NEW YORK CITY – Amerikanët me disa ceremoni kan kujtuar 16 vjetorin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

0
239

Speciale nga ceremonia e 16 vjetorit te sulmit terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork

Nga qyteti i Nju Jorkut Beqir SINA

NEW YORK CITY – Amerikanët me disa ceremoni kan kujtuar 16 vjetorin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Ceremonitë, sot u zhvilluan në të gjithë qytetin e New Yorkut, 5 lagjet e tij dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara për të kujtuar ata që humbën jetën e tyre, në Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe në Shanksville të Pensilvanisë.

Mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë, e zhvilluar sot paradite në vendin që quhet “Ground Zero – Kuota Zero”, vendin ku 16 vjet më parë ishin dy Kullat Binjake, për te kujtuar afro tre mijë viktimat me leximin vjetor të emrave dhe vizitat në Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit dhe Memorialin.

Ceremonia filloi me një çast heshtjeje në orën 8:46, në kohën kur aeroplani i parë i rrëmbyer nga terroristët, i aerokompanisë American Airlines goditi Kullën e Veriut.

Kishat në të gjithë qytetin gjithashtu u ranë këmbanave e tyre në atë kohë, si dhe sirenat e anijeve dhe trenave për rreth pjesës së poshtme të qytetit u ranë sirenave.

Më pas ceremonia kaloi me një momente të heshtje në momentin kur aeroplani i dytë goditi Kullën e Jugut, dhe më pas pati momnte heshtje edhe kur u kujtuan sulmet në Pentagon dhe në Pensilvani.

Presidenti Donald Trump mori pjesë duke udhëhequr për herë të parë ceremoninë përkujtimore në Pentagon.

Qindra vetë gjithashtu u mblodhën për në një fshat në Pensillvenia – Shanksville për të kujtuar ata që humbën jetë me rrëzimin e aeroplanit të udhëtarve United Flight 93, rrëmbyer edhe ky nga terroristët.

Ndërkohë, që në mbrëmje dy prozhektor të fuqishë do të ndriçojë qiellin gjatë gjithë natës së hënë.

Prozhekorët që çajnë qiellin dhe duken edhe në shtetet për rreth Nju Jorkut, ndizen në perëndim të diellit dhe do të fiken në agim të hënën herët.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe ai i Nju Xhersit Christ Christi kan urdhëruar gjithashtu që në të gjitha institucionet shtetrore flamujt të ulen në gjysmë të shtizës për nder të viktimave të sulmit

Ceremonia e 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit vijon me leximin e emrave të viktimave dhe vizitave në Memorialin e 11 shtatorit në vendin ku më parë ishin dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Përkujtimi vjetor është një tubim përkujtimor për familjet dhe të dashurit e tyre që humbën jetën

Ceremonia përfundoi rreth mesditës nga ora 1 e mbasdrekës.

Një pjesë e njohur e artit njujorkez është kthyer në pjesën muzeale të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Sfera e Koenig e cila u zbulua në Parkun Liberty të hënë në mëngjes, sot më 11 Shtator, është bër pjesë e ceremonisë përkujtimore të 16 vjetorit të sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
.

Kjo vepër arti një Globe bronxi me 25 feet ka pas qëndruar midis dy Kullave Binjake dhe ishte fundosur nën rrënojat gjatë sulmeve terroriste.

Ajo u zbulua pas atyre ngjarjeve dhe u vendos provizorisht në Battery Park në vitin 2002, por Autoriteti Portual e kan kthyer, sot atë mbas 16 viteve në vendin e saj të mëparshëm – duke krijuar disa ndjenja të përziera tek qytetarët të cilve ju rikthye në vemendje.

“Mendoj se është e përshtatshme. Mendoj se duhet të kujtojmë atë se çfarë ndodhi në atë ditë të tmerrshme dhe kështu që unë jam i lumtur që Globi i bronxit 25 feet, vendoset përsëri në këtë shesh mbas 16 vjetëve”, tha një njujorkez që po vizitonte Qendrën Botërore të Tregëtisë.

Globi i bronxit 25 feet është vepë nga artisti gjerman Fritz Koenig për të simbolizuar paqen botërore. Ai vdiq në shkurtin e kaluar.

Marash Dedvukaj dhe nëna e Simon Dedvukaj , të cilët kan humbur djalin e tyre 26 vjeç Simon Dedvukaj, vijnë për çdo vit me gjithë familje në këtë vend kur mbahet ceremonia . Djali i tyre Simon Dedvukaj atë ditë po punonte në katin e 98-të të Qendrës Botërore të Tregtisë kur avioni i parë goditi kullën.

“Sulmi dhe vdekja e Simonit e ndryshuan përgjithmonë jetën e tonë dhe familjes tonë,” tha Marash Kol Miri dhe Vitoria Dedvukaj për gazetën Bota sot, duke shtuar se ky është viti i 16 të, që ata së bashku me familjet e tyre ndjekin inceremoninë e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë.

NO COMMENTS

Leave a Reply