Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mbajti një leksion në Universitetin Kolumbia në Nju Jork

0
388

fotografite i merrni nga facebook beqir sina https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.1629424520455795.1073744139.100001647878982&type=3

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mbajti një leksion në Universitetin Kolumbia në Nju Jork

Nga Beqir SINA – Columbia University NYC

Zaev : “Regjimi i Gruevskit, një nga regjimet më të ashpra autokrate dhe censuruese – në Maqedoni”

NEW YORK CITY : “Një fillim i ri për Ballkanin: rinovimi demokratik dhe rimëkëmbja e mjedisit në përputhje me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka qenë ky takimi i fundit, që realizoi të premten në mbrëmje në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Diasporës Edmond Ademi, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov, me zyrtar të lart, studentët të Universitetit Kolumbia, dhe disa përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton në raportin e tij, nga nga Nju Jorku, për Dibra News, gazetari Beqir SINA.

Ky takim u mbajt në kuadër të takimeve që delegacionet pjesëmarrjese në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork nga data 17 e deri më 23 shtator, zhvilluan këtë javë në Nju Jork.

Takimi i Kryeministrit, Zoran Zaev, në Columbia, u organizua nga : Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Organizatave Ndërkombëtare dhe Studimeve të OKB-së, SIPA, Universiteti i Columbia, në Nju Jork, dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), për një diskutim të gjerë me kryeministrin e Maqedonisë.

Me këtë rast u shfaq edhe premiera e dokumentarit amerikan, “Liqeni i Mollëve” – Liqeni i Prespës”

Premiera e dokumentarit amerikan “Liqeni i Mollëve”, i cili është nderuar me disa çmime, tregon për përpjekjet e suksesshme për të shpëtuar liqenin më të lashtë të botës, Liqenin e Prespës, nga ajo që quhet eko-sistemi. Pra, ruajtja e tij nga përdorimi i pesticideve në zhdukjen e specieve të ndryshme, në një liqen dhe natyrë shumë të pasur , por që është shfrytëzuar dhe manaxhuar deri tani shumë keq –

Kjo premirë u moderua nga Magdy Martinez – Soliman, Ndihmës Sekretare e Përgjithshëme e OKB -së, dhe Drejtore e UNDP, Byroja për Politikë dhe Mbështetje Programore.

Elisabeth Lindenmayer, Drejtoreshë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Studimeve të OKB-së, SIPA, Universiteti i Kolumbias, njohu të pranishmit me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, duke ia dhënë fjalën atij.

Kryeministri Zoran Zaev, mbas fjalës para auditoriumit në “Dag Hammarskjold” – Fakulteti i Çështjeve Ndërkombëtare, të Universitetit Columbia në New York, iu përgjigjë edhe një duzinë pyetjesh, të studentëve të Fakultetit të Çështjeve Ndërkombëtare, si dhe të pytjes së Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan zotit Haxhi Dauti, i vetmi shqiptar i pranishëm në këtë takim.

Në këtë takim mori pjesë edhe Prof. David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia në Nju Jork.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha në fillim të fjalës së tij , se ai sapo vinte nga pjesmarrja e në debatin e Asamblenë e Përgjithshme të 72-të në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork – ku Kryeministri Zaev mbajti fjalën e vendit të tij : “Maqedonia promovon akses të ri kundrejt fqinjëve, orientimi i saj është BE dhe NATO”

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, në fjalën e tij të gjatë para auditorit ( më shumë se 30 minuta) tha se i fitojë zgjedhjet e fundit në Maqedoni, mbasi ai dhe njerëzit atje dolën në protesta me dhjetra mijëra vet, në Shkup,ngaqë nuk e dëshironin më atë që Zaev, e quajti një nga regjimet më të ashpra autokrate dhe censuruese – në Maqedoni, regjimi autokrat i Gruevskit, tha ai duke shigjetuar disa her gjatë fjalës së tij regjimin e kaluar të paraardhësit të tij.

“ Ai ishte një regjim autokratik dhe i censurës, ku disa her qytetarët janë dënuar me të padrejtë, dhe sot po vuajnë dënimin në burg, gazetarët atje janë dënuar vetëm pse i hetojnë krimet e kreut të shtetit dhe ku shefi i egzekutivit, dhe prokurorët e kontrolluar prej tij, merrnin vendime skandaloze” tha Zaev.

Haxhi Dauti, i cili është kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan dhe ka emigruar nga Maqedonia, në moshën 17 vjeç, kur ajo ishte pjesë e asaj që një her dhe nji kohë, quhej Jugosllavi, në pyetjen e tij, tha se ishte ndier shumë keq me ato se se çfarë kishin ndodhur, vitet e fundit në Maqedoni.

Kjo keqardhje atij duket se vinte nga se ai kishte lindur dhe kishte kaluar rininë e tij, në atë vend, pjesën shqiptare në Strugë.

Isha 17 vjeç dhe tani unë jam 57 vjeç, tha ai duke shtuar se kur isha fëmijë në atë kohë, urrejtja midis shqiptarëve dhe sllavo – maqedonasve, ishte shumë e madhe, po aqsa nga mënyra sa ishte edhe me qeverinë e kaluar.

“Gjashtëdhjetë mijë shqiptarë, morën pjesë me një rrezik duke votuar për ju, zoti Kryeministër, mbasi ju bët premtimet që keni bërë gjatë fjalimeve tuaja gjatë fushatës, Ju ku keni folur gjithmonë për paqe dhe harmoni. Do të doja të dija nëse ju dhe qeveria juaj do të vazhdoni të mbani dy premtimet tuaja kryesore, pra e para të bëni gjuhë zyrtare përdorimin e gjuhës shqipe, dhe sa i gatshëm jeni ju dhe dhe qeveria juaj që ta zbatoni plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, deri në fund ? “ si dhe keni premtuar, tha Dauti.

Në përgjigjen e tij Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se duke ju faleminderuar për pyetjen, më duhet të them se ne për tre muaj kemi bër për sa pyesni ju më shumë, bile tha ai më shumë se sa bëri Qeveria, për 11 vjet.

Sot, Kryetari i parlamenitit është për her të parë shqiptarë, tha ai ndërkohë , sqaroi se lidhur me ligjin për gjuhët, këto janë vetëm aspekt ligjor-formal nga Marrëveshja kornizë.

“Mbetet Marrëveshja kornizë t’i përmbush të gjitha pritjet. Njëra prej tyre është përfaqësimi i barabartë i bashkësive me numër të vogël etnike. Kjo është tema në të cilën Maqedonia, duhet ta vazhdojë punën”, tha Zaev

Ai duke folur mbi Ligjin e guhës shqipe, nënvizojë se ajo duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën, pra edhe me gjuhët e minoriteteve të tjera në Maqedoni. Që si u shpreh kryeministri maqedonas, sa me të bashkuar të jenë qytetarët, aq më mirë është edhe për vet Maqedoninë, dhe për të gjithë qytetarët, (maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, bullgarët e të tjerët), tha ai”.

“Maqedonia, është një Atdhe i përbashkët për shanse të barabarta për të gjithë.Politika duhet të jetë në dobi të qytetarëve tanë, natyrishtë përfshirë edhe shqiptarët, me të cilët unë isha në koalicion, edhe do të jem në zgjedhjet lokale” përmendi ai.

Por, shtoi se sido që të jet Ligji i gjuhës duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën, ku ne mendojmë se “step by step” së pari ne do ta kalojmë në qeveri, më pastaj në Kuvend, dhe Komisionin e Venedikut”- tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e Haxhi Dautit, i cili është kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë, shefi i egzekutivit, tha se ato ishin ngjarjet më të këqija në historinë e Maqedonisë : “ Ju nuk do ta besonit kurr sa në rrezik u vu jeta ime, dhe e disa deputetve të tjer, përfshirë edhe ata shqiptarë, (Zijadin Sela), nga qindra protestuesit e “egërsuar”, të cilët hynë me dhunë në Parlament, dhe më goditën mua me sende të forta, duke më shkatuar fraktura dhe derdhje gjaku në ballë, hundë dhe kokë”, tha ai.

Të gjitha shtetet, mike të Republikës së Maqedonisë, dëshirojnë ta shohin vendin prosperuese, u tha të pranishmeve Kryeministri Zoran Zaev, në fjalën e tij në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

“ Tani janë të hapura dyert për bashkëpunim me botën. Mbetet t’i zbatojmë reformat nga Plani 3-6-9. Perspektivat i kemi në pëllëmbë të dorës, prej nesh varet,” tha kryeministri Zoran Zaev i, duke informuar të pranishmit edhe për qëndrimin dhe aktivitetet e delegacionit qeveritar në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Kryeministri informoi gjithashtu se në Nju-Jork, ai dhe delegacioni maqedonas, duke shfrytëzuar takimet në margjinat e OKB-së, ai dhe delegacioni që kryesojë, kishte realizuar mbi 30 takime me liderë botërorë, dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.

Pikërisht kur foli për diasporën, Zaev tha se ajo sipas tij është e gatshme dhe e drejtpërdrejtë të kyçet dhe materialisht edhe me resurse njerëzore, për zhvillim sa më të madh dhe më të shpejtë të Maqedonisë.

Konkluzionet përfundimtare të këtij takimi, u dhanë nga Cihan Sultanoglu, Ndihmës Sekretare e Përgjithshëme e OKB-së dhe Drejtore, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Azinë Qendrore

Takimi me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, Ministrin e Diasporës Edmond Ademi, Ministrin e Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov, dhe anëtarve të tjer të këtij delegacioni në Columbia University në Nju-Jork, u mbyllën me një Pritje Koketel me verë dhe muzikë maqedonase – Verë e ofruar nga kantina e verës Dalvina dhe Muzika e luajtur nga Duka Bojadziev dhe Ismail Lumanovski, si dhe disa fotografi të përbashkëta me të gjithë pjesëmarrësit.

NO COMMENTS

Leave a Reply