Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Bota / Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan : “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan : “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

fotografite i perzgjidhni nga face book beqir sina https://www.facebook.com/beqir.sina/photos?lst=100001647878982%3A100001647878982%3A1495115295&source_ref=pb_friends_tl

Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan : “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

Raport special nga Beqir Sina – Capitol Hill Uashington D.C

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë u debatua në Kongresin Amerikan

WASHINGTON D.C: Komitetit i Punëve të Jashtme të Kongresit, dhe Nënkomitetit mbi Evropën i Dhomës së Përfaqësuesve, mbajti dje pasdite në Capitol Hill – Rayburn House, një seancë të posaçme dëgjimore, në rendin e ditës: “ “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

Kjo, seancë dëgjimore, u kryesua nga Kryetari i Komitetit për Marrdhën’jet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan , i Kalifornisë, Dana Rohabacher, Anëtarët e Nënkomitetit, demokratin e Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini.

Kurse foli edhe Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-kryetar i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, i cili theksoi se Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës.

Njëkohësisht, pas kunitave, të kësaj senace qëndrojnë përpjekjet e fuqishme lobiste të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e Kryetarit të kesaj Lidhje, Joseph Dioguardi, e bashkëshortes ,së tij Shierly Cloyes DioGuardi.

Në seancë degjimore, e cila ishte e ndarë në dy Panele, ishin të ftuar për të dëshmuar, paneli i parë Ndihmës-zëvendësi i Sekretarit amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës qendrore dhe juglindore, Hoyt Yee ishte panel që hapi shumë diskutime lidhur me atë që diskutojë zoti Yee.

Në pjesën e dytë të kësaj senace dëgjimore folën i nderuari Joseph J. DioGuardi Presidenti dhe themelues Lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, Ish anëtar i Kongresit në dy mandatura, dhe Dr. Daniel Serwer, Ph.D. Drejtor Akademik i Institutit të Menaxhimit të Konflikteve – Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Johns Hopkins University në Washington, si dhe profesori Gordon N. Bardos, Ph.D. president nga Instituti Hulumtimit dhe konsultimit në Evropën Juglindore.

Ndërsa ndoqën si “dëshmitarë” seancën dëgjimore Shirley Cloyes Dioguardi,( këshilltare për çështjet Ballkanike), veprimtarë të komunitetit shqiptarë, nga shtete të ndryshme të SHBA-s, Çikago (Ilir Zenku, Vullnet Dervishi, Mamut Skenderi, Skender Karaqica, Gazmend Lleshi, Destan Aliu) – Konektiket Muhamet Rakipi, Nju Jorku (Dashnor Miftari, Nderim Marke, Gazmend Kerkuti dhe Besar Dika), Nju Xhersi (Adi Veseli, Harrun Pollozhani, Lirim Kaba, Faton Arifi, Kalosh Sela) Konektiket ( Rape Ruci dhe Muhamet Rakipi) dhe Dega e Vatrës nga Uashingtoni, antarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçka, Hafiz Shala, Hekuran Shehu, Rifat Mehmeti, si dhe mjetet prestigjoze të informimit, në SHBA-s, si dhe ato nga kryqyteti amerikan, diplomat dhe politikan të huaj.

I ftuar special nga Maqedonia, ishte Nën/Kryetari i Partisë i reformave politike të PDSH-së, LR- PDSH, zoti Arben Taravari dhe shoqeruesit e tij.

Posterat me fotografit të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit u ekspozuan në seancën e dëshmisë me temën Maqedonia dhe krizat në Ballkan”, ndërsa për rastin Sela, foli posaçërisht zoti DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.

Në këtë konferencë ishte i ftuar përveç Dr Taravarit edhe lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, por për shkaqe tanimë të njohura pas incidentit në kuvend me 27 Prill dhe për shkak të rekomandimit të mjekëve të Selës për të qëndruar në kurim shtëpiak deri në përmirësimim e plotë të gjendjes shëndetësore të z. Sela në moment të fundit është anuluar udhëtimi i tij.

Në këtë konferencë z Taravari, ofroj panelistëve informacione të dorës së parë rreth gjendjes në Maqedoni dhe sidomos për zhvillimet aktuale politike dhe përkushtimin e subjektit që përfaqëson për zgjidhjen e shpejt të krizës, formimin e qeverisë reformatore në Maqedoni

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, në fund të seancës dëgjimore pati një bised disa minutshe me Ndihmës-zëvendësi i Sekretarit amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës qendrore dhe juglindore, Hoyt Yee, lidhur me ngjarjet ne Parlamentin e Shkupit dhe goditjen brutale të huliganve ndaj zotit Sela.

Duke çelur këtë seancë dëgjimore, Kryetari i Komitetit për Marrdhëniet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan i Kalifornisë, Dana Rohabacher prazantoi para komisionit dhe pjesëmarrësve një vështrim të shkurtër rreth asaj që ai e drejtojë pyetjen për temën e mbajtjes së kësaj senace dëgjimore “ Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”, e thirruar sipas tij, nga Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, ish kongresisti republikan e Nju Jorkut Joseph Dioguardi

Drejtuesi i kësaj senacë dëgjimore Kryetari i Komisioni për Punë të Jashtme, kongresisti republikan e Kalifornisë Dana Rohabacher, tha në fillim të fjalës së tij se : “Ndërsa Administrata e re fillon të vendosë pjesët e politikës së tyre të jashtme, tani është një kohë e përshtatshme për Kongresin, që të rivlerësojë dhe të konsiderojë qasjen e SHBA, ndaj Ballkanit Perëndimor. Unë, si shumë vëzhgues të rajonit, jemi të frustruar nga mungesa e pajtimit politik, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit. Kam frikë se status quo nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar dhe se backsliding politike është e mundur. Kjo senacë dëgjimi tha ai do t’i japë Nënkomitetit mundësinë për të dëgjuar nga zyrtarët e administratës dhe ekspertët e pavarur atë gjendje aktuale të rajonit dhe cilat do të jenë mënyrat e veprimeve sipas tyre apo ndryshime të mëtejshme mund të jenë të nevojshme për të siguruar që Ballkani Perëndimor të vazhdojë të lëvizë në një drejtim të qeverisjes së mirë dhe tolerancës së përbashkët “.

Në këtë dëshmi foli edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Hoyt Yee, i cili sapo është këthyer nga një turne politik në Ballkan, (Sarajevë, Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Shkup dhe Tiranë) si i dërguari i posaçëm për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit.

Fillimisht, Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee ka faleminderuar Kryetarin Komitetit i Punëve të Jashtme të Kongresit, dhe Nënkomitetit mbi Evropën në seancën dëgjimore kongresmenin Dana Rohrabacher, Anëtarët e Nënkomitetit, Gregory W. Meeks për ftesën që të shfaqet para tyre, për të diskutuar se çfarë Qeveria amerikane ka arritur në Ballkanin Perëndimor gjatë 20 viteve që nga e Marrëveshjes së Dejtonit dhe sfidat para tyre sot.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kongresin dhe këto dy Nënkomitetet për interesimin tuaj në Ballkanin Perëndimor, ku Shtetet e Bashkuara janë duke investuar për të kompletuar vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar, e lirë dhe në paqe. Angazhimi ynë, sidomos me zyrtarë të lartë të Ballkanit, udhëtime në rajon dhe anëtarësimet e grupeve parlamentare kanë dërguar një sinjal të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ardhmen e rajonit. Sot ky vizion është më nën kërcënim se çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe terrori nga ISIL në Siri dhe Irak kanë nxjerrë rëndësinë gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor . Në këtë kontekst të ri gjeopolitik, puna jonë me Ballkanin aleatët dhe partnerët për të krijuar një hapësirë për tregti të lirë, tregjet e lira dhe popujt e lirë është më e rëndësishme se kurrë – nëse është e mbështetur të drejtën të hartojë zgjedhjen e tyre sovrane për një të ardhme euro-atlantike; ndërprerja e rrugëve për luftëtarët e huaj në Siri dhe Irak, me qëllim për mbjellje terror në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë; deri rolin qendror të rajonit në të ardhmen e sigurisë së energjisë të Evropës; ose shrrënjosjen e kancerin e korrupsionit , demokraci dhe të sigurisë”, theksoi Hoyt Yee.

Ai tha më pasë se :”Edhe më alarmant është fakti se një numër i vogël i njerëzve që nuk largohen ose nuk kanë mundësi të largohen, janë gjithnjë e më shumë vunerabël ndaj ekstremizmit të dhunshëm. ISIS dhe grupe të tjera të dhunshme po arrijnë sukses për të gjetur mbështetje dhe luftëtarë nga Ballkani. Rusia nga ana tjetër, po përpiqet gjithnjë e më shumë të minojë përparimin në Ballkan. Nga përpjekja e guximshme për të minuar qeverinë në Pogdoricë tek një mbështetje më delikate për retorikën e ndarjes në Bosnje-Hercegovinë, Rusia kërkon të pengoj përparimin drejt anëtarësimit në Nato dhe BE, kudo që mundet” –

Hoyt Yee duke dëshmuar para një komisioni të Kongresit lidhur me gjendjen në Ballkan vazhdojë :”Megjithëse Ballkani nuk dominon më titujt e lajmeve ndërkombëtare si dikur, rajoni ende përballet me sfida të mëdha të cilat në se nuk adresohen, përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në Evropë. Tensionet etnike në mbarë Ballkanin janë përsëri në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni nënvizon ashpërsinë e problemeve të saj politike. Ndërsa zvarritet përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrueshmëria në Ballkan do të mbetet e brishtë”

Më pasë e mori fjalën kongresisti demokrat i Nju Jorkut, zoti Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, i cili bëri vërejtje për kërcënimet e paqes dhe stabilitetit në Dhomën e Punëve të Jashtme të Evropës dhe Euroazisë, ku tha se puna në Ballkan nuk ka përfunduar akoma dhe se projekti i filluar ne vitet e 90-ta, kur u shpërbë Jugosllavia ende kërkon angazhim nga SHBA dhe aleatët e saj në Evropë.

Ai potencoi se progresi është evident dhe tashmë dy vende, Sllovenia dhe Kroacia janë pjesë e BE-së dhe gjithashtu ato të dyja së bashku me Shqipërinë kanë hyrë në NATO, ndërsa Mali i Zi është rrugës.

“Paqja dhe demokracia kanë qenë normë atje që kur kanë përfunduar luftërat, mirëpo demokracitë e secilit vend janë buzë shthurjes. Liria e shtypit po ngushtohet në Serbi, ndërsa Maqedonia ende s’është treguar e aftë për ta formuar qeverinë. Partia opozitare në Shqipëri po refuzon nga ana tjetër të marrë pjesë në votime parlamentare muajin tjetër. Zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Kosovë, pas votimit të mocionit të mosbesimit, duken relativisht normale. Mirëpo telashet e Kosovës janë po aty, pasi Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, në krye të shqetësimeve rajonale mbetet Putini, i cili ka shtuar vendet e Ballkanit në listën e objektivave dhe kështu po rrit tensionet duke minuar besimin në demokraci.

“Kremlini tentoi një grusht shteti në Mal të Zi, e cila për fat të mirë dështoi. Ajo po i shet armë moderne Serbisë, duke përfshirë edhe MiG-29 dhe tanke T-72. Gjithashtu, po përzihet edhe në politikën e brendshme të Maqedonisë, me qëllim që të pengojë zgjidhjen e krizës qeverisëse në Shkup. Kam qenë i befasuar nga kundërshtimi fillestar i SHBA për planet e Kosovës për të krijuar ushtrinë. Nëse njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran ka ndonjë domethënie, kjo do të thotë se ne duhet t’i qëndrojmë afër Prishtinës kur ajo ndjek politika brenda kufijve të pranueshëm për çdo vend normal”, ka thënë Engel.

Duke thënë se zhvillimi i ushtrisë duhet të bëhet gradualisht, ai ka shtuar se nuk duhet të ndalet një gjë e tillë pasi Kosova ka hyrë në vitin e saj të dhjetë të pavarësisë.

“Duhet ta ndihmojmë atë që të këshillohet me zgjedhësit e vet, me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që ata të krijojnë forcën e tyre mbrojtëse jo kërcënuese”, ka thënë ai.

Engel ka ngritur gjithashtu shqetësimin e tij për mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me ç ‘rast ka përmendur edhe rastin e vëllezërve Bytyqi, qytetar amerikan, si dhe iu ka referuar një raporti të lëshuar nga Qendra për të Drejtat Humanitare në Beograd, ku flitet për varret masive me trupa të shqiptarëve në Serbi.

Në fund ai ka shprehur bindjen se Serbia duhet të ndalet nga pengesat që po i vë përpara Kosovës, në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

“Nëse të dyja duan të hyjnë në BE, ato do duhej ta ndihmonin njëra-tjetrën dhe jo të kundërshtojnë dhe ta bëjnë të pamundur”, ka thënë ai.

Paneli i dytë i seancës së Komitetit ishte me pjesëmarrjen e Xho Diogardit, i cili shërbeu katër vite si kongresmen republikan nga Nju-Jorku dhe është President i LQSHA nje organizate lobuese shqiptare në Uashington.

Xhozef DioGuardi, Presidenti i lobit shqiptar, ka qenë vazhdimisht një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në Kapitol Hill, dhe çelsi që u hapi dyert shqiptarëve në Washington, prej përballjeve së pari ndaj ish-kongresistes që udhëhiqte lobin e Serbisë, në Kongresin Amerikan, Helen Delich Bentley.

Ai është shquar për deklaratat e tij inflamatore lidhur me situatën e shqiptarëve në Kosovë, dhe dëshimive spektakolare kundrejt Sllobodan Millosheviçit, ku nga Haga, ish i akuzuari Slobodan Milosheviç, foli për rolin e lobit shqiptarë në SHBA, në konfliktin e Kosovës, për atë që Millosheviçi, e qunate “satanizimin e serbëve në publikun amerikan,” simbas tij nga Xhozef DioGuardi .

Shumë i rëndësishëm në këtë senacë dëgjimi, pra në këtë kohë pas ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ishte dhe kjo dëshmi që Xhozef Dioguardi i cili foli për krizën politike dhe ekonomike për shqiptarët në Ballkan, veçanërisht në Maqedoni.

“Në dy vitet e fundit, situata politike është përkeqësuar në mënyrë dramatike në Maqedoni, duke bërë të nevojshme, dhe këtë seancë dëgjimi në të cilin departamenti i shtetit u përfaqësua nga një zyrtar i nivelit të lartë që ka përgjegjësi për Ballkanin” tha DouGuardi.

Në dëshmin e tij z DioGuardi foli gjatë për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni si dhe thellimin e krizës, duke përfshirë edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që ka të bëjë me bllokimin e procesit të formimit të Qeverisë. Në fokus të dëshmisë së tij ishte dhe Kosova dhe Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të shpallura. Poashtu me rrëfimin e të së vërtetës, si tha Diouguardi, për ngjarjet e 27 prillit, sinjalizoi poashtu edhe për ngjarjet që priten të ndodhin ditëve në vijim në Maqedoni simbas tij.

Joseph J. DioGuardi President, i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në dëshminë e tij, para Komisionit të dy Dhomave asaj së Çështjeve të Jashtme dhe Nënkomisionit për Evropën, Euroazinë, foli mbi Kërcënimet në Zhvillim në seancën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

“Ngjarjet rreth sulmit brutal ndaj Ziadin Sela, si lider për reformën politike në Kosovë Maqedoni më 27 prill 2017, erdhën pas asaj kur nje perfaqësues shqiptar Talat Xhaferi, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, tha Dioguardi, duke shtuar se “ Ata që mbështetnin zgjedhjen e kryetarit të ri, shqiptarit të parë që do të zgjidhej për këtë Institucion të lart Parlamentin e Maqedonisë, u sulmuan brutalisht nga deputetët e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE dhe huliganë të paguarit e tyre”.

Në Parlamentin e Maqedonisë tha Dioguardi, “Banditë dhe paramilitarë ia mësynë Parlamentit në një përpjekje për të goditur frikën dhe terrorin në mendjet dhe zemrat e atyre deputeteve shqiptarë, të vendosur për reformimin e qeverisë së korruptuar maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski, i cili e ka udhëhequr qeverinë si një ndërmarrje kriminale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, tha ai.

Simbas Dioguradit, ish Kryeministri Gruevski, ka kontrolluar plotësisht çdo pjesë të qeverisë maqedonase, duke përfshirë edhe gjykatat, përmes pushtetit të kontrolluar prej tij, ryshfetit, patronazhin dhe zellin dhe taktikat e mafias politike në Shkup.

“Për muaj të tërë, përpara sulmit të tmerrshëm më 27 prill, Ziadin Sela, kryetari i komunës së Strugës dhe kreu i Lëvizjes për Reformat e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, LR-PDSH (I cili ishte në koalicion me Zoran Zaev, kreu i Partisë LSDM Maqedonase etnike dhe në kundërshtimi ndaj VMRO-LPMNE-së) ishte objektivi i një vargu protestash duke bër fushatë të gjerë propagandistike kundra shqiptarëve dhe Zijadin Selës” tha Dioguardi.

Saqë ai si “armik i popullit”, duhej të eliminohet. Rezultati ishte me të vërtet tronditës dhe me pasoja të rënda fizike, tha Dioguardi duke treguar me dorë nga posterat me fotografitë e përgjakura, të Zijadinë Selës, i shtrirë për vdekje në mes të dyshemes së Parlamentit të Maqedonisë.

“Sulmi brutal ndaj Selës, në veçanti, nga forcat speciale të maskuara të policisë, të cilët u lejuan nga Qeveria maqedonase për të sulmuar deputetët për më shumë se dy orë pa ndonjë ndërhyrje nga policia që ishin të pranishëm në vendngjarje, ndaj Ziadin Selës, ishte duke e godituar atë në mënyrë të përsëritur në kokë, rrëzuar pa ndjenja, deri sa simbas deshmitarve të asaj ngjarje Sela u konsiderua i vdekur nga sulmuesit, kur ai u tërhoq nga dhuna brutale me plagë të rënda – dhe kjo mund të shihet qartë në fotografitë e përgjakshme të Sela më 27 prill që unë kam menduar për ta zgjeruar dëshminë time për këtë seancë” tha Ish-Kongresmeni amerikan, Presidenti LQSHA, z. Joe Dio Guardi, teksa rrëfej në dëshminë e tij për krizën politike në Maqedoni dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare.

Z. Kryetar, iu drejtua Dioguardi,Kryetarit të Komitetit për Marrdhën’jet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresitit Republikan, i Kalifornisë, Dana Rohabacher, anëtarëve të Nënkomitetit, demokratin e Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini, :“Duke përdorur dhunë të tillë të tmerrshme të planifikuar për të futur frikë dhe dridhje për të arritur qëllimet politike, mendojë se duhet të cilësojë partinë e VMRO-DPMNE-së klasifikimet e Departamentit të Shteti si një Organizatë Terroriste dhe futu në “Listën e Zezë” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, siç është bërë për grupet e tjera politike nëpër botë.

Dioguardi potencoi më pasë se :”Partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruesvsky, përfaqëson një parti anti-shqiptare, një parti të dhunshëme në Shkup. VMRO-DPMNE-ja është Partia, e cila ka shumë kriminelë të dënuar si anëtarë, duke përfshirë edhe deputetët të cilët u dënuan për krime të rënda, si Jovan Tarçullovski i cili në vitin 2005 u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për krime lufte kundër Shqiptarëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe forcave të sigurisë të Kosovës”

Dioguradi : “Tarçullovski, tani është anëtar i parlamentit për VMRO”.

Në dëshminë e tijë Kërcënimet në Zhvillim në seancën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”, ish kongresisti republikan i Nju Jorkut, Xhozaf DioGuardi, theksojë se :’ Kriza e tanishme politike dhe kaosi ekonomik në Maqedoni kanë ndikuar negativisht në të jetën e përditshme të popullsisë së madhe shqiptare, e cila tashmë është subjekt i jashtëzakonisht i lartë i papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve. Është e qartë, tha ai se diskriminimi ekonomik kundër Shqiptarëve po përdoren si një instrument i institucionalizuar i spastrimit etnik të shqiptarëve.

Si diktatori i ndjerë serb dhe i akuzuar për krimet e luftës Sllobodan Millosheviç, i cili ka përdorur në Kosovë të njëjtën mënyrë me shqiptarët në 1989 deri 1999, derisa Shtetet e Bashkuara të udhëhequra dhe NATO për 78 ditë kan bombarduar Serbinë dhe e solli Millosheviçin para drejtësisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë. Milosheviçi u akuzua për “krime kundër njerëzimit” -krimet që po përsëriten tani nga racizmi virulent sllavo maqedonas ndaj shqiptarëve, dhe shovinizmin nën drejtimin e Nikolla Gruevskit sot”

Dioguardi tha se :”Duke parë përkeqësimin e mjedisit ekonomik dhe politik në Maqedoni gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit pasi “Marrëveshja Ohër / Oher” u nënshkrua për të zgjidhur seriozisht konflikt ushtarak midis shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë, bëhet e qartë se rrënjët e konfliktit aktual janë kryesisht politike dhe jo etnike. Kriza aktuale është një luftë për të marre pushtetin mbi burimet financiare nga VMRO-DPMNE dhe Nikola Gruevski, të cilët refuzojnë transferimin paqësor të pushtetit në koalicionin e udhëhequr nga Zaev / LSDM, të cilët po përpiqeshin të formonin një të re , nën një mandat të lejuar ligjërisht për ta pas bashkimit të një a shumicë të deputetëve në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë”.

VMRO – DPMNE, tha Dioguardi, mendojë se brengë e vërtetë kanë frikën pas akuzave penale se udhëheqja e saj, duke përfshirë Kryeministrin Gruevski dhe kreun e Shërbimeve të tij Sekrete, me gjasë do të përballen me drejtësinë, pasi të jenë jashtë pushtetit.

Më tej Dioguardi ka permendur dhe atë që ai e quajti :”Potenciali i përfshirjes së Rusisë në Maqedoni”

Ai tha se :”Kjo ngre një mundësi reale të përfshirjes së Rusisë në Maqedoni që kur Gruevski thotë se e mirëpresim çdo mbështetje ruse në një krizë të brendshme politike në një konflikt ndëretnik, në implikimet rajonale nga Maqedonia”.

“Si një njohës i mirë me çështjet në Ish Jugosllavi që nga viti 1986, si një kongresist i SHBA, që nga viti 1989 si një avokat për të drejtat njerëzore, politike dhe civile në Ballkan, mendojë se “ është më e qartë se kurrë më parë se ngjarjet e 27 prillit 2017, janë skenar i Nikola Gruevskit i cili po ndjek rrugën raciste, shoviniste i cili, nëse nuk ndalet, do të çojë vetëm në më shumë tensione ndëretnik dhe dhuna politike në Maqedoni, me pasoja të rënda do të vazhdojë” tha Dioguardi në fjalën e tij Kërcënimet në Zhvillim në seancën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

Në fund Xhozef Dioguardi Presidenti i LQSHA, lobit të parë dhe të vetëm dha disa rekomandime :

1) Shtetet e Bashkuara nuk mund të presin më gjatë që Bashkimi Evropian të zgjidhë Krizën në Maqedoni, për arsyet e dhëna në këtë dëshmi, dhe duhet të marrë një rol udhëheqës tani më përpara se Maqedonia të kaloi në kaos dhe politik, financiar dhe humanitar

2) Duhet një hap i menjëhershëm për të marrë, dhe duhet të ketë një angazhim më aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës : Zbatimi i plotë i Marrëveshjes 15 vjeçare së Ohrit për të siguruar shqiptarët të jen të barabartë me të drejta popullit Maqedonas. Për të arritur këtë, Kongresi i SHBA duhet të krijojë një Këshill Zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit (OFA). Mungesa e një mekanizmi të tillë është një nga arsyet që VMRO-DPMNE ishte në gjendje kontrollojnë dhe partnerin shqiptar në koalicionin e tyre.

3) Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë thirrje për kodifikimin e barazisë etnike midis shqiptarëve dhe Maqedonasit në Kushtetutë, sepse Kushtetuta aktuale (1991) përmban Dispozitën e vjetëruar post-jugosllave që kryen një status të klasit të dytë, diskriminues për të Shqiptarë në Maqedoni.

4) Shpërthimi i 27 prillit 2017, sulmi në parlamentin e Maqedonisë nga policia speciale u mundësuan nga forcat e policisë me uniformë dhe civilë të maskuar, të cilët e lejuan të vazhdonte dhuna brutale për gati tre orë pa ndërhyrje. Si rezultat i kësaj dhe refuzimit që i bëri presidentit Ivanov për dorëzim e mandatit deri dje, koalicionit të propozuar të LSDM – së, të udhëhequr nga Zoran Zaev, me Partitë shqiptare etnike (duke rezultuar në 67 deputetë nga një total prej 120) për të formuar një Qeveri të re, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të kërkojnë menjëherë “Sanksionet kundër Maqedonisë”.

Check Also

Aksident trafiku në shtegun malor “ Strazhë”

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak kohe në shtegun malor “ Strazhë”. Një …

Komentoni

%d bloggers like this: