Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Dashnor Miftari rizgjidhet si Kryetar i Shoqates Atdhetare Dibra!

Dashnor Miftari rizgjidhet si Kryetar i Shoqates Atdhetare Dibra!

Nju Jork, dibranët mbajtën Kuvendin e Shoqatës Atdhetare Dibra në zonën e Tri-Shteshit

Nga Beqir SINA – New York

Dashnor Miftari rizgjidhet si Kryetar i Shoqates Atdhetare Dibra!

STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare Dibra – në Nju Jork, ditën e Diel – më 4 Mars, 2018 në Hilton Garden Inn – Staten Island mbajti Kuvendi i radhës, të kësaj shoqate.

Një kuvend ky ku morën pjesë afro njëqind dibran anëtar të këtij komuniteti, Dashnor Miftari rizgjidhet si Kryetar i Shoqates Atdhetare Dibra, në mënyrë unanime me një votim të hapur, pa asnjë kandidat tjetër.

Meqense u bënë dy vite nga zgjedhja e kryetarit aktual z. Dashnor Danny Miftari, dhe sipas statutit të Shoqatës Atdhetare Dibra, mandati i kryetarit të zgjedhur është dy vite, athere do të bëhej edhe zgjedhja e kryetarit për dy vitet e ardhëshme! për të konfirmuar edhe një mandat tjeter zotin Mifatri.

Kreu i dibranve, zoti Mifatri thuhet se mori besimin e dibranëve edhe këtë mandat për punën e madhe që ka bërë ai dhe ekipi i tij, kryesia, e cila e ka ndryshuar shumë veprimtarinë e shqoatës në dobi të komunitetit dibran, i cili numëron rreth 15 mijë dibran në Amerikë.

Megjithatë, në këtë kuvend kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – Nju Jork, bëri në mënyrën më të sinqertë, transparente dhe demokratike, thirrjen në këtë kuvend duke ftuar çdo Dibran, anëtar i këtij komuniteti që dëshironte të konkuronte, dhe të sjellte një program me ndonjë alternativë tjeter më të mirë nga e tija, për të marrë pjesë në udhëheqjen e Shoqatës Atdhetare Dibra nëpërmjet konkurimit.

Simbas, rrjeteve sociale thuhet se mbas Kuvendit zgjedhja e kryesisë do të shpallet nga kryetari prej nga dita e shpalljes së Kuvendit të mbyllur zyrtarisht.

Po ashtu thuhet se ky kuvend ka miratuar edhe disa ndryshime në Statusin e Shoqatës Atdhetare Dibra, ku dy nyje të këtij statusi me debat u ndryshuan.

Njoftimi, po ashtu thotë se në ditët në vazhdim në faqen e Facebook, të Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – Nju Jork, komuniteti dibran do të njifet edhe më gjerësisht për punën e kuvendit e të 21-të SHAD-it, i cili zgjodhi në mënyrë unanime për kryetar me një mandat të dytë zotin Dashnor Danny Miftari .

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: