Home / Lajme nga Diaspora / Vdiq më i fundit i fisit Sina – Hashim Sina njëri nga 9 fëmijët e fisit Sinat e Dibres

Vdiq më i fundit i fisit Sina – Hashim Sina njëri nga 9 fëmijët e fisit Sinat e Dibres

Vdiq më i fundit i fisit Sina – Hashim Sina njëri nga 9 fëmijët e fisit Sinat e Dibres

FORT LUADREL FL: Në Fort Luaderal – Florida, në moshën 85 vjeç vdiq fëmija, e fundit e çiftit të bashkëshortor, Kafile Kaloshi – Sina, dhe Beqir Sina.

Mbrëm e mërkur, 15 Mars 2017, i rrethuar nga fëmijët, djemtë e vajzat, nipër e mbesa, dhëndrrurët, miq e dashamirë, në paqe pas një sëmundje të gjatë mbylli syt dhe “I fundit i Monikanve – The Last of Mohicans” – Hashim Beqir Sina.

Hashim Sina, është njeri prej atyre emrave, që kryesisht nuk i njohim, dhe, nuk i kem dëgjuar ndonjëher, pra, nga ata burra që jemi mësuar me emrat e tyre, vetëm kur dëgjojmë lajmin për vdekjen e tyre.

Mbasi ai bën pjes në mesin e familjeve më në zë në Dibër, si i njohin banorët e kësaj treve, me një histori të gjatë në çështjen tonë kombëtare, si janë ato: “Malet e Dibrës – Fiset e Mëdha – Oxhaku – Kulla ose Paria e Dibrës, Patriote dhe Atdhetare – Dera e Madhe”.

Pra, nga ato fise, që kan luftuar dhe mbrojtur me pushkë në dorë në të gjitha trojet tona, gjatë gjithë historisë, së saj, prej sundimit otoman, luftrat me Turqit, luftën e Austro- Hugarezve, deri te përpjekjet e Serbisë, për të na marrë tokat shqiptare, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, dhe me ardhjen e mortajes komunizmit, në mesin e dibranve gjendet edhe fisi me origjinë nga trevat shqiptare, Dibra – SINA.

Historia e Fisit SINA, së kësaj familje të madhe, nga Dibra, fillon me të parët e tyre, që ishin gjithomnë gjatë gjithë historisë së Dibrës, në ajkën e familjve të mëdha të kësaj treve, Feriti, Rushiti, i parë,.

Ata që ishin ndër paret që u vunë në krye të luftëtarve me dibranet – kundra ushtrisë turke, të shquar më betejen e Radikës, ku Hajredin Pasha, u thye i turpëruar, duke i humbur të gjithë ushtarët.

Check Also

Kërkohen aktorë adoleshentë për serinë “Bulle”

E Premte, 21 Shtator 2018 – 20:09 albinfo.ch Një seri e realizuar nga Anne Deluz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: