“Akti i Vet-Mbrojtjes së Kosovës” – Ushtria e Kosovës !

0
363

“Akti i Vet-Mbrojtjes së Kosovës” – Ushtria e Kosovës !

Nga Beqir SINA – New York

A duhet edhe ky akt në procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, pra krijimin e Ushtrisë së Kosovës ?!
11745506_954160717982182_2262034149074815307_n.jpg

WASHINGTON : Procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, pra krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nga një ide me debat të fort, duket se është “shuar”, si më thënë këto kohët e fundit , mbasi shumë çështje të tjera , që i kan dalë Prishtinës, duket se e kan lënë disi jashtë axhendave të saj Kosovën, me Ushtrinë e saj.

Megjithëse , krijimi i një ushtrie në Kosovë, është theksuar se është :”Në përputhje me rekomandimet e rishikimit të sektorit të sigurisë, në koordinim të plotë me partnerët strategjikë, të Kosovës, sidomos Washingtonit – SHBA, të cilat po punojnë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovë, që nënkupton ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin dhe madhësinë e FSK-së”.

Pra, “Askush në Kosovë, në rajon apo edhe më gjerë, nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm. E them me bindje këtë gjë, sepse FSK-ja edhe sot nuk dallon shumë nga ushtritë e tjera”, ka deklaruar Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi.

Mirëpo, sot duke shfletuar materialet e mija arkivore , gjejë një material, i cili shërben si një indikator, që mund të shfrytëzohet, nga Prishtina, me mbështetjen e Washingtonit, për Ushtrinë e Kosovës.

Ai është një akt i Senatit të SHBA, realizuar pas kuintave edhe me kontributin me të cilin shqiptarët e Amerikës, Lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë në Amerikë, LQSHA me Presidnet ish kongresistin republikan Joe DioGuardi, dhe KKSHA, athere aktive, në Washington, shfrytëzuan takimet dhe lidhjet e tyre, me kandidatë për Presidentë të SHBA, z/vendës President, Senator, Kongresistë, dhe zyrtar të lart të Shtëpisë së Bardhë.

Arritja e miratimit bipartizan ne Dhomën e Lart të Përfaqësuesve, Senatin e SHBA, të “Aktit i Vetmbrojtjes së Kosovës”, tregonë edhe një her, se si në takimet e tyre, është dëshmuar forcimi i partneritet dhe lidhjet e forta të komunitetit shqiptaro-amerikan me institucionet e SHBA-ve, dhe me politikanët kryesorë amerikanë.

Ish- Senatori i pavarur Joe Lieberman, nga Kenektikët, i cili ka qenë një mik i vjetër i shqiptarëve, në Capitol Hilll, së bashku me senatorin legjendar John McCain, të dy miq të dëshmuar të shqiptarëve, e kan futur në Senat aktin : “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës” në prill 1999 dhe është i maratuar një vit më pas – mbasi Kosova u çlirua.

Akti për vet -mbrojtje, ka qenë arritur nga lidhjet dhe takimet e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, me një ish- kandidat për president, që sot është një dëshmi e rritjes së pjekurisë së komunitetit shqiptaro-amerikan, mbi atë process të rëndësishëm – që nisi me çlirimin e Kosovës, largimin e e Sërbisë nga Kosova, dhe që shteti më i ri të kalonte në një proces të natyrshëm, dhe, të domosdoshëm për vet-mbrojtjen e Kosovës, pra atë që i nevoitet sot Kosovës, pikërisht krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe i njohur nga 114 shtete, deri tani.

KKSHA-ja, e cila ishte një organizatë jo-përfituese e përkushtuar ndaj çështjeve shqiptare dhe promovimit të paqes dhe prosperitetit ekonomik në Ballkan, nëpërmjet nxitjes së politikave demokratike, respektit për të drejtat e njeriut dhe ofrimit të programeve edukative dhe të zhvillimit, në kuadrin e atyre takimeve të përvitëshme që organizonte athëhere, në Kongresin dhe Senatin Amerikan, pati një takim me ish Senatorin Liberman. ku u njohën edhe me“Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës” miratuar nga Senati amerikan, kur ai akt u miratua.

Lieberman i njohur si dhe si ish- kandidati i Partisë Demokratike për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit 2000, zgjedhur tri herë në Senatin amerikan, ka qenë një figurë influenciale në çështjet ndërkombëtare, sidomos përsa i përket sigurisë, mbasi ai kishte fituar reputacionin e një ligjvënësi efikas që bashkëpunonte mirë edhe me kundërshtarët politikë, përfshirë edhe mikun e madh të shqiptarëve në Senat, veteranin John McCain, republikanin e Arizonës.

Një shembull i mirë i bashkëpunimit të tij, edhe me ligjëvënës të partive oponente në Capitol Hill, i cili megjithse i ka kushtuar atëhere në karjerën politike, të dyve, ishte dhe miratimi i një akti i quajtur “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”, një paketë ligjore kjo e propozuar prej tij në bashkëpunim me senatorin republikan nga Arizona, John MaCcain, dhe miratuar nga në mënyrë bipartizane në Senat.

Ligji i propozuar në prill të vitit 1999 i bënte thirrje qeverisë Amerikane, që të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish- Senatori Liberman, kur foli mbi këtë Akt miratimin e tij e mbrojti qëndrimin e tij të fortë pro-shqiptar edhe në një intervistë dhënë gazetës angleze “The Guardian” më 9 prill 1999, për të cilën tha: “Nëse, pas një sulmi ajror të gjatë, duket qartë se Millosheviçi, do të vazhdojë luftën e tij të agresionit, ne duhet të kemi një përgjigje për pyetjen se ç’duhet bërë më tutje?, ndërsa sqaroi se “Ligji që ne po propozojmë (Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës) na pajis ne me përgjigjen e duhur dhe me një mundësi për të t’i dhënë Millosheviçit, një mesazh të pakompromentuar: ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë atë që të vazhdojë të brutalizojë popullin e Kosovës”.

Disa javë më vonë, Senatori Lieberman përsëriti të njëjtin mesazh në të përditshmen amerikane “The Washington Post”. Në edicionin e 28 marsit 1999 të kësaj gazete prestigjioze senatori Lieberman tha se,: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë të njëjtat vlera njerëzore dhe principe … Të luftosh për UÇK-në do të thotë të luftosh për të drejtat njerëzore dhe për vlerat amerikane”.

Mirëpo, tani kur Kosova, është e lirë dhe e pavarur, dhe rreziku i Rusisë në rajon ka defiluar dukshëm, dhe Serbia, thuhet se ka blerë armatime të rënda ushtrake, nga Moska, ka një domosdoshmëri për një Ushtri të vetën të Kosovës, pra për vet – mbrojtje, si çdo shtet i botës, duke nxjerr edhe si një mundësi dhe aktin e Senatit : “Akti i Vetmbrojtjes së Kosovës”, nga ish – Senatori Joe Lieberman dhe Senatori John McCain, miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2000, një vit pas u çlirua Kosova.

NO COMMENTS

Leave a Reply