Wednesday , November 14 2018
Home / Kulture / U përurua libri i ish-mësimdhënsit dibran Sakip Veliu: “Palca e Ndrydhur”

U përurua libri i ish-mësimdhënsit dibran Sakip Veliu: “Palca e Ndrydhur”

fotografite i perzgjidhni nga facebook beqir sina https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.1445957525469163.1073743893.100001647878982&type=3

U përurua libri i ish-mësimdhënsit dibran Sakip Veliu: “Palca e Ndrydhur”

Beqir SINA – New Jersey

Fazë Parë, shkruan për internnimin dhe vuajtjen e dënimit të tri familjeve, që kaluan së bashku edhe 54 vjet burg – Ndërkohë, që ajo që quhet Faza e Dytë, në këtë libër pershkruan internimet dhe vuajtjet e dënimet në fshatra dhe qytetin e Dibrës, me 332 vite burg dhe interrnime.

NEW JERSEY : – Në Sallën e Konferencave të Qëndrës Kulturore Shqiptare – “Fondi i Përbashkët Shqiptarë” që ndodhet në qytetin Riverdale, New Jersey, dje u bë përurimi i librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit Sakip Veliu.

Në këtë përurim libri, morën pjesë dhejtra vetë, lider të komunitetit, veprimtarë, shumë familjarë, dhe krijues e dashamirë të librit.

Hapjen e kësaj veprimtarie e përshëndeti Kryetari i “Fondit të Përbashkët Shqiptarë”, duke i uruar suksese autorit, i cili tha ai është edhe një mësues i dalluar i shkollës pranë Qëndrës Kulturore Shqiptare.

Ky libër u mirëprit dhe u vlerësua edhe nga pjesëparrêsit, veprimtarë të dalluar të komunitetit.

Fillimisht, Esat Ahmeti, moderator i këtij përurimi, tha se, sot kemi rastin t’i përurojmë një vepër letrare të Sakip Veliut, e cila dëshmonë përkushtimin e denjtë të autorit për të treguar para lexuesve, atë kalvarin e vuajtjeve, dhunës e terrorit gjatë internimit të shqiptarëve nga ish pushteti komunist Jugosllav, e cila duhet shkruar , që më detajisht të njihen gjeneratat e reja, për atë se çfarë shteti i asaj kohe përdori kundra shqiptarëve, patriotve dhe atdhetarve, jo vetëm në Dibër, por edhe në të gjitha vendbanimet shqiptare nën ish Jugosllavinë e athershme.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor Miftari, i cili ka qen vet pjesë e përndjekjeve të asaj kohe, si familje, tha se “Peirudhën e vuajteve, dhunës e terrorit gjatë internimit të shqiptarëve në atë kohë, megjithse, unë, ende nuk e kam lexuar librin, por i premtojë autorit se do ta lexojë, atë, bile me shumë kënaqësi. Ngase, aty jam i sigurt do të do e gjejnë të shkruar histori nga shumë familje dibran që ne i njohim shumë mirë, mbasi disa prej tyre i kemi edhe në sallë, dhe e dimë atë se çfarë vujatjesh dhe terrori kaluan këto familje në kohën e ish Jugosllavisë që nuk egzistonë më mbas shpërbërjes së saj ”.

Veprimtari i njohur dibran Shpend Koleci, i cili lexojë edhe një pjesë nga libri , i autorit Sakip Veliu, theksojë se “Ky përurim i i librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit në fjalë, shënon një veprimtari të rëndësishëme jo vetëm për ne, por edhe për lexuesit e gjerë , për tu njohur me këtë anë të dhimbshme të familjve dibrane, vuajtjet e tyre nëpërmjet terrorit të ushtruar atyre viteve prej regjimit sllavo – komunist dhe më gjerë, sidomos famijet që jetonin përgjat zonës kufitare”.

Ish kryetari i shoqatës Atdhetare Dibra, Xheladin Pjeçja dhe veprimtari Rrape Ruci, të cilët janë nga Dibra, dhe që e njohin mirë autorin dhe atë kohë thanë se me këtë libër, bashkëqytetari i tyre, e ka rrëfyer jetën e familjes së tij, në përndjekjen dhe interrnimin, e saj, dhe duke përfshirë fotokopje me anë të disa dokumentave arshivore, që autori ka siguruar duke ia bashkëngjitur nëpërmjet rrëfimeve të dibranëve, ai tregon edhe për familjet e brezit kufitar me Shqipërinë, të fshatrave Spase, Sollokiq, Bomove – Taranik, Ame, Banjisht, Kunjare, dhe disa familjeve të tjera në qytetin e Dibrës.

Më pas lexojë parathënjen e librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit Sakip Veliu, veprimtari i dalluar Xhavit Kabashi nga Kosova.

Kurse, bashkëmoshatari i autorit të këtij libri , ish shoku i klasës Bashkim Abdullahu, solli disa kujtime mbresalënse nga jeta e fëmijërisë së tyre, ajo në bangat e shkollës, në qytetin e Dibrës.

Në fund duke marrë nga një kopje të librit “Palcë e Ndrydhur”, me nëshkrimin e autorit, pjesëmarrësit thanë se Sakipi, ka shkruar në këtë libër për të kaluarën e disa familjeve dibrane, por edhe për të kaluarën e prindërve, fshatit, vendlindjes, dhe qytetit Dibrës së Madhe .

Ai në atë që e quan Fazë Parë, shkruan për internnimin dhe vuajtjen e dënimit të tri familjeve, që kaluan së bashku edhe 54 vjet burg – Ndërkohë, që ajo që quhet Faza e Dytë, në këtë libër pershkruan internimet dhe vuajtjet e dënimet në fshatra dhe qytetin e Dibrës, me 332 vite burg dhe interrnime.

Mësimdhënsi nga Dibra e Madhe në pension, Sakip Veliu, më pas duke falënderuar pjesëmarrësit, gjeti rastin në mënyrë të veçantë, të shpreh një mirënjohje dhe faleminderim edhe për bashkëshorten e tij Bujaren, dhe fëmijët e tij, vëllezërit Xheladin dhe Sami Veliu, si dhe dy nipërit Xhevat dhe Qeram Osmani, të cilët, tha ai sponsorizuan librin.

Sakip Veliu, drejtojë edhe një faleminderim për përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë, atij, për realizimin e këtij libri, duke permendur mes tyre edhe redaktorin profesor Nuri Koleci, recenzentin Fisnik Cami, lektoren Gonxhe Mashkulli, dhe, rradhitjen kompjeterike dhe kopertina bër nga Atli Dema.

Check Also

Taulant Koka me shpikje mbresëlënëse në Panairin në Darmstadt

Stendet në Darmstadtium janë vendosur mirë dhe vizitorët lëvizin njëri pas tjetrit përgjatë rreshtave të …

Komentoni

%d bloggers like this: