Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / ZAEV E PËRFORCOI PUSHTETIN, GRUEVSKI DHE SELA NUK I PRANOJNË REZULTATET

ZAEV E PËRFORCOI PUSHTETIN, GRUEVSKI DHE SELA NUK I PRANOJNË REZULTATET

ZAEV E PËRFORCOI PUSHTETIN, GRUEVSKI DHE SELA NUK I PRANOJNË REZULTATET

30 October 2017 7:00 pm 791 0

Bashkimi demokratik për integrim në zgjedhjet lokale fitoi gjithsej 10 komuna, Aleanca për Shqiptarët 3 komuna, ndërsa BESA dhe PDSH fituan nga një komunë. Mandat të dytë fitoi Teuta Arifi, në Gostivar fitoi Arben Taravari, Zijadin Sela humbi në Strugë nga Ramiz Merko, ndërsa në Çair fitues doli Visar Ganiu.

Njeriu i parë i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve duke thënë se ka pasur blerje votash dhe presione të shumta ndaj votuesve.

“Gjykatat vazhdojnë të jenë të manipuluara, të kontrolluara dhe të politizuara. E njëjta vlen edhe për policinë, e cila është segment shumë i rëndësishëm për të pasur zgjedhje të drejta dhe demokratike”, u shpreh Zijadin Sela, Lider i ASH.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami deklaroi se me faktin që BDI-ja fitoi me votat e LSDM-së, kjo parti u shndërrua në degë të saj. Kryetari i Lëvizjes Besa e pranoi humbjen në Tetovë dhe Çair, dhe iu falënderua simpatizuesve të BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët për – siç u shpreh – angazhimin e tyre maksimal.

Nga ana tjetër Socialdemokratët arritën të fitojnë edhe 19 komuna të tjera në rrethin e dytë. Me këtë, numri i komunave në të cilat ka fituar kjo parti u rrit në 57, që për këtë parti paraqet numër rekord. Kundërshtarët më të mëdhenj politik të kësaj partie, VMRO-DPMNE shënuan rezultatin më të dobët që kur në krye të partisë erdhi Nikolla Gruevski. Në këto zgjedhje ata fituan vetëm 5 komuna. Për herë të parë në historinë e komunës së Butelit, për kryetar komune u zgjodh kandidat i LSDM-së, Velimir Smilevski, i cili arriti ta fitojë kundër kandidatin e tij nga VMRO-DPMNE, Darko Kostovskin. Situata ishte identike edhe në Gazi Babë ku pas 21 viteve në krye të komunës erdhi një kandidat nga radhët e LSDM-së. Aty kandidati Borçe Naumovski arriti të korrë fitore ndaj kandidatit tjetër Toni Trajkovski. Në Kisella Vodë gjithashtu fitoi kandidati i LSDM-së Filip Temelkovski i cili e fitoi kundër kandidatin nga VMRO-DPMNE Johan Tarçullovskin. Pas publikimit të rezultateve, Nikolla Gruevski doli para mediave, ku tha se nuk i pranon rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Për shkak të terrorit brutal që u krye gjatë këtyre 5 javëve, për shkak të kërcënimeve jo njerëzore, shtypjeve brutale, blerjeve masive të votave, për shkak të veprave penale të cilat i bënë gjatë zgjedhjeve, me pëlqimin e komitetit ekzekutiv, ne si VMRO-DPMNE nuk i pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale”, tha Nikolla Gruevski, Lider i VMRO-DPMNE.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u përgjigj se zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike, dhe se nuk është duke menduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përgatiti: Antonio Krstevski

Check Also

Financa, lista e borxhlinjve më të mëdhenj ndaj shtetit –

23 Tetor 2018 / 14:52 Me një borxh të përgjithshëm prej 45 milionë eurosh, kompania …

Komentoni

%d bloggers like this: