirrje në fund të gjithë dibranve në amerikë të bëhen anëtar të saj.

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

Komentoni

%d bloggers like this: