Tuesday , November 13 2018
Home / Kulture / Këngëtari i mirënjohur dibran Dritan Jashari, bën gati në Nju Jork, video-klipin me këngën -“Gjeta Dibrën në Amerikë”!

Këngëtari i mirënjohur dibran Dritan Jashari, bën gati në Nju Jork, video-klipin me këngën -“Gjeta Dibrën në Amerikë”!

Këngëtari i mirënjohur dibran Dritan Jashari, bën gati në Nju Jork, video-klipin me këngën -“Gjeta Dibrën në Amerikë”!

Beqir SINA – New York

NEW YORK : Këngëtari e mirnjohur Dibran, Dritan Jashari, ndodhet në Nju Jork, mysafirë në mesin e dibranëve të Amerikës, ku ai po xhiron edhe klipin për këngën e tij më të re “Gjeta Dibrën në Amerikë” të cilën ja kushton, dibranëve të Amerikës, rrugëtimit të tij nga vendlindja drejtë Amerikës.

Tekstin e këngës e ka shkruar shkruar vetë Dritan Jashari, kurse, muzika – orkestrimi është realizuar nga Edmon Zhulali, ndërsa, realizimi i klipit është bërë me filmime në New York City, SHBA-, sponsorizuar nga kompania e Taxi – Limousine “Pronto Avanti Limousine”, me pronar dibran Fiku Abdushi.

Video – Clipi i këngës “Gjeta Dibrën në Amerikë”, është xhiruar në pjesë të ndryshme të qyetetit të New Yorkut, në Manhattan, Brooklyn dhe ishullin Staten Island – ku jeton dhe komuniteti më i madh dibran në Amerikë ( 15 mijë dibran ).

Si njoftoi këngëtari i njohur dibran Dritan Jashari, pritet që së shpejti të dalin në Youtube edhe fragmentet e para të videos dhe këngës, e cila ka një tekst që flet për bujarinë dhe mikë- pritjen e madhe dibrane, e ruajtur, mirë edhe tek kurbetçijtë dibranët në Amerikë

Muzika dhe stili i tij karakteristik shfaqen edhe në këtë video-klip, ato janë me një përmbajtje të jashtzakonshme emocionale, dhe i japin më shumë mall e dashuri Dibrës.

“Gjeta Dibrën në Amerikë”

Refreni,, Oqeanin kam kalu ,,
Shok e miq i kam taku
Kam degju por se kam dit
Gjeta Dibër në Amerikë

Nga vendlindja rrugën mora
Mërgimtar botës dola
Mora rrugën kurbetli
Çfar t’sjell fati nuk e di

Qysh se mbrina jabanxhi
Me shok gjeta ngrohtësi
Nuk m’rëndoi kjo tok e huj
Nuk mu bë shpirti me vujt

Një pjes Dibrës time gjeta
Me respekt e me tradita
E mikpritjën me gjith zemër
T’u prift mbar Amerika
Amanet ju len vendlindja
Dhe pse n’tok të huaj larg
Brez pas brezi mos harroni
Ta nderomi Dibrën nanē!

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: