Home / Kulture / Parada Shqiptare 2017, do të mbahet më 17 Qershor, në Nju Jork

Parada Shqiptare 2017, do të mbahet më 17 Qershor, në Nju Jork

Parada Shqiptare 2017, do të mbahet më 17 Qershor, në Nju Jork

Beqir SINA- New York

Kjo, Paradë, kete vit do t’u dedikohet Arbereshvë të Italisë

BRONX NYC : Takimi i parë mbi organizmin dhe përgatitjet për Parada Shqiptare 2017, e cila do të mbahet më 17 Qershor 2017, në qytetin e Nju Jorkut, u zhvillua sot në Shtëpinë e Vatrës në Bronx NYC.

Mirëseardhjen, pjesmarrësve në këtë tubim, ua ka uruar kryetari i Varës Dr. Gjon Buçaj, duke iu uruar atyre me këtë rast, edhe arritjen e nji suksesi, tjeter në këtë Paradë gjithë Shqiptare.

Mbasi, kjo, është e vetmja veprimtari e tillë, e komunitetit shqiptarë, që çdo qershor në Nju Jork, është duke iu baghkëngjitur Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, dhe po promovon Shqipërinë, dhe shqiptarët e Amerikës, në një nga bulevardet më të njohura të qytetit të Nju Jorkut – America Avenue.

Nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President z. Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e kësaj parde, për komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit, në dekadën e fundit, 10 organizata dhe shoqata , të cilat kan konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, dhe janë bër deri tani pjesë e organizimit, të kësaj parade : Shoqata Ana Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Atlantiku – (ish -Batalioni Atlantiku), organizata “Albanian Excellence”, Shoqata “Geg & Tosk”, Shoqata Kraja, Ansambli Shqiptar (Pranvera Çobo), Nicole Coscio – perfaqesuese e komunitetit Arbresh, nga pjesa veriore e New Yorkut, Asambleisti Mark Gjonaj, Drilona Bajrami , dhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, kan vendosur sot që këtë Paradë, t’au dedikojnë Arbereshvë të Italisë për këtë vit.

Kështu, të paktën i tha gazetës tonë, pas ketij tubmi ne Vatër, zoti Marko Kepi, Presidenti i Oraganizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, duke shtuar se beson që kjo do të jetë edhe Parada më e madhe shqiptare në Amerikë.

Ai sqaroi :“Kam besim të plotë, se javët e ardhshme do të rritet numëri i shqoatave dhe organizatave, mbasi ka një interesim të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga drejtuesit e shoqatave dhe organizatave, por edhe individve, sidomos, entusiami tek të rinjët dhe të rejat, fëmijëve dhe studentve shqiptar, dhe personaliteteve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit, sa vjen e shtohet” tha Kepi, duke faleminderuar çdo njerin prej tyre.

Ai tha se kjo Paradë, mbahet për të tetin vit me radhë në qytetin e Nju Jorkut, dhe është organizuar nga Organizata Rrënjët Shqiptare në bashkëpunim me kuminitetin shqiptarë në zonën e Tri – Shteteshit.

“Për çdo vjet në zemër të qytetit të New Yorkut, kjo paradë, ka kulmuar në rrugën e famshme “America Avenue” në Manhatan, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Amerikës, me këngë e vallle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, duke iu baghkëngjitur keshtu Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, në Paradën e vetme Shqiptare, në SHBA”.

Check Also

Festivali i sheqerit në Gjermani, ëmbëlsoi familjen shqiptare

Pas një viti përplot shpresa e ankth, më në fund gjithçka ka përfunduar mirë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: