Home / Media / Dy fotografi që bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës

Dy fotografi që bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës

Dy fotografi që bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës

Nga Beqir SINA – New York City

MANHATTAN NYC : Fotografitë e mija që janë bërë : e para në vitin 1998 kur John MCcain, mori mbështetjen e fuqishme të shqiptarve me në krye mikun e tij Joe DioGuardi dhe bashkëshorten Shirli Kloyes DioGuardi, aty ku u vendos një stage e ngritur aty për aty në mënyrë krejt spontane nga shqiptarët në mes të rrugës përball hotelit Hayat në afërsi të stacionit qendror të trenit në New York, Grand Central në Mahattan bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës.

Menjëherë sapo u publikuan në newtwork këto dy foto u “përpinë” u përvodhën nga media më e madhe në botë New York Times, CNN, ABC, BBC e tjer e tjer, media shqiptare dhe ajo serbe .

Mbasi ishte fotoja e Heroit amerikan kandidati për President John MCcain, i cili erdhi me autobusin e fushatës së tij presidenciale dhe mbajti një fjalim të zjarrrt për Kosovën, duke ngritur peshë zërin e shqiptarve në mes të Nju Jorkt, që u pushtua për disa minuta nga thirrjet e fuqishme Free Kosova – Free Kosova- USA USA – You are Hero – You are Hero !

Miku i madh e shqiptarve e la fushatën dhe foli për Kosovën 20 minuta shkruajti New York Times, duke shoqëruar artikullin me fotografinë time të cilën po e ri publikojë në kujtim të këtij miku të madh të shqiptarëve.

Fotografia e dytë është e bërë në rrugën e 5th Avenue (854 Fifth Avenue New York City)dhe 68 Street, aty ku gjendet Misioni i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara – Nju Jork, bëhet fjalë për demostratën më e madhe shqiptarve në Amerikë, por që nuk ka të bëj me John MCcain.

Ajo është realizuar po nga unë në Prill 1998, ditën kur mbi 15 mijë shqiptar morën pjesë në një demostrat për Kosovën të udhëhequr nga Xhozef DioGuardi dhe Shirly Kloyes DioGuardi në mes të Nju Jorkut.

Demostrata nisi në mes të rrugës 42 Street dhe 1th Avenue e 2 Avenue , dhe pas një ore proteste shqiptarët marrshuan përgjatë rrugve mes e përmes qytetit të Nju Jorkut, deri sa mbrritën përball Misionit të Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara – Nju Jork, ku në mënyrë demostrative para kamerave të televizioneve amerikane dhe boterore dogjën flamurin e Serbisë në shenjë proteste.

Check Also

Lum ne që të kemi, o Hashim Thaçi!

Nga: Xhevdet Pozhari Ka shumë pak ballkanas që kanë lindur dhe kanë vdekur në të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: