Home / Kronika e Zezë / Zyrtarët e Qeverisë të Serbisë, nderojnë bustin e udhëheqësit të tyre famëkeqin Sllobodan Millosheviq, në Berlin

Zyrtarët e Qeverisë të Serbisë, nderojnë bustin e udhëheqësit të tyre famëkeqin Sllobodan Millosheviq, në Berlin

Zyrtarët e Qeverisë të Serbisë, nderojnë bustin e udhëheqësit të tyre famëkeqin Sllobodan Millosheviq, në Berlin

Nga Beqir SINA – New York

BERLIN – GERMANY : Krerët Qeverisë së Serbisë, të cilët ndodhen për njê vizitë zyrtare në Berlinë, provokojnë rëndë ndërgjegjen e një populli të tërë, duke nderuar bustin e udhëheqësit të tyre, famëkeqin Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq në qelitë e burgut, më parë se ai të dënohet për gjenocid nga Gjykata e Hagës, për Krimiet në Ish- Jugosllavi.

Në një fotografi, e cila po qarkullon sot në rrjetin social Facebook, tregohen disa anëtar të qeverisë së Serbisë, që ndërsa Kryeministri serb Aleksandër Vucic është duke bër vizitë zyrtare në Berlin, ministri i tij, Aleksandar tjetër, është paguar një respekt ose haraç për Miloseviqin, duke vendosur kurorë dhe buqeta me lule në emër të Beogradit.

Ndërkohë, i menjëherëshëm nga shqiptarët ka qenë reagimi i tyre: “Imagjinoni nëse një ministër në Gjermani, do të nderoi Hitlerin sa turpë, sa e rëndë dhe sa hipokrizi, është,” kan shkuar sot në medien sociale shqiptarët, teksa permendin, atë se sot disa nga Krerët Qeverisë së Serbisë, të cilët ndodhen për vizitë zyrtare në Berlinë, së bashku me Kryeministrin e tyre Vuçiç, janë duke zhvilluar një ceremoni të bujshme, në Gejrmani.

Millosheviqi – dha dorëheqjen nga presidenca jugosllave (Serbi – Mali i Zi,), mes demonstratave, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 24 shtatorit 2000.

Ai u arrestua nga autoritetet federale jugosllave më 31 mars 2001 nën dyshimin për korrupsion, shpërdorim të pushtetit, dhe përvetësim.

Hetimi fillestar në Millosheviqit nisën të pengoheshin për mungesë provash, duke bërë kryeministri serb Zoran Gjingjiç( i cili më pas u vra nën hije dyshime para zyrave të Qeverisë në Beograd) për të ekstraduar atë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) për të dalë në gjyq për akuza të krimeve të luftës në vend.

Në fillim të gjykimit Millosheviqi, denoncoi Tribunalin si të paligjshëm për shkak se ajo nuk ishte krijuar me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; prandaj ai refuzoi të zgjedh Avokat për mbrojtjen e vet.

Millosheviqi ka kryer vetë mbrojtjen e tij në gjyqin e pesë-vjeçare, e cila përfundoi pa një vendim, kur ai vdiq në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006.

Millosheviqi, i cili vuante nga sëmundje të zemrës dhe hipertensionit, vdiq nga një atak në zemër, u tha në raportin zyrtar.

Ndërkohë, që Gjykata e Hagës, mohoi çdo përgjegjësi për vdekjen e Millosheviqit, dhe deklaroi se ai kishte refuzuar të marrë ilaçe të përshkruara si mjekësore, dhe vdiq në vend – brenda në qelinë e tij në Hagë.

Check Also

Lum ne që të kemi, o Hashim Thaçi!

Nga: Xhevdet Pozhari Ka shumë pak ballkanas që kanë lindur dhe kanë vdekur në të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: