Ambasadori Walker, vizitojë Ambasadën e Shqipërisë në Uashington

0
264

Ambasadori Walker, vizitojë Ambasadën e Shqipërisë në Uashington

Nga Washingtoni – Beqir SINA

WASHINGTON D. C.:– Ambasadorja e Shqipërisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Washington D. C.: Floreta Faber, ka pritur dje në drekë, Ambasadorin William G. Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i njohur nga Shqiptarët si Heroi i Reçakut, i cili megjithëse ka një histori të gjatë në lidhjet e tij me shqiptarët, këtu në Amerikë, tha se kjo ishte hera e parë që ai vizitonte Ambasadën Shqipërisë në SHBA –

Ambasadoria Faber, dhe stafi i saj, përfshirë dhe Atesheun ushtarak , i rezervoi me këtë rast një pritje mjaft miqësore Ambasadorit Walker, i cili shoqërohej nga Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, zotëri Haxhi Dauti, duke vlerësuar shumë kontributin e ish-shefit të Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vitin 1998, dhe më pas.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja, njohu mikun e shqiptarëve, Ambasadorin Wallker, me punën e kësaj Ambasade , lidhjet e vendosura me komunitetin shqiptarë anembanë SHBA, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Me rinovimi e ndërtesës dhe plotësimi i saj me staf të kompletuar, Ambasada jonë tha Faber, ka krijuar tani edhe një shërbim dinjitoz e cilësor ndaj shqiptarëve këtu në SHBA, ku në atë që qeveria e ka quajtur “Diplomacia Ekonimike”, ne do të kontribojmë në rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve amerikane, të cilat do të jenë një ndër shtyllat kryesore të punës së Ambasadës, në kuadër edhe të prioriteteve tona. Zgjerimi së fundmi i Ambasadës në D.C. dhe Misionit tw R.Sh.në New York, reflektojn jo vetëm prioritetet e mësipërme, por dhe zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, të cilat janë të hershme por të ruajtura mjaft mirë deri tani ” tha ajo.

Duke e falënderuar për pritjen mjaft miqësore, Ambasadori William G. Walker, ka folur në fillim gjerësisht për lidhjet e tija të forta me shqiptarët duke permendur edhe miqt e tij të njohur, veprimtarët të dalluar të komunitetit, por edhe me ata që e kanë lidhur më shumë atë me shqiptarët, duke permendur Kosovën, dhe kohën kur Millosheviqi dhe Beogradi, hodhën ndaj personalitetit të tij akuza të forta, dhe e kan konsideruar atë si mik i madh i shqiptarëve.

Ish-Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, më tej i tregojë Ambasadores Faber, edhe mbi planet e tij që kan sipas tij si u shpreh ai për qëllim unifikimin e shqiptarëve në të gjithë Ballkanin, përfshirë edhe shqiptarët e diasporës.

Ai tha se kohët e fundit kishte shkruar disa herë në Kosovë, me qëllim që Kosova të ecë me hapa që të gjithë e kanë pritur që nga viti 1999, kur lufta përfundojë me largimin një herë e përgjithmonë të Serbisë, nga Kosova, dhe ajo u çlirua fitojë lirinë, ndërsa shpalli edhe pavarësinë e saj nga Serbia, që e e mbajti me dhunë të pushtuar.

Duke folur për një projekt të ri, të cilin ai tha se ka promovuar tashmë dhe nuk është i panjohur, dhe se tani ai është duke e udhëhequr, dhe është duke punuar, Ambasadori Walker, kujtojë me këtë rast të gjitha takimet e fundit të tij në udhëtimin në Prishtinë, Tetovë, Ulqin me të gjithë liderit shqiptarë, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës, dhe ata në diasporën shqiptare në Europë dhe këtu në SHBA.

“Jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre, tha ai duke shtuar se :”Ky projekt që kam themeluar pêr t’i bërë shqiptarët bashkë kudo që janë, bëhet tha ai sipas një projekti të përbashkët siç është unifikimi. Shqiptarët në botë janë bashkuar në vitet e 90-ta për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës, dhe unë isha bashkë me ta, gjatë luftës, çlirimin dhe kur u shpall pavarësia, natyrisht të gjithë shqiptarët erdhën dhe u bënë bashkë e festuan, por tani është koha pas pavarësisë hapi i fundit është për të gjithë shqiptarët kudo që janë, është të bëhen bashkë dhe t’i materializojn të gjitha ato të arritura deri tani”, tha miku i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori Wlliam Walker.

Në mbyllje, Heroi i gjallë të Reçakut, Ambasadori William G. Walker, i cili jeton në rrethinat e ëashingtonit, – në Virginia, dhe që ka një jet mjaft dinamike , tha se po punon së bashku me z. Haxhi Dauti – Kryetar i Këshillit Shqiptaro – Amerikan, për hapjen e një zyre të re në ëashington D.C-

Ambasadori William G. Walker, në fund të vizitës ka viztuar ambjentet e Ambasadës, duke bërë edhe disa fotografi në shenjë kujtimi në mjediset e Ambasadës e R.Shqipërisë në Washigton DC, Ambasadoren ,Floreta Faber dhe stafi i saj.

NO COMMENTS

Leave a Reply