Mediat amerikane raportojnë se 29-vjeçari është identifikuar si Sayfullo Saipov, një emigrant uzbek që erdhi në SHBA në 2010

0
279

AMERIKA E mërkurë, 01 nëntor 2017
Ky është autori i sulmit me kamion në New York, thirri Allahu Akbar

NGA: BOTA SOT MË: 31 TETOR 2017 NË ORA: 21:24

Pamje nga vendi i ngjarjesTetë të vdekur pas të shtënave në Manhatan, një i arrestuar
(E plotësuar) – Një emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat amerikane raportojnë se 29-vjeçari është identifikuar si Sayfullo Saipov, një emigrant uzbek që erdhi në SHBA në 2010.

Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.

Autori i dyshuar i sulmit thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina, raporton BBC.

Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur.

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

8 të vdekur nga sulmi me kamion në Nju Jork, dalin pamjet e agresorit. Kush është 29 vjeçari i dyshuar për masakrën

Policia e Manhattanit ka konfirmuar se i dyshuari i sulmit të sotëm ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 11 të tjerë është një mashkull 29-vjeçar.

Zyrtarët e policisë kanë konfirmuar se i dyshuari është një mashkull 29-vjeçar, por autoritetet ende nuk bëjnë të ditur identitetin e tij. Policia tha gjithashtu se kamioni i tij u përplas me një autobus shkolle, duke plagosur dy të rritur dhe dy fëmijë.

Komisari i policisë tha se i dyshuari “bëri një deklaratë kur doli nga automjeti”, por nuk ofroi më shumë detaje. I dyshuari është aktualisht në spital.

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën, pasi një person sulmoi me kamion një grup çiklistësh dhe këmbësorë në Manhattan tw Nju Jorkut, njoftuan autoritetet amerikane.

“Një person sulmoi sot çiklistë në një akt terrorizmi që shkaktoi tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Manhattan”, deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

“Duke u bazuar në informacionet në dispozicion, ky është një akt terrorizmi”, theksoi kryebashkiaku demokrat, gjatë një konference për shtyp në vendin e aksidentit, në jugperëndim të Manhatanit, në prani të shefit të policisë njujorkeze dhe të guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut.

Policia ka njoftuar se sulmuesi pasi ka kryer sulmin, ka lënë automjetin duke mbajtur në dorë një armë të rreme, përpara se të qëllohej nga policia dhe ta arrestonin.

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe kryetari Bill de Blasio, u informuan për incidentin në vendngjarje.

Po ashtu edhe presidenti Donald Trump është informuar për sulmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders.

Nju Jorku, i cili është edhe qyteti i ekonomisë amerikane dhe krenaria e këtij vendi, që ka 8.5 milionë banorë, përjetoi sulmin më të tmerrshëm terrorist, kur u sulmua Qendra Botërore Tregtare, apo siç njiheshin Kullat Binjake.

Po ashtu ka pasur në vazhdimësi alarme për sulme terroriste, duke u arritur që të parandaloheshin disa sulme terroriste të planifikuara.

Mediat amerikane raportojnë se sulmuesi i New York-ut bërtiti “Allahu Akbar”

Mediat amerikane kanë raportuar se i dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” kur e kishte lënë makinën, shkruan BBC.

Komisioneri i Departamentit Policor të New York-ut, James O’Neill, nuk e konfirmoi nëse i dyshuari tha “Allahu Akbar”, por tha që deklarata që ai e kishte bërtitur dhe lloji i sulmit që e kishte kryer bëri që autoritetet ta etiketojnë incidentin si sulm potencial terrorist.

***

Tetë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur sot në Nju Jork, kur një sulmues u përplas me kamion në çiklistë dhe këmbësorë në Lower Manhattan dhe goditi një tjetër automjet gjatë festës së në Halloween, njoftoi policia.

Sulmuesi pasi ka kryer sulmin, ka lënë automjetin duke mbajtur në dorë një armë të rreme, përpara se të qëllohej nga policia dhe ta arrestonin, thanë zyrtarët amerikanë.

Motivi i sulmit ende nuk është i njohur. Incidenti ndodhi në afërsi të disa shkollave, ndërsa qyteti festonte Halloweenin.

Shërbimet e emergjencës thanë se incidenti ndodhi në orën 15:06, në Chambers dhe West Streets, në lagjen TriBeCa.

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe kryetari Bill de Blasio, u informuan për incidentin në vendngjarje.

Po ashtu edhe presidenti Donald Trump është informuar për sulmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders.

Derisa polica dhe institucionet terja shtetërore, nuk kanë bërë të ditur numrin e të vdekurve, BBC raporton për së paku 6 të vdekur.

Nju Jorku, i cili është edhe qyteti i ekonomisë amerikane dhe krenaria e këtij vendi, që ka 8.5 milionë banorë, përjetoi sulmin më të tmerrshëm terrorist, kur u sulmua Qendra Botërore Tregtare, apo siç njiheshin Kullat Binjake.

Po ashtu ka pasur në vazhdimësi alarme për sulme terroriste, duke u arritur që të parandaloheshin disa sulme terroriste të planifikuara.

***

Gjashtë vetë kanë mbetur të vdekur pasi një shofer kamioni i cili është futur në një rrugë të çiklistëve ka shtënë me armë zjarri në Manhattan të martën.

Shoferi bëri rrugën e tij nga Rruga Houston drejt Tribeca ku ai u fut në rrugën më biçikleta në autostradën West Side menjëherë pas orës 15:00, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, ai u ndalua kur kamioni i tij u rrëzua në një autobus shkollor nën urën e Tribecas.

Njeriu doli pastaj me një armë në dorë dhe u qëllua në këmbë nga policia, thanë burime të policisë për CNN.

Ai mbijetoi dhe u dërgua në spital, por të paktën gjashtë persona të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën. Manhattan-i është i populluar nga një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

ImageFOTO GALERI

Një i dyshuar është arrestuar në New York pas të shtënave që kanë lënë të lënduar disa persona.

Policia ka thënë se ky arrestim është bërë pas raportimeve për të shtëna në afërsi të West Side Highway në Manhattan derisa qytetarët janë lutur që të shmangin këtë zonë.

Në ndërkohë raportimet e pakonfirmuara thonë se të shtënat janë kryer nga vozitësi i një kamioni, i cili është futur në zonën e çiklistëve para se të hapte zjarr.

Akoma nuk është konfirmuar por deri tani besohet se të lënduar nga këto të shtëna janë pesë persona.

ImageFOTO GALERI
Të shtëna në Manhatan, shumë të plagosur

Shumë persona janë plagosur gjatë të shtënave sot në mesditë në jug të Manhatanit, njoftojnë media njujorkeze.

Policia nuk ka konfirmuar menjëherë që kishte të plagosur, duke njoftuar thjesht se një person është arrestuar.

Një zëdhënës foli për informacione mbi të shtëna jo shumë larg nga bashkia e Nju Jorkut, pa dhënë detaje mbi natyrën e këtij incidentit.

ImageFOTO GALERI

Lexo të radhës
Kush janë kontaktet ruse të Papadopoulosit?Autori uzbek i sulmit në New York: E bëra për ISIS-inTerrori shokon ManhataninFJALË KYÇESHTENAMANHATANVDEKUR

NO COMMENTS

Leave a Reply