Viti i Ri 2017 në Nju Jork,Times Square e priti me më shumë se 1 milion njerëz

0
468

fotografite mund ti shikoni nga foto albumi ne fecebook https://www.facebook.com/media/set/edit/a.1339390552792528.1073743675.100001647878982/

Viti i Ri 2017 në Nju Jork,Times Square e priti me më shumë se 1 milion njerëz

Beqir SINA – Times Square NYC

Divat e muzikës e ndezën atmosferën festive të ndrrimit të viteve – dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, i cili i la lamtumirën detyrës nga sheshi i famshëm Times Square

NJU JORK – Festa më e madhe e Vitit të Ri, në planet, është zhvilluar mbrëmë në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut, ku simbas disa vlersimeve të organizatorëve thuhet sot se më shumë se një milion e gjysmë njerëz ishin mbrëm në mesantë të mbledhur në Sheshin famshëm Time Square, dhe zonën për rreth tij.

Ndrrimi i moteve në qytetin e Nju Jorkut, mbrëmë, është transmetuar drejtpërdrejt dhe sipas organizatorëve është ndjekur nga një milliard shikues në të gjithë globin.

Njujorkezët, dhe qytetarët amerikan nga zona për rreth Nju Jorkut, së bashku me turistë e huaj nga e gjithë bota, ishin të pranishëm në thirjjet e fuqishme në sekondat e fundit të numërimit mbrapasht Countdown : 10’9’8’7’6’5’4’ 2’1′ të 2016-s, për t’i kaluar ato sekonda mes një gëzimi të papërshkrueshëm me rënjen tradicionale të topit të kristaltë, dhe atyre puthjeve tradicionale, të të dashuruarve, por dhe të ndonjë suprize të ndodnjë çfiti të ri me dhënjen e unazës, në ato momente.

Ky Vit i Ri u quajt viti i Inspirimit, dhe u festua me këtë moto në sheshin Times Sqaure, ku numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, si simbol i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.

Festimi tradicional i ndërrimit të viteve në këtë shesh që daton prej vitit 1904, është bër tashmë nga më interesantët në botë.

Ai ka filluar për herë të parë në vitin 1907, nata kur u vendos për her të parë “Topi” i dritave shumëngjyrëshe, që shënon edhe ardhjen e Vitit te Ri në Nju Jork, dhe ka qenë i ndërtuar nga pjese metali dhe druri me rreth 100 drita, atëhere.

Që prej atëhere, ky “top” i kristaltë me drita, në këtë shesh ka qenë simbolika e ndërrimit të viteve në Nju Jork, dhe ka ndryshuar shumë për nga teknologjia bashkëkohore, dhe nga madhësia, por jo nga forma e tij.

Waterford Crystal Times Square – Topi i Vitit të Ri – Eve Ball, është një sferë e madhe gjeodezike, 12 feet në diametër, dhe është e mbuluar saktësisht nga 2.688 trekëndeshe Waterford Crystal.

Panelet e kristalta janë të prerë në të dy anët me një model të veçantë, duke lejuar dritat LED nën të të shkëlqejnë dhe të reflektojnë me madhështi paparë. Duke krijuar simbas tyre, në qiellin e lartë mbi gradaciele një simbol që thirret “Udhëkryqet e Botës”, ky krijim është e mahnitshme me pamje më unike në të gjithë Times Square, dhe planetin

Gjithashtu, për të festuar me qytetarët në sheshin e famshëm Times Sqaure, janë bashkuar si për çdo vjet dhe emra të njohur, si autoritetet e larta të qytetit, personalitete me famë amerikane, si dhe divat e Hollivudit.

Këtë vit të ri, në Times Square preformuan Rachel Platten, Gloria Estefan, Gavin DeGraw, DNCE, Bill Nye, Thomas Rhett, Mariah Carey, të cilët e kanë ndezur atmosferën e kësaj feste me performancat e tyre, të shkëlqyera.

Vitin e Ri 2017, njerëzit nga e gjithë bota, simbas orës së tyre, kishin filluar duke festuar me ndrrimin e viteve në kryeqytetet e Botës, duke përfshirë , edhe Shqipërinë, Kosovën, Republikën Çeke, Tajlandë, Austri, Australinë, Kinën, dhe vende të tjera si disa ishuj në Oqeanian Paqësor, të cilët së bashku me Japoninë, e Indonezinë, Tahiti, e tjer e nisin të parët në planet.

Në Nju Jork, sheshin e famshëm Times Square – u festua nën masa të forta sigurie , kur policia dhe forcat e tjera të ruajtjes së rendit – qysh paradite nga ora 8:30- filluan vendosjen e barrikadave dhe kontrollin e të gjithë atyre që hynin në sheshin Times Square.

Simbas organizatorit Qyteti i Nju Jorkut, kishte marrë masa për të prituar ketë vit rreth 2 milionë njerëz, ngaqë thanë ata edhe temperaturat e përshtashme 37 degree, kishin bër që në rrugët për rreth zonës të lëviznin gjatë gjithë ditës milona njerëz, duke frekuentuar lokalet dhe blerë dhurata për vitin e ri .

Policia kishte ngritur “psot blloqe” në pikat strategjike dhe kryqëzimet e qytetit, sidomos stacionet e trenit – Subway, dhe autobusve për të parandaluar ndonjë rrezik terrorist.

Siguria në sheshin Times Square, zonën për rreth tij, dhe qytetin e Manhattan – Nju Jork, u përshkrua këtë vit si e paparë.

Më shumë se 10,000 oficerë të policisë(uniformat blu ), pa përfshirë numërin e forcave të ekipeve antiterroriste, agjentët e policisë sekrete, portat me dedektor, dhe qentë bombë-nuhatës, ishin të angazhuara për ruajtjen e rendit.

Për herë të parë në Times Square, u vendosë 65 kamionë të rëndë të mbushura me rërë, të cilët do të përdoreshin për të parandaluar, ndonjë sulm të mundshëm me kamion si ato që ndodhën kohët të fundit në Evropë, dhe më të fundit në Berlin, ku terroristët vranë dhe u plagosën dhjetëra njerëz.

Megjithëse, autoritetet njujorkeze, thanë se ata nuk ka pasur ndonjë sinjal për kërcënime specifike ose të besueshme në Nju Jork, zonën në Times Square, por ata prapseprapë i kishin në marrë të gjitha masat.

Departamenti i policisë të qytetit vendosi të zbatohen rregulla të rrepta kësaj rradhe: nuk lejojë alkool, nuk lejojë njerëzit me çadra, me çanta shpine , ose çanta të mëdha shopping bags, të hynin në sheshin Times Sqaure.

“Festimi i Viti të Ri, në Nju Jork , është një gjë e madhe, një gëzim që e ëndrron çdo njeri, prandaj edhe shumë njerëz nga e gjithë bota, zgjedhin të që të vijnë në Nju Jork për të festuar Vitin e Ri, këtu festa e Vitit të Ri është krejtësisht e ndryshme,” tha një turist i huaj në Times Square, i cili kishte ardhur së bashku me familjen e tij nga Zelanda e Re.

NO COMMENTS

Leave a Reply