Koncert madhështor i 28 Nëntorit, organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra, në Staten Island – NY

0
258

Koncert madhështor i 28 Nëntorit, organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra, në Staten Island – NY

Nga Beqir SINA – Brooklyn New York

Një natë speciale! për shqiptarët, në një vend special, në Nju Jork!

STATEN ISLAND NY : Festa e e Flamurit kuq e zi, 28 Nëntori i Shaplljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pret të bëj bashkë në këtë natë të madhe, gjithë komunitetin shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, një natë festive me yjet e estradës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora në Staten Island – New York

Është zgjedhur një vend special për një natë speciale, e cila është përqendruar në qendren historike të ishullit Staten Island, në New York, vetëm disa metra larg nga porti Staten Island Ferry, vendin ku mijëra shqiptar lëvizin çdo ditë për në Nju Jork, mbasi është pika lidhse e Nju Jorkut me ishullin e dibraneve Staten Island.

Aty ku ndodhet dhe ikona e tetarit njujorkez, St. George Theatre, teatrit më një pamje klasike në qytetin e Staten Island, ku për her të parë ka për të pritur komunitetin shqiptar, në një koncert madhështor shqiptar, dhe, këtë do ta bëj me rastin e 28 Nëntorit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Është ky pikërisht një koncert kaq madhë, që do të organizohet nga Shoqata Atdhetare Dibra, dhe mbahet për her të parë në një Tetar me 1.900 vende në Shën George Theater, i cili është përcaktuar si një “ëndërr” show, e yjeve botrore, por edhe atyre amerikane e shqiptare të të gjitha zhanrve të muzikës.

“Shoqata Atdhetare Dibra” me rastin e 28 Nëntorit, thotë Dashi Miftari kryetar i kësaj shoqate, do organizoj një Koncert Gala për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një ndër skenat më të njohura të teatrit “St. George theatre” me një kapacitet 1900 vendësh në Staten Island.

Ky event, tha ai përbën një rëndësi të madhe artistike për të gjithë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do jetë i pari në llojin e tij që do bëj sëbashku emrat më të njohur e të dashur për publikun e gjerë. Bordi drejtues i shoqatës ka punuar vazhdimisht për të nderuar 105 vjet Shqipëri të lirë. Panvarësisht largësisë tonë nga vendlindja, ne dimë të ruajmë vlerat, traditat, e rrënjët tona kuq e zi, si një dëshmi e vazhdueshme që Shoqata Atdhetare Dibra vazhdon të punojë për çështje kombëtare.

Ndërkohë, jehona për këtë koncert të madh me afro dy mijë shikues dhe me yjet estrades shqiptare ka mbrritur deri përtej oqeanit, në Shqipëri e Kosovë, trevat shqiptare, ku media atje kan dhën lajmin se “Shoqata Atdhetare Dibra”, me qendër në Staten Island të Nju-Jorkut, për herë të parë organizon një mbrëmje gala në teatrin e njohur të “St George Theatre” në Staten Island Nju -Jork.

Në portalin e saj opinion.com televizioni Klan – shkruan se ky event është i veçantë në llojin e tij dhe vjen me rastin e festave të 28 nëntorit ku në përgjithësi jemi mësuar të shohim të festohet zakonshëm neper restorante dhe ambiente të hapura familjare, por sivjet kjo shoqatë jo fitimprurëse prej muajsh punon fort për realizimin e këtij projekti klasik ku do bëj bashkë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Gëzim Nika, Frederik Ndoci, Mirush Kabashi, Dëshira Ahmeti, Kastriot Tusha, Sinan Vllasaliu, Mira Konci, Haxhi Maqellara, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, por jo vetëm do ketë dhe surpriza të tjera me personazhe të njohur të spektakleve amerikane, etj.

Duke shtuar se një realizim i tillë artistik pa dorën e një mjeshtëri të madh dhe të nderuar si Shpëtim Saraci, do ishte e pamundur pasi emri dhe puna e tij i jep besim e dashuri publikut shqiptar anembanë.

Më tej opinion.com tregon edhe ku mbahet dhe pse ?

“Ky koncert do mbahet me 26 nëntor, e do kenë mundësinë ta ndjekin shqiptare e të huaj promovimin e vlerave dhe traditave të kombit tonë. Shoqata Dibra, në gjenezën e saj ka për qellim ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqipe ku nder vite mban listën e e dhjetëra aktivitete të ndryshme në dobi të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Amerikë, si një organizatë që trashëgon dashuri për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e tyre në raste festash” duket se janë fjalët e organizatorit këto.

Ndërkaq ngjarjen më të madhe festive do ta prezantojë një nga moderatoret më tërheqse, të “Pasdite në Top Channel”, moderatoria e sharmit dhe talentit të saj, Kozeta Turishta, nga Shkodra, e cila këto vitet e fundit ka zgjedhur Amerikën, dhe të cilës i është besuar edhe një skenë kaq e madhe, amerikane me një kapacitet prej 1900 vendesh.

Biletat për këtë koncert kan dalë në shitje ditën e fund javën e kaluar dhe ato mund të merren edhe ne ticketmaster në https://www.facebook.com/shoqataatdhetaredibra.

Megjithatë, për çdo rast mund te telefononi në zyrën e SHAD në: (718) 619-8474 ose info@dibra.org

NO COMMENTS

Leave a Reply