Home / Kulture / Lesters , në faqen e parë me stilisten e vogël shqiptare Valentina Ivezaj

Lesters , në faqen e parë me stilisten e vogël shqiptare Valentina Ivezaj

Një katalog amerikanë i modës për veshjet e fëmijve Lesters , në faqen e parë me stilisten e vogël shqiptare Valentina Ivezaj

NEW YORK CITY : Një nga dyqanet e më të njohura për veshjet e modës për fëmjët Lester’s, në New York – SHBA, ka edhe katalogën e saj me të njëjtën firmë Lester”s, e cila në edicionin e saj të fundit për fëmijë veshjet e modës stinore, paraqiti modelet e fëmijëve nga 3 deri në 10 vjeç, ka edhe një vogëlushe shqiptare, e cila pariqtet si një stiliste e talentuar.

Ajo është 7 vjeçarja shqiptare nga Malësia e Madhe – Valentina Ivezaj – me banim në New York, një vajzë e bukur, kjo si të gjithë fëmijët e gjinisë Arbënore, të cilin kemi parë shpesh her të veshur me ato kostumet karaktaristike tē folklorit të asaj treve – fustanet me Xhubleten dhe plisin e bardhë, lidhur prej mesit me rrypin e leshtë, që na ka dhuruar gjithmonë emocione të shumta, duke kënduar nëpër skenat e festivaleve Shqiptare, të organizuar prej Qendrës Kulutrore “Nëna Tereze”, dhe çdo veprimtari tjeter në komunitet, festa e ceremoni të tjera, me këngën “Jam Malsore Jam Shqiptare”.

Por, kësaj radhe ja që nuk janë vetëm shqiptarët ata që u emocionuan ose duartrokitën 7 vjeçaren shqiptare Valentina Ivezaj, duke inkurajuar këtë talent që sapo e ka nisur rrugën e saj për të ëndrruar një ditë të bëhet një këngëtare, apo artiste e madhe, por është edhe katalogu i njohur i Lester’s, në SHBA, ata që kan përzgjedhur bukurinë dhe talentin e shqiptares së vogël – Valentina Ivezaj të stilizojë për Katalogun Lester’s, sesionin e ri Pranverorë 2017 /B.SINA/

Check Also

Një nuse Demokratike për Mbretërinë Shqiptare

Një nuse Demokratike për Mbretërinë Shqiptare Nga Ilir Ikonomi – Washington Në vitin 1930, aq …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqip Radio - Dukagjini.com
%d bloggers like this: