Nju Jork : Turneu i 9të – i Golfit për të ndihmuar përfundimin e Katedrales e Shenjta Nënë Tereza në Prishtinë

0
331

Nju Jork : Turneu i 9të – i Golfit për të ndihmuar përfundimin e Katedrales e Shenjta Nënë Tereza në Prishtinë

Beqir SINA – New York

Shqiptarët e Amerikës me Turne Golfi : Në 9 trune të mbajtura për çdo vjet u grumbulluan mbi 500 mijë dollarë për ndërtimin e Katedrales e Shenjta Nëna Terese në Prishtinë

Orangetown – New York – Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, u zhvillua edhe turneu i 9-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.

Për këtë qëllim ditën e hënë 19 qershor, 2017, mbi 250 lojtarë, kanë marrë pjesë në Turneun Vjetor të Golfit, i cili është i nënti në radhë, kushtuar ndihmave, që po vazhdojnin të jepin shqiptarët e Amerikës, për ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë.

Në hyrje të këtij mjedis natyror, ishte vendosur një strishe e madhe e bardhë, ku shkruhej në boj qielli “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova” . Çdo pjesmarrësi i shpërndahet një bluzë e bardhë e blu, me stemen e të Shejtes Nëna Tereses me areuolë.

Ndërsa në hyrjen qëndrore të këtij klubi shumë pranë shtizës ku ngrihet flamuri i SHBA-së,ssihin vendosur bashkëngjitur me njeri tjetrin edhe të dy flamujt – flamuri kuq e zi i Shqipërisë, dhe ai i SHBA.

Ky turne u zhvillua nën kujdesin e një grupi kordinator : Anton Raja (themelues e kryetar i bordit) Elmi Berisha (nën kryetar) Leon Gjoni, Mark Curnaj, Mark Tushaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Simon Qafa, Besim Malota, dhe Palok Rudaj.

Kështu sporti i bamirësisë, është bërë njëkohësishtë në një pjesë më të madhe të tij, natyrishtë, edhe në fushën e mbledhjes së ndihmave. Golfi, u bë për 9 vjet me rradhë edhe një aktivitet, ku shqiptarët e Amerikës,mblodhën ndihma të konsiderueshme për ndërtimin e Katedrales së Nëna Tereses në Prishtinë.

Si një nga sportet që thirret se sporti i “aristrokatëve”, dhe që i përket shtresës së të pasurve, ky sport vazhdimisht ka tërhequr biznesmenët, në disa raste këtu në SHBA-ës, edhe shqiptarët. Golfi, është edhe një fitim, për bamirësi, bazuar në ngjarjet që kanë si qëllim në ngritjen e fondeve, dhe janë bërë me rëndësi jetike për disa nga aktivitet që mbahen në – fushën e golfit.

Veprimtaria sportive që po mbahet në Luginën Hudson New York -, vitet e fundit në fushën e golfit – “Blue Hill Golf Course”, ka qen deri tani me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, por u tha se ajo përfundojë dje turneu i 9-të, të quajtur “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.

Ky aktivitet me lojën e golfit, që u zhvillua më 19 qershor, dhe përkon me përmbylljen e punimeve në Katedralen e Shenjta Nëna Terese në Prishtinë, e cila pritet të Shurgohet më 5 Shtator nga Papa Francesku, i cili me këtë rast pritet të vizitojë edhe Kosovën.

Turneu i djeshëm u zhvillua mes një atmosfere shumë atraktive, sportive dhe festive së bashku, me pjesëmarrjen e një serë personalitetesh të komunitetit, veprimtar e aktivist të dalluar, të komunitetit .

Në garë për më shumë se 6 orë, (prej orës 11 am deri në orën 5 pm) hynë rreth 250 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, kushtuar një kësaj fushate fodnmbledhëse.

Ata luajtën gjatë gjithë ditës në garë me njeri tjerin, të ndarë sipas regullave në ekipe me nga katër veta. Në mbyllje të aktivitetit në fushën e golfit -“Blue Hill Golf Course” erdhën shqiptarë të tjerë, për të përmbyllur këtë aktivitet të bukur.

Pjesemarrësit, pjesa më e madhe veprimtar dhe biznesmen të dalluar të komunitetit, në natyrën e bukur të këtyre anëve, të ngjashme shumë për nga natyra me malësit shqiptare, kaluan një ditë të gëzueshme, shlodhese dhe argëtuese me lojën e bukur të golfit, megjithse në orët e fundit të turneut ra një shi i denduar e me rrebesh, i cili menjeher mbulojë terrnenin.

Në fund të aktivitetit, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë me fajlime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Gjithashtu u zhvillua dhe loja e fatit.

Këtij Turneu Golfi në 9-të vjet, i kontribuan edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, restorantet dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane. Aktiviteti mori formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine.

Aktiviteti për nëntë vjet ka qenë si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet fondmbledhës, përveçse bashkëatdhetarve tanë, morën mornë pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider te komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës.

Në aktivitetin e këtij viti për grumbullimin e fondeve, që si duket do të jetë i fundit, për grumbullimin e ndihmave për ndërtimin e Katedrales e Shenjta Nëna Terese në Prishtinë – morën pjesë klerikë të lartë të Kishës Katolike të Kosovës, përfshirë Ipeshkvin e Kosovës, Imz. Dodë Gjergji, Kryeipeshkvin e Tivarit, Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arkipeshkvin e Tivarit në pension, Imz.Zef Gashi dhe Mons Lush Gjergji, të cilët iu bashkuan famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popajt dhe ndihmsit të tij Dom Viktor Dedaj për bashkmeshim në Kishën Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”.

Anëtari i fushatës së Mark Gjonaj, z.Valon Nikçi duke folur në emër të poliitikanit shqiptar më të suksesshem në SHBA, Asamblesistit të shtetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, i cili është kandidat potencial për një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, në zgjedhjet e ardhshme në 12 Shtator 2017, nderojë më “Çertifikatën e Mirënjohjes” së Asamblësë së Shtetit të Nju Jorkut, Ipeshkvin e Kosovës, Imz. Dodë Gjergji, Kryeipeshkvin e Tivarit, Imz. Rrok Gjonlleshaj, si dhe organizatorin e Turneut të Golfit Anton Raja.

Monsinjor Lush Gjergji biografi më i shquar i Nëna Tereses, i dhuroi themeluesit dhe udhëheqësit të Truneut të Golfit, Anton Rajës, tri librat e tij të fundit, të tij, “Nëna e dashurisë”,”Miqtë e mi në Amshim” dhe librin “Mother Teresa”, i cili duke marrë librin “Nëna e dashurisë”, me protretin e Nëna Tereses e puthi atë ngritur lart e duke, u lutur te e Shenjta Nëna Terese.

Të pranishmit e shumtë, të cilët u argëtuan nga këngëtari i njohur Gëzim Nika dhe, Artur Matia, Agim Gerbeshi, në Keyboard Tan Papa, i përshëndeti gjithashtu Simon Qafa, i cili ka ndihmuar qysh në fillim turneun me qëllim për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales së Shenjtës Nënës Terezes.

Ipeshkvin e Kosovës, Imz. Dodë Gjergji, :”Pse ky aksion?”

Vjet, më 4 shtator 2016, në Vatikan, Papa Françesku e shpalli të Shenjtë Nënë Terezën. Kurse ne, në 1-ë, vjetorin e shenjtërimit të saj, do ta shugurojmë Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Motoja e Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, është: “Vjet në Romë – sivjet në Prishtinë”. Kjo do të thotë që sivjet do të kemi ngjarje të rëndësishme në Prishtinë, pasi që në një vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të bëhet shugurimi i Katedrales, që i kushtohet kësaj bije të madhe të popullit tonë.

Sivjet mbushen plotë 10 vjet që kur kanë filluar punimet e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Këtë vit, Ipeshkvia e Kosovës, synon të përfundojë punimet e parapara të katedrales, për të qenë gati për shugurimin e saj më 5 shtator 2017.

Duke folur në emër të vizitorve të lartë të ardhur nga trojet shqiptare, Imz. Dodë Gjergji, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi famullinë e Zojës së Shkodrës, siç u shpreh ai, “Për angazhimin tuaj si famulli për të ndërtuar Katedralën e Nënë Terezës në Prishtinë ashtu edhe për organizimin e “Golf Outing, që vazhdon sa vite, e që nesër do të përpiqemi të bëjmë edhe këtë përpjekje të fundit për të mbledhur një kontribut për Katedralën Nënë Tereza, që do të jetë edhe kontributi i fundit i juaji.”

Imzot Gjergji theksoi se për këtë arrijtje, mbi të gjitha, duhet, “Të falenderojmë Zotin, që pas 10-vite pune, bashkpunimi e angazhimi, sakrificë, vuajtje, lëmoshë, bukën e fëmijve tuaj, drejsën e ballit tuaj dhe shumë e shumë lutje nga të gjitha anët e botës, kemi mbrrijtë të kemi një Shënjtore në Prishtinë.”

Realizimin e këtij objekti fetar e kombëtar, Imz. Gjergji e cilësoi si një shpërblim nga i Madhi Zot për vuajtjet shekullore të të parëve tanë.

Duke përdorur moton e vet, “Vjet në Romë –Sivjet në Prishtinë”, Imzot Gjergji në fund të predikimit të tij u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve që në përvjetorin e parë të shënjtërimit të saj me 4 shtator të vitit të kaluar, të vërshojnë në Prishtinë më 5 shtator për shugurimin e Katedralës kushtuar Bijës së Madhe të kombit, “Ashtu si jemi takuar në Romë me shumë prej jush dhe me shumë të krishtërë të botës, për të kremtuar Shënjtërimin e Nënë Terezës, ashtu sivjet do të takohemi në Prishtinë, për të festuar ditën e kushtimit të kësaj Kishe” tha ai.

Ai përfundoi duke iu lutur të pranishmëve dhe siç duket edhe shqiptarëve kudo, që të kuptojnë se shugurimin e Katedralës në Prishtinë, shtoi ai, “Do t’ia kushtojmë Nënë Terezës dhe aty do të themelojmë vendin e dashurisë dhe burimin e dashurisë së Zotit në Kosovë, në mënyrë që kush don ta ngjyjë shpirtin e vet, për t’a zbutur dhe kushdo dëshiron të gjejë dashurinë për të zhdukur urejtjen prej zemrës së vet. Kushdo që dëshiron të jetë baba i mirë, nënë e mirë, njeri i mirë, të mund t’a gjejë në shkollën e saj të dashurisë.”

Shqiptarët e Amerikës me Turne Golfi :

Organizatori i këtij turneu golfi i cili nisi me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, Anton Raja – aktivist dhe biznesmen i dalluar, na tha se: ” Të them të drejtën , më duhet t’i faleminderohem çdo njerit që sheh në këtë fushë, që kanë 9 vjet që marrin pjesë dhe bëjnë donacione. Një falenderim të veçantë për këtë aktivitet, ia drejtojë Elmi Berishës, i cili pos kontributit, më “shtyu” duke më dhënë edhe një inspirim për të bërë këtë aktivitet fondmbledhës, me qëllim edhe me anë të lojës së Golfit, shqiptarët të ndihmojnë në kontributet e tyre, për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Edhe më pasë pse jo! pas këti aktiviteti, t’ju ndihmojmë edhe atyre të gjymtuarve nga minat në Kosovë, familjeve të varfëra, dhe të sëmurve nga kanceri e sëmundje të tjer”, tha ai

Mirpo, viojn zoti Raja, si e thashë edhe më parë, gjithësesi më duhet të faleminderojë më këtë rastë edhe kompanitë e biznesmenve shqiptarë, të cilët pa u kursyer kanë dhënë një kontribut të madhë në mbarvajtjen e këtij aktiviteti si : Sabit Bytyqi, Elmi Berisha, Harry Bajraktari, Gjok Deçkaj, (dhe më vjen keq dhe të falin çdo njeri prej tyre nga që janë shumë, që do të lë pa përmendur për shkak hapsirës, të gjithë emrat e tyre) të gjithë ata shqiptarë që janë sot këtu, marrin një mirnjohje të veçantë.

Zoti Raja, shprehet i bindur se ky aktivitet ka qënë një sukses i shkëlqyer dhe jashtë çdo parashikimi. “Është, tha ai ndoshta siç u shprehën edhe vetë autoritetet e këtij parku të madh rekreative “Golf Outing – Mansion Ridge”, më i madhi për nga pjesmarrja e golfistëve në historinë e tij – dhe që ska aspak “fije” dyshimi, është më i madhi në historin e golift shqiptarë në SHBA-së, pasi sot morën pjesë 250 golfistë shqiptaro amerikanë(dhe më shumë se 200 të tjerë), njerëz të dhënë pas biznesit dhe shkollimit, punës, juristë, avokatë, politikanë dhe arrtjeve të tjera në SHBA-ës. ”

Diferenca midis të zakonshmes dhe të jashtëzakonshmes

Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në Golf, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, ata kanë pranuar edhe shërbimin e lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.

Që të bëhet diferenca midis të zakonshmes dhe të jashtëzakonshmes, midis restaurantve shqiptare, dalloheshin dhe bluzat e verdha të stafit të kuzhinës së lokalit të njohur, “Fiorino Ristorante” – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës. Ata ishin së bashku me restorantet e tjera pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti.

Oragnizatori i këtij “kampingu” fondmbledhës, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, ka bërë gjithëçka që t’ju krijojë të gjithë pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, dhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe t’ju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë, pranë maleve dhe lumjeve të Luginës Hudson, në Nju Jork.

NO COMMENTS

Leave a Reply