Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Ftesë për Kuvendin e SHAD-it, të gjithë dibranëve në zonën e Tri-Shteshit

Ftesë për Kuvendin e SHAD-it, të gjithë dibranëve në zonën e Tri-Shteshit

Të dielën dibranët në Nju Jork mbajnë Kuvendin e Shoqatës Atdhetare Dibra

Ftesë për Kuvendin e SHAD-it, të gjithë dibranëve në zonën e Tri-Shteshit

STATEN ISLAND NY : Me anë të një ftese në faqen e saj në rrejtin social Facebook, Shoqata Atdhetare Dibra – në Nju Jork, u bënë ftesë të gjithë dibranëve në zonën e Tri-Shteshit, se ditën e Diel – më 4 Mars, 2018 në Hilton Garden Inn – Staten Island në ora 12:00pm – mbahet Kuvendi i radhës, i kësaj shoqate.

Në ftesën për të marrë pjesë në këtë Kuvend, antarëve të Shoqatës Atdhetare Dibra dhe gjithë Dibranëve që jetojnë në SHBA, shoqata thotë se :

“U bënë dy vite nga zgjedhja e kryetarit aktual z. Dashnor Danny Miftari, dhe sipas statutit të Shoqatës Atdhetare Dibra, mandati i kryetarit të zgjedhur është dy vite. Pra, në këtë këtë Kuvend do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit për dy vitet e ardhëshme!”

Ftesa për të marrë pjesë në këtë Kuvend, simbas njoftimit në faqen eFacebook,Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – Nju Jork
është bërë në mënyrën më të sinqertë, transparente dhe demokratike, duke ftuar çdo Dibran, anëtar i këtij komuniteti që dëshiron të konkurojë, dhe të sjell një program me alternativë për të marrë pjesë në udhëheqjen e Shoqatës Atdhetare Dibra nëpërmjet konkurimit.

Simbas, staututores së kësaj shoqatethuhet se kandidatura mund të shpallet prej nga dita e shpalljes së Kuvendit (në zyrën e Shoqates), deri në ditën e Kuvendit.

Ngaqë kuvendarët janë ata që do të kenë fjalën e fundit për të zgjedhur kryetarin e tyre për dy vitet e ardhshme.

Njoftimi, po ashtu thotë se për këtë arsye ky Kuvend i cili është i radhës ka rëndësi shumë të madhe, sipas tyre për gjithë komunitetin Dibran.

Andaj thuhet në njoftimin e ftesës për pjesëmarrje : “Ju bëjmë thirje që sa më masovikisht të merrni pjesë dhe bashkarisht të diskutojmë planet për të ardhmen e Shoqatës, si dhe së bashku të bëjmë votimin e kryetarit për dy vitet e ardhshme.”

Në ditët në vazhdim në faqen e Facebook, të Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – Nju Jork thuhet në njoftim do t’ju njoftojmë edhe me rendin e ditës dhe detajet e programit në kuvendin e SHAD-it.

Ju Mirepresim të Dielën në: 4 Mars, 2018 në ora 12:00pm — at Hilton Garden Inn në Staten Island Nju Jork, thuhet në ftesën e Shoqatës Atdhetare Dibra .

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

Komentoni

%d bloggers like this: