Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Shoqata “Dibra” takim me Ministrin për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi

Shoqata “Dibra” takim me Ministrin për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi

Shoqata “Dibra” takim me Ministrin për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi

Nga Beqir SINA – New York

STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare Dibra në zyrën e saj realizoi takim zyrtar me ministrin për Marrëdhëniet me Diasporën, z.Edmond Ademin, thuhet në një njoftim të kësaj shoqate publikuar në llogarinë e saj në Facebook.
I pyetur për këtë takim nga gazeta Bota sot, Ministri Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, tha se takimi i së dielës pasdite me kryesinë e Shoqatës së Shoqatës “Dibra” në Islandën Shtetërore – Nju Jork, ishte mjaft miqësorë dhe konstruktivë.
“Ne shkëmbyem mendime për punën e tyre dhe veprimtarinë e qeverisë në fushën e diasporës. Unë i faleminderova dibranët në Amerikë, për punën i madhe, që ata bëjnë në mbështetje të komunitetit dibran këtu në Nju Jork, dhe komunitetin shqiptar, por edhe për veprimtarit e ndryshme të bëra në mbështetjen e Komunës Dibër, vendlindjen e tyre”, theksojë Ademi.
Ai i vlersojë aktivitetet e tyre, duke thënë janë të rëndësishme për komunitetin dibran që jetojnë në Nju Jork, por natyrisht edhe vendlindjen e tyre, që ata nuk e harrojnë me mbështetjen që i japin Komunës së Dibrës, në vendlindjen e tyre.
Kurse, drejtuesi i këtij takimi Besar Dika, na tha se :”Ky takim erdhi si kërkesë e ministrit Ademi dhe u zhvillua në një atmosferë pozitive ku për afro dy orë kishim mundësi që të flasim për ç’do lloj shqetësimi që kemi ne si komunitet si dhe për planet strategjike që ka ministria për Marrëdhëniet me Diasporën në lidhje me lehtësimin e mënyrës për investitorët e huaj në RM”.
Në fillim të takimit minitsrit Ademi dhe stafit të tij, thuhet në njoftim ju urua mirëseardhje nga anëtarët e bordit drejtues të SHAD si dhe shprehën vlerësimin e tyre për interesimin e treguar nga ana e Ministrit për komunitetin tonë në Amerikë.
Gjatë këtij takimi ministri Ademi, simbas tyre u njoftua më nga afër se si funksionon SHAD, duke I treguar aktivitetet e bëra në Amerikë por edhe angazhimin tonë si shoqatë edhe në Dibër. Gjithashtu ministri u njoftua edhe për avancimin e të rinjve dibran në Amerikë në sfera të ndryshme të jetës dhe angazhimi e tyre për komunitietin dibran.
Në njoftim thuhet se Ministri i Diasporës, cili prezantoi stafin e tij dhe tha që qëllimi i këtij takimi është që të bëhet avancim dhe të institualizojmë marrëdhëniet e shtetit maqedonas me diasporën.
“Minsitri prezantoi strategjitë për shumë elemente edhe të kryhet një bashkëpunim reciprok i shtetit maqedonas me diasporën” theksonë njoftimi i shoqatës Dibra në Nju Jork.
Duke detajuar bisedën me dibranët, Minstri foli edhe për qëllimin e takimit të cilin ai e ndau në katër shtylla:
1 – votimet në diasporë
2 – investimet ekinomike
3 – arsimi dhe shkencë
4 – identiteti kulturor
Për siecilën pikë, thanë pjesëmarrësit, Ministri na sqaroi më gjerësisht duke na njoftuar me planet afatshkurtra si dhe ato afatgjate.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga ana e SHAD-it, folësit në takim i shprehën Ministrit, shqetësimet e qytetarëve dibran që jetojnë në Amerikë, në raport me Republikën e Maqedonisë si psh :
– Mënyrën më të shpejtë për marrjen e pasaportave të RM në konsullatën e RM në Amerikë.
– Mbështetje nga ministria për Marrëdhëniet me Diasporën në fushën e kulturës, përkahje për shkollat shqipe në Amerikë, furnizimi i klaseve shqipe me libra pune për të mësuar gjuhën Shqipe, e gith kjo me qëllim të rruajtjes së gjuhës dhe vlerave Kombëtare.
– Shqetësimet e shumë qytetarëve që shkojnë gjatë sezonit të verës në Diber për ndojtjen e ajrit.
Si dhe per shume pika te tjera. . .
Në fund të njoftimit të kryesisë së Shoqatës Dibra në Nju Jork, theksohet se nga Ministri ata morën premtimin që bashk me kabinetin e tij si dhe me ministritë përkatëse të angazhohen maksimalisht për të bërë ç’ka është e mundur që të eliminojnë këto probleme si dhe të kemi përkrahjen e tyre për ç’do gjë që do kemi nevojë.
Të dyja palët pas diskutimit u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: