Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Shoqata Atdhetare Dibra në New York, u takua me kongresitin republikan Dan Donovan

Shoqata Atdhetare Dibra në New York, u takua me kongresitin republikan Dan Donovan

Shoqata Atdhetare Dibra në New York, u takua me kongresitin republikan Dan Donovan

NGA: Beqir SINA – NEW YORK MË: 12 MAJ 2017 NË ORA: 18:58

STATEN ISLAND NY : Në vazhdën e takimeve me personalitet e larta në Staten Island – New York, aty ku edhe ka bazën e saj Shoqata Adhetare Dibra, Kryetari Dashnor Miftari, anëtarët e kryesisë ish kryeatri Lavderim Cami, Buran Mela, Julian Gaxholli dhe Iliriana Sela , kan zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan, Dan Donovan

Në postimin e afishuar në profilin e shoqatës Dibra në Facebook, Kryetari i kësaj shoqate zoti Miftari, ka bërë të ditur se ka biseduar me mikun e shqiptarëve, në këtë komunitet, përlidhjet e forta mes komunitetit shqiptarë dhe kongresmenve nga ky ishull, në dekada duke evokuar miqësinë e shkëlqyer mes disa kongresmenve, si Susan Molinari, Vito Fosella, Mike Grim e deri tani tek Dan Donovan ish kryetar i Staten Island dhe ish Kryeprekor i Shtetit të New Yorkut.

Sipas kryetarit të Shoqatës Dibra, “z. Donovan vazhdon të jetë zë i fuqishëm në Kongres, mbështetës i paepur i çështjes shqiptare, të cilën ai e ka dëshmuar edhe më parë, duke mbështetur komunitetin shqiptarë , sidomos kur shqiptarët kërkuan përkrahjen e tij në kohën e luftës në Kosovë, dhe kur komuniteti dibran i patë kërkuar ndihmë për lidhjet e Staten Island me qytetin e Dibrës se Madhe si dhe ai ka marrë pjesë në shumë takime me komunitetin shqiptarë në këtë ishull”.

Zoti Miftari në fund të takimit e njohu kongresistin republikan të New Yorkut, Dan Donovan, me Shoqatën Atdhetare Dibra (SHAD), e cila tha ai është nji organizate me karakter kombetar dhe veprimtari jo-fetare dhe jo-politike, e formuar ne vitin 1996 ne New York.

“SHAD, njeh dhe perkrah Kushtetuten dhe Ligjet e SHBA-ve. Ajo kerkon te ruajë, festojë dhe promovoje rrenjet tona shqiptaro-Dibrane duke inkurajuar miqesi dhe bashkim, integrimin sa më të mirë, të dibranëve në SHBA. Shoqata Atdhetare Dibra , për Dibranët në Amerikë, ka thënë kryetari i Shoqatës Dibra z. Miftari, kanë prezantuar një projekt të iniciuar nga dhjetëra familje dibrane në SHBA, të cilët kërkojnë regjistrimin e popullsise , dibrane në Amerikë, çka do t’i ndimojë shumë atyre edhe në integrimin e këtij komuniteti, sidomos për të marrë pjesë në zgjedhjet që mbahen në Ishullin Staten Island, si komunitet me një perqindje të vogël elektorale, që do të ndihmonte edhe kandidatët për në Kongres, apo të zgjedhurit nga shteti dhe qyteti i New Yorkut”.

Zoti Miftari deklarojë pas këtij takimi se “Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj Kongresmenit Donovan dhe të gjithë atyre kongresistëve dhe senatorve amerikanë por edhe miqve tjerë gjithandej ShBA-së që me përkushtim dhe sukses prezantuan, mbrojtën dhe zhvilluan çështjen shqiptare gjatë këtyre dekadave. Ne ndjejmë detyrim që miqësia jonë të thellohet dhe begatohet duke qenë kjo miqësi jona me ShBA-në vlerë e jashtëzakonshme e Shqipërisë, Kosovës, trevave shqiptare, dhe shqiptarëve të Amerikës”, thuhet në postimin e afishuar në profilin e shoqatës Dibra në Facebook, nga Kryetari i kësaj shoqate zoti Dashnor Miftari

Check Also

Shkencëtarja shqiptare shpërblehet me Çmimin Ndërkombëtar në Neuroshkencë

Edhe për shqiptarët ka shpresë! E kjo shpresë në të shumtën e rasteve vjen nga …

Komentoni

%d bloggers like this: