Tuesday , November 13 2018
Home / Kulture / “Spring Party 2018”, me pjesëmarrjen e këngëtarit dibran Evzi Kaja “Xiun” & Band si dhe DJ Samoraj

“Spring Party 2018”, me pjesëmarrjen e këngëtarit dibran Evzi Kaja “Xiun” & Band si dhe DJ Samoraj

Shoqata Atdhetare DIBRA në Staten Island – New York, me një serë aktivitetesh argëtuese për komunitetin dibran

Nga Beqir SINA New York

U zhvillua “Spring Party 2018”, me pjesëmarrjen e këngëtarit dibran Evzi Kaja “Xiun” & Band si dhe DJ Samoraj

STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare DIBRA në Staten Island – New York, paralajmëron me kalendarin e saj një bum aktivitetesh argëtuese, kulturore, e sportive për këtë komunitet që është një nga më të mëdhat, dhe më të organizuarit në diasporë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve në zonën e Tri-Shetshit, ka qenë rinia dibrane në Staten Island – që ka mbajtur një mbrëmje rinore, me rininë dibrane në komunitet, duke ftuar edhe të rinjë e të reja nga të gjithë shqiptarët në Staten Island e për rreth.

Kështu që të rinjët e të rejat në këtë komunitet duket se kan vendosur që ta ndryshojnë paksa jetën e saj në komunitetin shqiptarë. Kjo rini e cila është edhe pjesë kryesore e drejtimit të Shoqatës Atdhetare DIBRA, në ishullin e “Dibranve” Staten Island – Nju Jork, është edhe pjesë aktive e jetës, sportive, kulturore e argëtuese, e këtij komuniteti, duke nxjerr komunitetin nga ato “guackat” mediokre të organizimeve me folklorizma patriotike, apo për përfitime financiare, që ndjekin disa individ, shqoqata, organizata apo të shtuquajtura “korporata” në komunitetin shqiptar në këtë ishull dhe në New York.

Shoqata Atdhetare DIBRA në Staten Island – New York, si organizatore dhe mikëpritese, mbas disa aktiviteteve argëtuese të kaluara, të dielën në mbrëmje mbajti eventin e rradhës, të quajtur – “Spring Party 2018”, me pjesëmarrjen e këngëtarit dibran Evzi Kaja “Xiun” & Band si dhe DJ Samoraj.

Të cilët kan krijuar një atmosferë mjaft të bukur gëzimi në këtë mbrëmje, si shkruajn ata në rrjetin social Facebook, mbremje rinore kjo që zgjati deri ne orët e para të mëngjesit në lokalin “Eve Ultra Lounge”, Staten Island dhe ata e përshkruan me fotografi dhe video të vet realizuara.

Për mbrëmjen “Spring Party 2018”, SHAD, shkruan se :”U jemi shumë mirënjohës të gjithve atyre të cilët erdhën në këtë mbrëmje, duke treguar mbështetje ndaj Shoqates tonë, si dhe është kënaqësi kur shikon që edhe pse jemi shum larg Dibrës, përsëri mbrëmjet i kalojmë si në Dibër!

Mirëpo mbas “Spring Party 2018”, Shoqata Atdhetare DIBRA në Staten Island – New York, njoftojnë se më datën 5 Maj ditën e shtunë organizon për të dytën herë eksursionin me Nënat dibrane.

Mbas organizimit të parë me Nënat dibrane, eksursionin në Washington DC, kësaj here bordi drejtues i SHAD ka menduar për një eksursion tjetër një ditor, për të parë më nga afër komunitetin më të veçantë që ka Amerika, tek Amishët (Amish county, Pennsylvania).

Dhe, një javë më pas më 13 Maj Shoqata Atdhetare DIBRA në Staten Island – New York, me komunitetin dibran dhe të gjithë shqiptarët mban Piknikun Veror, në Parkun argetues “Thompson Park” të New Jerseyt, aktivitetin më të madh në natyrë, të quajtur “Pikniku Dibran”.(Photo Credite SHAD)

Check Also

Octavio Paz dhe Elena Garro, historia e një dashurie të trishtë

Ka një mit rreth martesës së poetit meksikan Octavio Paz, nobelist i vitit 1990, dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: