Tuesday , October 23 2018
Home / Uncategorized / Basha: 800 mijë € e kapura janë të Tahirit, Rama urdhëroi policinë të fshihte ngjarjen

Basha: 800 mijë € e kapura janë të Tahirit, Rama urdhëroi policinë të fshihte ngjarjen

Basha: 800 mijë € e kapura janë të Tahirit, Rama urdhëroi policinë të fshihte ngjarjen

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se pronari i shumës prej 800 mijë euro që u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota është ish-ministri Tahiri.

Ne një postim në rrjetet sociale Basha shkruan:

E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Saimir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 tonë;

Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

Sipas Bashës me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Saimir Tahirit.

Check Also

Ministri Bekteshi u takua me përfaqësues të grupacionit energjetik nga Banka Botërore

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë, në fokus të këtij takimi ishe tema …

Komentoni

%d bloggers like this: