Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / Letrat e Diasporës së Bashkuar Maqedonase, një sulm trashanik dhe fyese kundër shqiptarëve

Letrat e Diasporës së Bashkuar Maqedonase, një sulm trashanik dhe fyese kundër shqiptarëve

Letrat e Diasporës së Bashkuar Maqedonase, një sulm trashanik dhe fyese kundër shqiptarëve

Beqir SINA – New York

WASHINGTON : Një organizatë e ashtuquajtur Diaspora e Bashkuar Maqedonase – UDM, duket se janë një sulm trashanik, dhe fyese kundër shqiptarëve në Maqedoni, dhe këtë po e bëhen me anë të dy sulmeve të njëpasnjëshme. Bëhet fjalë për dy letra, të dërguar Departamentit të Shtetit, një ndaj Ambasadorit amerikan në Shkup më parë Jessy Bialy dhe tani ajo ndaj Kongresitit republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, i cili njëhereshit, është edhe Kryetar i Nënkomitetit të Jashtëm për Evropën dhe Euroazinë .

Kriza politike, që ka mbërthyeryer Maqedonin tash dy muaj – prej se kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duket se është edhe përpjekja e fundit e Shkupit, për të “gjetur një vegë” për t’u kapur fortë, dhe, për të mos fundosur fare, në atë “gropën e madhe” ku e kan futur vendin politikat e tyre ultra nacionaliste, të dy partive më të mëdha Maqedonase si VMRO dhe LSDM, pavarësisht, se tani kjo e fundit po paraqitet me një “kostum” tjetër.

Vetë përpjekja e tyre për të reaguar në fillim ndaj Ambasadorit amerikan në Shkup Jessy Bialy, për gjoja ndërhyrje në punët e brendëshme të Maqedonis, dhe tani ajo ndaj Kongresitit republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, i cili njëhereshit është edhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropën dhe Euroazinë, se ai tha që ” Maqedonia duhet të ndahet”, janë vetëm përpjekje dëshpëruese të politikës së ndjekur ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Sepse, për t’iu përgjigjur akuzave të UDM, ndaj ambasadorit dhe kongresistit, duhet thënë se ato janë, po në të njëjtën frymë që United Diaspora Maqedonase, artikulojë vite me radhë kundër UÇK-së Kosovës, duke mbajtur krahun e Millosheviqit, më pas UÇK-në Maqedoni, por dhe vet shqiptarëve të Maqedonisë, në Departmentin e Shtetit , Shtëpinë e Bardhë, dhe Senatin e Kongresin amerikan.

E vërteta historike në përgjithësi dihet se është pa tjetërsueshme, por, ultarnacionalisti Gruevski, dhe njerëzit e tij në SHBA, siç është edhe kjo United Diaspora Maqedonase, me kryetar zotin Koloski, mundohen dhe përpiqen nëpërmjet këtyre letrave, ta ndryshojnë, të vërtetën historike.

Ata tani duke marrë shkas nga Presidenca e re, e Presidentit Donald Trump, ende pa nisur nga “puna” Departamenti i Shtetit, kan dërguar dy letra të njëpasnjëshme, ku kërkojnë dorëheqje të Ambasadorit dhe Kongresistit amerikan.

A thua se Ambasadori dhe Kongresisti janë zgjedhur nga Maqedonasit! dhe ata janë problemi i tyre!

UDM, me anë të dy letrave kërkon, tani ta gjëjë problemin e tyre, në Shkup, tek Ambasadori Baily dhe Kongresisiti Rohrabacher, por harrojnë se nuk është problemi Ambasadori dhe Kongresisiti por janë vetë Maqedonasit, është ajo politika e tyre, anti shqiptare, që për 10 vjet me shumë “vullnet” u ndoq kundrejt shqiptarëve, nga Kryeministri Nikolla Gruevski.

Lidhja e Diasporës Maqedonase, para se të bëj thirrje që Kongresisti Rohrabacher, të japë dorëheqjen si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë sepse ai tha se “Maqedonia, nuk mund të mbahet si një vend dhe duhet të ndahet midis fqinjëve”, duhej të heshte dhe t’u kërkonte falje, shqiptarve, sepse për 10 vjet shqiptarët e Maqedonisë, nuk morën asnjë të drejt si faktor shtet-bërës , dhe e nëshkruar edhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Kështu që UDM-ja, duke përdorur mundësinë për të nisur edhe një sulm ndaj shqiptarëve, në teorinë e futbollit “Sulmi më i mirë është mbrojtja”, kërkon tani “përkeqësojë”, simbas, oreksit të saj marrëdhëniet dhe lidhjet mira tradicionale të Shqiptarëve me SHBA.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase, dhe udhëheqësi i tyre, Koloski, duke, e ditur fare mirë se edhe “Nëse jan dakord apo jo, me Kongrsisitin Dana Rohrabacher, ai nuk përfaqëson shqiptarët në SHBA, as ata në Maqedoni, por, përfaqëson zgjedhësit e tij në Kaliforni. Dhe, letra është mendim personal.

Mirëpo, tani, me qenë se së fundi vetë shqiptarët, edhe të gjitha partitë politike, të cilat kan dalë me një Platformë të përbashkët, nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale, dhe asnjë parti politike shqiptare nuk bën thirrje për ndarjen e Maqedonisë, janë këto përpjekjet dëshpëruese për “futjen e fitilit” në Washington”, ku dihet se shqiptarët, kan ato lidhjet të forta të miqësis tradicionale me SHBA.

Athëhere, kjo duket qartë se kush qendron pas këtyre dy letrave! Ajo është “Loja Zero” e Gruevskit dhe “zëdhësesit” së tij në Amerikë, Diasporës së Bashkuar Maqedonase, në Amerikën e Veriut.

Por, në fakt, rreziku i vërtetë në Maqedoni, tani me sa duket po vjen nga vet preferencat e UDM, të cilat janë bërë :”Në vend dhe kohë të gabuar – Wrong time and Wrong place”.

Z. Koloski, i cili është udhëheqës i UMD, një organizatë shumë e vobektë, me një prani të pa -rëndësishëme fare në SHBA, bëri fushatë për Hillari Klinton, por, tani është duke u përpjekur për të treguar se po merr “mbështetje” nga Administrata e Presidentit Trump.

Mirëpo, ironia këtu është se ata që bëjnë thirrje për ndarjen e Maqedonisë, dhe e shohin këtë tek sulmi ndaj Kongresitit republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, i cili njëhereshit është edhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropën dhe Euroazinë, gabojnë .

Kjo është vetem një përpjekje e “fundit” Gruevskit, dhe e Shkupit, për të mbajtur së bashku Maqedoninë, si një shembull të “ndërtimit të kombit maqedonas – multinacional”.

Uashingtoni, dhe gjithë bota e di, por duhet ta dinë dhe ka ardhur koha t’ua thonë të vërtetën, si Gruesvki dhe UDM, maqedonasve se :” Lufta e vitit 2001 nuk ishte një pushtim i Maqedonisë, por një luftë ndëretnike, mes dy komuniteteve kryesore etnike, shqiptarëve e maqedonasve.”

– Shqiptarët nuk ishin terroristët në atë luftë, si u përpoq Gruevski dhe UDM-ja, t’i paraqiste në Uashington. Ngase deri tani vetëm dy persona që jan të dënuar për krime të luftës të vitit 2001, dihet se ata ishin maqedonasit etnikë sllave.

-Shqiptarët janë populli më pro amerikan, këtë e kan thën të gjitha administratat, kongresit e senator, këtë po e thotë, edhe Presidenca e Donald Trump, ndërkohë, të mos harrojmë që “Në vitin 1999, ishin grupet nacionaliste maqedonase, ato që sulmuan Ambasadën amerikane në Shkup”.

– Dhe, pavarësisht thirrjeve të dëshpëruara nga Ambasadori amerikan në atë kohë, autoritetet maqedonase, ishin ato që lejuan dhe nuk i ndalën terroristët maqedonas, për të marrë përsipër sulmin, duke e shkatërruar Ambasadën e SHBA në Shkup – Tragjedia u shmang se dhe përpak do të kishte ndodhur ajo që kemi parë me sulmin në Bengazi nga ISIS, ku mbeti i vrarë Ambasadori i SHBA dhe dy shoqëruesit e tij.

Ndërkohë, të gjithë e dimë se 15 vitet e fundit, si partitë shqiptare dhe maqedonasit, nuk kanë punuar si duhet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmjetësuar nga SHBA, që i dha fund luftës së vitit 2011.

Maqedonia, në se do të ketë një të ardhme, ka për t’a pasur atë vetëm nëse sllavët etnikë dhe shqiptarët etnikë do të bashkëpunojnë në paqe dhe mirëkuptim, të mos diskrimonohen shqiptarët dhe të marrin të gjitha të drejtat e tyre, si faktor shtetbërës, dhe jo si një popull i dorës së dytë apo të tretë.

Së fundi, shqiptaro-amerikanët, jan krenar për miqësinë e thellë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve dhe bashkëpunimin e tyre për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, dhe nuk duan që të ketë destabilizim të Ballkanit.

Check Also

Hetime për kërcënimet e Baçevit ndaj deputetëv

Prokuroria the policia i janë vënë pas drejtuesve të partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçevit …

Komentoni

%d bloggers like this: