Friday , October 19 2018
Home / Kulture / Detroit, u mbyll me shumë sukses Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Detroit, u mbyll me shumë sukses Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Detroit, u mbyll me shumë sukses Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Nga Detroiti Beqir SINA

Muzikë, valle dhe gatim shqiptar, në një festival të vetëm – Më shumë se 4 mijë shqiptarë për tre netë – festuan në qender të Detroitit, me këngë e valle shqiptare

DETROIT MI – Më, 2, 3 dhe 4 qershor, për tri netë me rradhë në zemēr të qytetit të Detroiti, u zhvillua festivali më i madh festiv shqiptaro -amerikanë, në zonën në veri-lindje të SHBA : ”Festivali i II -të, Shqiptaro-Amerikan – Albanian-American Festival”.

I ashtuquajtur festival, në konceptin amerikan, ky aktivitet artistik e kulturor, është krijuar nga showman Ben Pëllumbaj, dhe mbahet në sheshin e festivaleve artistike, amfiteatrin verorë të Detroitit – “Hart Plaza”, ku për tre netë me radhë më shumë se 4 mijë shqiptarë, të Metorsë së Detroitit, por edhe ata të ardhur nga shtetet për rreth Miçiganit, prej Çikagos (Illinoi), Torontos – (Kanada), dhe Toledos ( Ohaio) , por edhe grupe që kishin udhëtuar dhe nga larg – New Yorku, New Jersey, Kenektiket, e Pensillevenia, u argëtuan me këngë e valle shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, e trevat shqiptare.

Në këtë shesh gjatë festivalit valviteshin flamujt kuqezi, dhe SHBA, si dhe në stenda për rreth sheshit ishin vendosur disa poster të mëdhenjë me portretin e Nëna Terezes.

Për tre netë me radhë, këtu do të dëgjohej vetëm shqip, ishte zëri i disa yjeve të estradës shqiptare, këngëtar e artistë shqiptaro-amerikane, në SHBA, të të gjitha rrymave muzikore, duke përfshirë instrumentet dhe meloditë autoktone shqiptare, dhe prezecen e kulinarisë tradicionale shqiptare.

Në këtë festival për her të parë mori pjesë edhe legjenda e muzikës shqiptare, këngëtari që ngriti peshë publikun shqiptar me vite Sabri Fejzullahu, si dhe “Sokrati” i poezisë shqiptare, Mirush Kabashi, i cili është nderuar edhe me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, duke u pritur me duartroktije të mëdha.

Festivali i Detroitit, është padyshim për nga organizimi ngjarja më e madhe festive, që mbahet ndonjëherë në shtetin e Michiganit, dhe ndoshta edhe në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, duke u realizuar kështu një nga pritjet shumëvjeçare të ideuara edhe më herët, të cilat kanë mbetur të pa realizuara, derisa përfundimisht, këto vitet e fundit, ato u bën realitet dhe ëndërr e realizuar e organizatorit të këtij festivali pjesës që i përket këtij komuniteti.

Edhe, kësaj rradhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Ben Pëllumaj, por si thotë ai me modesti edhe me ndihmën që i dhanë atij edhe shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë(sponsorizuesit), pëfshirë Kishën Katolike Zoja e Shqiptarëve me meshtarin Don Nue Gjergji, dhe dy Televizionet e Shqiptarëve të Amerikës, ishin ata që e ben këtë festival ngjarjen e madhe artistike në Detroit.

“Kisha Katolike Zoja e Shqiptarëve, me famullitarin Don Nue Gjergji, është me një kontribut të vecantë për mbajtjen e këtij festivali, thotë vet organizatori i këtij festivali Ben Pëllumbi, duke shtuar se edhe duhen faleminderuar edhe Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit, në partneritet të barabartë me Teqen Bektashiane, Xhaminë shqiptare, dhe disa organizatat shqiptare-amerikane, biznesmen e afaristë shqiptarë si dhe veprimtarë e lider të komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët ndihmuan sado pak në realizimin e këtij festivali në Hart Plaza – Detroit, për të dytin vit me rradhë”

Festivali Shqiptarë – Amerikanë, është një aktivitet madheshtor i këtij komuniteti dhe është i përvitshëm, i cili po mbahet për her të dytë në historinë e këtij komuniteti, në qendër të qytetit të Detroitit, sheshin e njohur Hart Plaza.

Zbukurimi e këtij sheshi nga më të mëdhenjët në qytet dhe më i bukuri, me dekorin tonë kombëtar, simbolet dhe ngjyrat kuq e zi, me logon e madhe “Albanian American Festival” në hyrje të tij, dy flamuj shqiptar ne porten e hyrjes me posterin e madh me fotografinë e Nanë Terezes, në hyrje të sheshit Hart Plaza , dhe logoja e madhe me sponsored, shfaqja non stop në një ekran gjigand, ishin elementet që tërhoqën vëmendjen e mijëra amerikanëve dhe trusitëve të huaj – por edhe të më shumë se 4 mijë shqiptarëve të shumtë, që patën mundësinë për tre netë me radhë të ndiqinin këtë festival.

Festivali u zhvillua i hapur në natyrë, në amfiteatrin verorë, në qendër të sheshit, dhe vazhdoi me preformancën jashtë festivalit në skenën e dytë në mes të sheshit Hart Plaza .

Ai nisi ditën e Premte, dhe vazhdoi në të njëjtën atmosfer e gëzim, në të njëjtin vend të Shtunën, dhe të Dielën, nga ora 6 pasdreke dhe mbyllej për çdo natë në ora 12 të mbrëmjes.

Në të tre netët e festivalit, shitoret ambulante me suvenire kombëtare si dhe ushqime të kuzhinës shqiptare, pije të bollshme tradicionale shqiptare, e bën edhe më të këndshëm festivalin shqiptar në Detroit .

Prezantues të Festivalit – të II- të ishin Joli Paparisto, Fran Gjokaj dhe Arben Dervishi, kurse orkestrimet muzikore, nga DJ Tershana, dhe eskluziviteti televizivë ishte i TV i Shqipëtarëve të Amerikës ALBTVUSA, me Gani Vila, dhe ACTV i biznesmenit Ndue Ftoni nga Deroiti, TV Boin,TVSH – (Ilir Bucpapaj dhe Ramazan Ceka), dhe të tjera.

President i Festivalit – Arben Pllumaj

Në mesin e artistëve pjesëmarrës, në Festivalin e II-të Shqiptaro – Amerikan ishin edhe disa emra mjaft të njohur të skenës shqiptare si këngtari i madh nga Kosova, Sabri Fejzullahu, fitues i shumë çmimeve kombetare e ndërkombëtare për muzikë, këngëtarët mjaft të njohur, dhe të vlerësuar në skenën artistike Fredrik Ndoci, Gezim Nika, Ermira Babaliu, këngëtarët çamë Enkeljda Arifi dhe Hysni Alushi, të ardhur enkas nga Shqipëria, këngëtaria Valbona Mema, sopranoja , Anila Hoxha – Gjermeni, këngëtarja nga Malëlsia Gjyste Vulaj, Genta Ismalili nga Chicago, Elisa, Artur Matia, dy vëllezërit nga Korça, Nesti dhe Endri Prifti, Lili Gjidodaj nga Puka, dhe aktori i madh nga Shqipëria, Mirush Kabashi, me aktorin e Portakollisë Ernad Sojli .

Në këtë festival preformuan gjatë tri netëve edhe tre grupet e mrekullueshme të valltarve të djemve e vajzave të talentuara të Grupit “Rozafa” nga Nju Jorku, me drejtuese dhe koreografe Angelina Nika, Grupi djemeve e vajzave “Gjergjë Kastrioti Skenderbeu” të Detroitit, me Joli Paparisto, dhe ai shumë i dashur për publikun “Shqiponjat e Vogla” nga Toronto, me udhëheqës artistik, Ramazan Kellezi dhe Ruki Kondaj, si dhe disa artistë të tjer nga Shqipëria, artistë lokalë dhe grupe tradicionale nga Michigan, New York dhe Çikago.

Për tre netë me rradhë, jashtë festivalit në sekenën në bregun e lumit Windsor rreth 300 metra larg nga bregut tjetër, ku ndodhet qyteti kanadez Windsor, vallëzuan dhe kënduan në shesh në shoqërinë e këngëtarve të festivalit, qindra djem dhe vajza shqiptare, të cilët u bën edhe bukuria e këtij festivalit madheshtor, që do të hyjë në historinë e kulturës së Shqiptarëve të Amerikës, si një festivali shqiptar në SHBA, që do të mbahet mend gjatë, me një bukuri të vërtetë shqiptare përtej Atlantikut.

Kënga e vallja shqiptare në Detroit për 3 netë me radhë.

Këngëtarët , dhe aktoret së bashku me Grupet e mrekulleshëm të valltarëve, preformuan duke mrekulluar shqiptarët, dhe duke sjell për tre netë në Deteroit, atë atmosferën e koncerteve madhështore, kur mizikantët, artistët dhe këngëtarët shqiptar ngrenin në peshë të gjithë publikun, i cili për tre netë u bashkua me ta dhe këndojë e vallëzojë ne shesh deri pas mesante.

Organizatori i këtij festivali , tha se :”Me këtë Festival shqiptaro-amerikan ne kemi si qëllim bashkimin e të gjithë shqiptarëve, në një process që ka nisur prej vitesh në këtë komunitet, nga veprimtar dhe lider të dalluar të komunitetit, dhe tejkalimin e atyre ndasive dhe dallimeve që kemi. Qëllimi ynë është që të arrijmë si komunitet, bashkimin tonë kombëtar dhe unitetin për brezat e ardhshëm e shqiptaro-amerikanëve, për të festuar dhe për të kontribuar së bashku në komunitetin shqiptarë. Zotimin tonë dhe angazhimin tonë për të ruajtur dhe për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë tonë të pasurar jetën kulturore, e artistike, që ajo si ka qenë traditë tek shqiptarët e Amerikës, të mbeten të vazhdueshëme, dhe përgjithmonë! Shqipëria, atdheu ynë, vendorigjina jonë dhe Amerika, vendi ynë i dashur, shtëpia e dytë, dhe e përshtatur, janë dhe do të mbeten përgjithmonë e të pandashme në zemrat tona. Zoti i bekoftë Shqiptarët! dhe SHBA!, ”

Festivali i II-të, Amerikan Shqiptar u mbyll në një atmosfer mjaft të këndshme festive dhe është manifestimi kulturor më i madh Komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, e shtetet për rreth tij, duke bër bashkë në nji koncert të përbashkët disa nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare, nga Shqipëria. Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, kudo që ata ndodhen, që të ndihmojnë për të ndarë kulturën shqiptare me komunitetin shqiptarë në SHBA, si dhe me amerikanët e komunitetet e tjera.

Festiavli shqiptar i Detroitit është një konceptim amerikan, por edhe një traditë e hershme e këtij komuniteti, në Miçigan, që dy vitet e fundit biznesmeni i suskseshem shkodran në SHBA, Ben Pëllumbi, e solli këtë festival të mbahet javën e pare të qershorit në qender të qytetit të Detroitit, sheshin e famshëm “Hart Plaza”.

Ky festival ka marrë për të dytën her edhe mbështetjen e gjerë të komunitetit shqiptarë, dhe ndihmohet edhe nga dy kishat shqiptare, Kisha,Katolike Shqiptare St. Paul, Kisha Orodokse Shqiptare St. Thomas, Qendra Islamike Shqiptare, Qendra e Bektashinjve Shqiptarë, Televizionet locale shqiptare, si dhe nga disa organizata, shoqata dhe biznese shqiptaro-amerikane të Metrosë së Detroit.

Ky festival, bashkon të gjitha komunitetet shqiptare si pjesë e veçantë e kulturës sonë të njohur ndërkombëtarisht mbi harmoninë fetare,.

Festivali Shqiptaro – Amerikan, u ndoq nga qindra vet, dhe dy Televizionet shqiptaro amerikane, në Detroit, ACTV, dhe ALBTVUSA, Boin, e studioit, private, TVSH nga Tirana, me Kameroman Ilir Buçpapaj dhe gazetar Ramazan Çeka, të ardhur enkas, si dhe gazeta Bota sot, dhe, gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

Check Also

Shkencëtarja shqiptare shpërblehet me Çmimin Ndërkombëtar në Neuroshkencë

Edhe për shqiptarët ka shpresë! E kjo shpresë në të shumtën e rasteve vjen nga …

Komentoni

%d bloggers like this: