Bebe Rexha, këndon kuq e zi, në Nju Jork, bashkë me fansat shqiptarë

0
574
Musician Bebe Rexha performs onstage at The SAP Center in San Jose, California on April 6, 2016. (Photo by Chris Tuite)

Bebe Rexha, këndon kuq e zi, në Nju Jork, bashkë me fansat shqiptarë

Beqir SINA – Brooklyn New York
Bebe Rexha, në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar :” Letting Brooklyn Know… Kuq e zi. Red and black”

BROOKLYN NY : Super Ylli shqiptar Bebe Rexha, në SHBA, është duke mbajtur me shumë sukses këto dite, disa koncerte në metorpolin e botës qytetin e New Yorkut, para se ajo muajin e ardhshëm do të jap një serë koncertesh në Londër, Parisë, Berlinë, Amsetredam, e Romë.
Ylli i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vijon të shkëlqejë në skenën botërore dhe të realizojë me sukses koncertin pranveror të cilin e ka nisur me koncertet e saj në Los Angelos, Chicago, Philadelphia, e tani në New York .
Në mega koncertet e saj në Nju Jork, përveç muzikës, me qindra fansat e saj shqiptarë, ajo ka ndezuar atmosferen kuq e zi me ngjyrat e flamurit tonë .
Kësaj herë Rexha, është bërë protagoniste e një atmosfere jashtëzakonisht entusiate të publikut të shumtë shqiptarë, i cili e priste me një interesim të madh për në koncertin madhështor në qytetin e Brooklynit, lagje kjo e New Yorkut, ku ajo kaloi fëmijërinë me familjen mbas emigroi nga Dibra e Madhe.
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, sapo ka postuar sot një video në profilin e saj në Facebook, me të cilën ngjalli shumë shikime dhe pëlqime.
Ajo, duket në video së bashku me disa fansa shqiptarë, teksa dëgjohet duke brohoritur me ritëmin “kuqezi”, para hotelit ku qëndron këngëtarja nga Brooklyni- New York.
Bebe Rexha, e cila është bërë njëra nga këngëtaret më të kërkuara në SHBA për momentin, ka edhe një numër të madh të fansave të saj shqiptarë këtu në New York.
Super Ylli shqiptar Bebe Rexha, para koncertit në lagjen e New Yorkut – Brooklyn, doli në ballkonin e hotelit për tu pershendetur me shqiptarët, me një flamur shqiptarë, të cilin ajo e valviste duke e ndezur atmosferen para koncerit me brohoritjet e fuqishme “Kuq e zi”, së bashku me publikun shqiptarë, që po e priste në rrugën përpara hotelit,.
Megjithatë, duhet thënë se ajo shpesh herë po i tregon botës se ajo është shqiptare, e diçka të tillë e dëshmoi edhe në performancën e saj ndoshta më të bukur, në dy netët e magjishme në dy skenat e famshme të Brooklynit Irving dhe Warsaw Palazza .
Kur Super Ylli shqiptar Bebe Rexha, doli në skenën e magjishme mes brohortijve dhe rreflktimit të prozhekoterve, duke preformaur e veshur me një fustan të hollë bojë të kuqe, ndërsa në pjesën e prapme të fustanit, ajo kishte qendisur një Shqiponjë të madhe me dy krena, simbolin e flamurit tonë kombëtar.
Në një video të shpërndarë nga këngëtarja e njohur Bebe Rexha, në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar :” Letting Brooklyn Know… Kuq e zi. Red and black”, teksa super Ylli këndon këngë shqipe, tingujt të së cilës dhe melodisë së bukur i paraprijnë dhe qindra fansat e saj shqiptarë në New York, dhe dëgjohen nëpërmjet videos.

NO COMMENTS

Leave a Reply