Home / Kronika e Zezë / NYC : Shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme, bora dhe stuhia po vazhdojnë me intensitet brenda në qytet

NYC : Shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme, bora dhe stuhia po vazhdojnë me intensitet brenda në qytet

NYC : Shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme, bora dhe stuhia po vazhdojnë me intensitet brenda në qytet

Beqir SINA New York City

Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, ndërkohë, që transporti publik pothuajse është i pezualluar, dhe automjetet po lëvizin vetëm në raste të veçanta, raste nevoje.

NEW YORK CITY : Gjendja e emergjencës, në qytetin e Nju Jorkut, është në fuqi prej oreve të para të mëngjesit, kur i gjithë qyteti sot u gëdhi i tëri i mbuluar nga bora, që ka nisur të bie me intensitet prej nga mesnata.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe guvernatori Andrew Cuomo, shpallën Gjendjen e jashtëzakonshme, në këtë situat të rënduar, për të mobilizuar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar me vështërsit që po shkakton stuhia.

De Blasio, njoftoi më parë të hënën se shkollat publike New York City, dhe institucionet e tjera të qytetit, zyrat e sherbimit social, do të jenë të mbyllura, gjatë gjithë ditën sot të martën për shkak të stuhisë.

Perjashtim tha ai janë spitalet, qendrat e emergjencës dhe shtëpit e pleqve.

Sistemi i New York City Public Library, tha Mayori gjithashtu sot jan të mbylluar, dhe shërbimi Citi Bike, për bicikletat me qera.

Nderkohe, Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, mbi 15 centimetra, transporti publik, pothuajse, është i pezualluar, dhe te gjithë dhe automjetet po lëvizin vetëm në raste të veçanta – raste nevoje.

Në të gjithë qytetin – NYC, pesë lagjet e tij, Queens , Manhattan, Bronx, Brooklyn dhe Staten Island, shkollat publike janë të mbyllura, po për shkak të kësaj stuhie të dimrit,

Autoritetet lokale u kanë kërkuar njujorkezëve nëpërmjet sistemit Weather Alert, shpërndar në telefonat celular dhe Iphone, që ata të qëndrojnë në shtëpi, nëse është e mundur – dhe poqese nuk e kan shumë të nevojshme të mos dalin në rrugë.

Gjithashtu, i gjithë shërbimi metrosë mbi-tokë, që është edhe pika më e rëndësishme e transportit publik në NYC, me një qarkullim ditor, më shumë se 2 miljon udhëtar në ditë, njoftohet se është pezulluar deri neser në orën 4 pasamesante, kur edhe pritet që rreshjet e borës të pushojnë dhe të lirohet lëvizja e redektuar e trenave të Metrosë, njoftoi MTA.

Aktualisht, thuhet se sistemi i nën-dheshëm – Subway, nuk ka plane për të shkurtuar shërbimin e metrosë nën-tokë, sipas zyrtarëve, por do të reduktojë orarin e tyre , nga çdo 10 minuta për trenat në çdo 30 minuta.

Shërbimi metro dhe Express – përfundoi që në mesnatë, tani funksion vetem me sistemin lokal.

MTA njofton se shërbimi për Metro-North, brenda dhe jashtë në satcionin qendror të qytetit Grand Central – do të pezullohet duke filluar nga mëngjesi, deri në mesditë, për shkak të ndikimit të trenave që vijnë nga linjat e jashtëme .

Shërbimi me traget nga Staten Island, East River dhe Hudson River, dy lumenjët që lidhin ishullin e NYC me Ferry, janë pezulluar përkohësisht, ose qarkullojnë me orë të reduktura.

Sistemi i trenave Amtrak, do të veprojë me një orar të modifikuar në verilindje, pa shërbim do të jet linja tjeter nga veriu Acela Express midis New York dhe Boston, dhe të modifikuara janë shërbimet Acela Express midis New York dhe Washington,D.C.

Nderkohe, Departamenti i Higjenës, ka vënë lëvizje për pastrimin e borës në rrugët e qyteti mbi 700 automjete, të paisura këto me zinxhira, instaluar para tyre thikat e pastrimit, dhe pas ato kan centrifugat e hedhjes së kripës, për të përballuar stuhin.

Në mënyrë që të bëjë më të lehtë punën e tyre, autoritet po bëjnë thirrje qytetarve, që për ekipet emergjente, ambulancave, makinave të policisë dhe zjarrfikësve, banorëve u kërkohet të mbajnë automjet e tyre, jashtë rrugëve për të mos i bllokuar rrugët e brendshme, ato një kalimshme ne lagjet e qytetit.

Tre aeroportet më të mëdha të fluturimeve ajrore për udhëtarët – aeroportit ndërkombëtare, Newark, JFK dhe Laguardia, me gjithse me probleme në ulje dhe ngirtjen e aeroplanëve, njoftojnë autoritetet njujorkeze, nuk i kan pezulluar fluturimet e linjave te tyre, si ato përtej oqeanit dhe linjat e brendeshme.

Check Also

Një nuse Demokratike për Mbretërinë Shqiptare

Një nuse Demokratike për Mbretërinë Shqiptare Nga Ilir Ikonomi – Washington Në vitin 1930, aq …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: