Shërbimi Shqiptar të Zërit të Amerikës më 13 maj shënon 74 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe

0
356

Shërbimi Shqiptar të Zërit të Amerikës më 13 maj shënon 74 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe

Nga Beqir SINA – New York

Numëri i ndjekseve të Zërit të Amerikës për vitin 2016 theu rekordin dhe arriti në 236.6 milion njerëz në të gjithë botën, simbas regjistruesit ndërkombëtar

WASHINGTON DC : Zëri i Amerikës (VOA) është një burim multimedial i financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe institucioni zyrtar i transmetimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Ajo siguron programe për transmetim në radio, televizion dhe në internet jashtë SHBA, në gjuhën angleze dhe disa gjuhë të huaja; si gjuha shqipe, persishtja, rusishtja, dhe frëngjishtja.

Karta e Zërit të Amerikës, e nënshkruar në ligj në 1976, dhe është firmosur nga Presidenti Gerald Ford, kartë e cila kërkon që Zëri i Amerikës, të “shërbejë si një burim i lajmeve vazhdimisht të besueshme dhe autoritative” dhe “të jetë i saktë, objektiv dhe gjithëpërfshirës”.

Selia e Zërit të Amerikës, ndodhet në të njëjtën kompleks ndërtesash me Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe ndodhet në qender të kryeqytetit të SHBA – Washington D.C,( 330 Avenue Independence SW, Uashington, D.C., 20237).

Zëri i Amerikës, financohet që prej fillimit të saj plotësisht nga qeveria e SHBA. Kongresi i ndan fondet për të çdo vit nën të njëjtin buxhet për ambasadat dhe konsullatat. Në vitin 2016, rrjeti njoftohet se kishte një buxhet vjetor prej 218.5 milionë dollarë, me një staf të përgjithshëm të personelit të saj me 1000 persona.

Radioja dhe transmetimet televizive të Zërit të Amerikës, shpërndahen nga satelitët, kabllot dhe në radio frekuencat FM, AM dhe me valë të shkurtëra në të pestë kontinentet. Programet në gjuhët e huaja transmetohen edhe në faqet e internetit, Facebook, Twitter, e tjer të shërbimeve individuale të gjuhëve, faqet e mediave sociale dhe platformat mobile. Zëri i Amerikës ka marrëveshje bashkëpunimi dhe kontrata me stacione radiotelevizive dhe rrjeteve kabllore në mbarë botën.

Numëri i ndjekseve të Zërit të Amerikës, për vitin 2016 theu rekordin dhe arriti në 236.6 milion njerëz në të gjithë botën, simbas regjistruesit ndërkombëtar.

Ky është viti jubilar i krijimit të Zërit të Amerikës, pra 75 vjetori i themelimit të këtij institucioni i cili u bë zëri i shpresës dhe lirisë, për të gjithë popujt e robëruar – Përfshirë edhe Shqipërinë nën sundimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke dhënë një kontribut të madh në rrëzimin e komunizmit dhe mbrojtur lirinë e të drejtat e shqiptarëve të nëpërkëmbura nën ish Jugosllavinë, (Serbinë) që nuk egzistonë më mbas shpërbërjes së saj.

Ishte Lufta e Ftohtë, ajo që çoi në rritjen e transmetimeve ndërkombëtare, edhe në gjuhën shqipe, në të gjithë kapmin socialistë, të radio programeve, Radio Rusisë, Radio Bullgarisë, Radi Pekini, dhe Radiot shqip të ish Jugosllavisë, me propogandën që bënte në atë kohë edhe vet për Shqipërinë, Radio Televizioni Shqiptar, ku shumica e lajmeve (95 %) e tyre përmbanin vetem lajme, me sport, muzikë ose propagandë të maskuar si lajme, dhe duke treguar anët më negative të jetës në kapitalizim, rrezikun e imperializimit Amerikan, simbas tyre.

Pasi shtetet komuniste, me këtë mënyrë ishin duke ju kundërvënë me lajme – propogandë, dhe duke “demaskuar” simbas tyre, vendet perendimore – antikomuniste, dhe duke u përpjekur të influencojnë popullatën e brendshme të njëri-tjetrit dhe në vendet e bllokut socialist, duke indoktrinuar popullin e tyre, me propogandën e tyre komuniste, marksistë leniniste në vendet e lulëzuara të socializimit.

Shumë propogandë bëhej në atë kohë bëhej në Shqipëri, Kinë, Rusi, ish Jugosllavia, dhe Koreja e Veriut, të clat dëshironin të promovonin ideologjinë e tyre komuniste, dhe lulëzimin si e quanin ata me anë të propogandës gjatë Luftës së Ftohtë. Për shembull, një program propagandues në Radio Moskë nga vitet 1960 deri në vitet 1980 ishte “Çfarë është komunizmi?”, ose në Shqipëri, ishte “Lulëzon çdo ditë Shqipëria socialiste”.

Mirëpo, ishin Zëri i Amerikës, Shërbimi Botëror i BBC-së, Radio Evropa e Lirë e Radios Evropa, Radio Havana Kuba, e mbështetur nga CIA, Radio Londra, Radio Franc International, ishin ato u tërhoqën vëmendjen dhe besnikërinë politike të publikut global, popujve të robëruar, të cilët i kishin shpresat dhe syt vetëm nga perendimi.

Nji vit mbasi u themeluan “Radioja Zëri i Amerikës”, në vitin 1943, lindi Zëri i Amerikës në gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, i cili ishte i vetmi zë shprese dhe lirie për të gjithë shqiptarët. I cili vazhdojë pa ndërpreje për të transmetuar lajme të çuditshme edhe nga “pas Perdes së Hekurt”, që përndryshe nuk ishin të censuruar dhe nuk ishin duke nxitur mosmarrëveshjen dhe herë pas here, për të shpërndarë dezinformata, si ndodhte me propogandën e informacioneve dhe lajmeve që dilnin nga Shqipëria, Rusia, Kina, e tjera.

Aktualisht SHBA-ja, ende operon me shërbime të ngjashme që synojnë tashmë Kubën dhe Republikën Popullore të Kinës, por jo më Shqipërinë, mbas dy dekadave të fundit, ku gjërat kan ndryshuar shumë.

Shumë transmetime të Zëri i Amerikës, sot kanë më shumë transmetime lajmesh, veçanërisht me qëllim të informimit të dëgjuesve në përgjithësi për vendet që po përjetojnë shtypje apo trazirë civile dhe informimin e njerëzve të paqëndrueshëm, me informacione rreth lajmeve rreth botës së jashtme dhe / ose lajmeve që nuk cenzurohen nga një politbeaux.

Ironikisht, kombi paranojak dhe izolacionist i Shqipërisë nën diktatorin Enver Hoxha, vendosi të bëhej një nga transmetuesit më të pandryshueshëm ndërkombëtar gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, ku Radio Tirana, ishte një nga 5 transmetuesit më të lartë ndërkombëtarë sa i përket orëve e programeve të radios prpoganduese të socializmit. Ajo ishte kryesisht për diasporën shqiptare dhe promovimin e variantit të çuditshëm të komunizmit në vendet fqinje.

Që nga fillimi i viteve 1970, satelitët që gjeneronin sinjale lëvizëse të frekuencës u përdorën për të mirë të ndërhynin me transmetimet e Zërit të Amerikës në Shqipëri. Ku, njerëzit e shtypur vazhduan (ose u përpoqën) të dëgjonin transmetimet perëndimore, të zërit të lirisë e shpresës së tyre që i vinte nga Washingtoni – Zëri i Amerikës.

Që nga viti 1963 në 1968 dhe nga viti 1973 deri më 1980, deri në vitin 1988, ishin me qindra ata të burgosur politik në Shqipëri, që u dënuan dhe vuajtën dënimin e tyre të tmerrshem për agjitacion e propogandë, heqje e lirisë deri në 10 vjet me anë të nenin e famshëkeq 55 .

Drejtori i Euro – Azisë, i Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, më 13 maj ditën që shënon 74 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe në Zërin e Amerikës, ka shënuar në profilin e tij, të rrjetit social Facebook, një urimë të ngrohtë për Shërbimin Shqiptar të Zërit të Amerikës, duke thënë se “Zëri i Amerikës, ka shërbyer si një burim shumë i besueshëm dhe më i besueshëm i lajmeve, duke siguruar audiencën e tij me lajme dhe informacione të paanshme, të besueshme dhe me kohë, duke nxitur zhvillimin e shoqërive të lira dhe demokratike. Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës ka ndikim dhe arritje të jashtëzakonshme. Ajo arrin sot të ketë dëgjues 60.5 për qind të të rriturve çdo javë në Shqipëri dhe 64 për qind e të rriturve në Kosovë.

“Sot, më 13 maj, në 74 vjetori i transmetimit të parë të Zerit të Amerikës në gjuhen shqipe, shprehet Dr Biberaj, i cili është ndër më të vjterit që shërben ende në Zërin e Amerikës, një Mirenjohje të thellë, përzemërsisht kolegeve të Seksionit Shqip dhe të gjithë atyre gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmesën e tyre sado modeste për lirinë e demokracinë e kombit tonë të dashur!”

Ndërkohë , të panumërta kan qenë mesazhet e urimit në këtë ditëlindje të Zërit të Amerikës, në rrjeton shoqëror Facebook, drejtuar nga dëgjuesit e rregult shqiptarë në Shqipëri , Kosovë dhe SHBA:

Sami Milloshi, shkruan :” Happy birthday Albanian Voice of America. 100 more years for you. Congratulations to you, also,Mr. BIBERAJ as a great leader of Voice of America.

Bardha Shpuza Azari Congratulations!!!

Ilirian Agolli Falemnderit, Elez i dashur, per ju dhe gjithe koleget neper dekada, per punen plot perkushtim… Gezuar…

Harry Bajraktari Urime

Veton Rugova Urime z. Elez per ju dhe gjithe koleget neper dekada, per punen plot perkushtim

Teuta Sahatqija Urime pervjetorin Edhe shume te tjera te suksesshme. VOA ishte ze i shpreses e drites ne kohera te veshtira qe kaluam.Vazhdon te jete ze i arsyes dhe i lidhjes se fuqishme te shqiptareve me Ameriken

Ylli Dosku Urime Zeri Amerikes qe ishte i vetmi ze shprese ne vitet e erreta te diktatures komuniste. Urime zoti Biberaj per drejtimin me shume pasion, duke i dhene ze ceshtjes shqiptare ne cdo moment historik the kritik te saj. Ndihem me fat qe e kam vizituar ate studio duke marre ne kujtese mikpritjen tuaj dhe te stafit shqiptaro-amerikan. Urime…

Shpend Sollaku Noé VOA dhe Elez Biberaj- per ne shqiptaret nje binom i pandashem. Zeri i Elezit ishte bere si i shtepise, edhe pse shpesh e degjonim me drita te fikura.

Xhavit Kryeziu Urime të përzemërta gjithë stafit të ZiA! Seksioni në Gjuhën Shqipe ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyeshme dhe, gjithsesi, kombëtare në promovimin dhe implementimin e gjuhës së njësuar Shqipe. Le të jetë ky shembull si uvertyrë dhe obligim

Alfons AL Zeneli Zeri i Amerikes ne pergjithesi dhe vecanerisht seksioni i gjuhesh shqipe eshte nje simbol madhor i lirise dhe nga me te cmuarit per te gjithe shqiptaret. Mirenjohje per SHBA , mirenjohje per koleget qe kane punuar aty nder vite. Mirenjohje dhe respekt te pafund per ty Elez. Je krenari per ne.

Sadri Kortoci Zeri juaj ishte shpresa e gjalle qe sherbeu me se shumti per te rrezuar diktaturen me td eger ne bote ,ishte zeri juaj qe duke e degjuar fshehurazi neper shtepite tona qe na jepte shprese se nje dite do vinte edhe per ne Shqiptaret.Perkushtimi i jot i pafund ne sherbim te atdheut eshte dhe ngelet gjurme e pazevendesueshme.
Do kesh mirnjohje per brezin tone per kontributin ne sherbim te lirise dhe drejtave te njeriut.

Franko Egro Urimet me te mira i dashur Elez. Ju jeni identifikuar plotesisht gjate karrieres tuaj te spikatur me kete radio te respektuar, dhe ajo eshte njehsuar me ju. Gezuar

Arber Ahmetaj Radio e jashtezakonshme, me gazetarë që na shërbyen edhe si modele dinjiteti!

Ilir Demalia E jo vetëm dinjitoz Arber Ahmetaj, por edhe dije e maturie politike për ata që kanë veshë me ndigjue e sy me pa. Elezi asht drejtue nga një profesor e burrë dhe njeri tepër i mencëm, Hysen Kadria.

NO COMMENTS

Leave a Reply