Dega e LR-PDSH në Dibër më kryetar të ri, Fetahu: Jemi unik, po mobilizohemi

0
1544

Dega e LR-PDSH në Dibër më kryetar të ri, Fetahu: Jemi unik, po mobilizohemi

LR-PDSH dega Dibër dje ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor ku u zgjodh organe të reja partiake dhe kryetari i ri dhe nën kryetari i degës, që është Ilirijan Fetahu profesor pranë gjimnazit të qytetit, dhe veprimtari Xhevat Skara nën kryetar i kësaj partie e cila ka fituar tre deputet në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.

Kryetari i ri sipas shtypit lokal, Ilirjan Fetahu thuhet se ka theksuar se Kuvendi tregoi unitetin dhe gatishmërinë për tu mobilizuar për fitore në zgjedhjet e radhës, por për të qenë edhe një korrektor për pushtetin.

Ndërkohë, nga kjo parti u theksua se kuvendi i djeshëm dëshmoi se nuk ka përçarje, por vetëm unifikim, në një proces demokratik zgjedhor partiak. Në këtë kuvend ka qenë i pranishëm edhe lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela dhe anëtarë të kryesisë, njofton axhensia e lajmeve INA në Maqedoni.

NO COMMENTS

Leave a Reply