Trump jep urdhër për Kosovën

0
454

Trump jep urdhër për Kosovën

Të gjithë u frikësuam me zgjedhjen e Donald Trumpit, si president i ri i SHBA-ve me 8 nëntor 2016. Frikën se nën udhëheqjen e Donald Trump-it administrata amerikane do te ndryshojë politikat në Kosovë e ka shuar sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senati.

Por ende pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, administrata e Trump, saktësisht sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, ka dhënë një dekalratë shprese për Kosovën.

Në deklaratën e tij ai kërkon që Kosova ta themeloi sa më parë ushtrinë e saj duke thënë se Kosova është shëmbulli më i mirë se çka ndodh kur Amerika e udhëheq një koalicion paqeje.

“Kosova është një shembull që tregon se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkushtohet në mbrojtjen e vlerave dhe interesave të veta. Në përgjithësi, atje do të rekomandoja reduktime (të trupave) konform situatës së sigurisë në terren, por për momentin, KFOR qëndron vendimtar që të sigurojë stabilitetin në regjion. Për më tepër, para se te reduktohet prezenca ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandat për sigurimin dhe mbrojtjen territoriale, një ndryshim që do të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese me mbështetjen e Parlamentit”, shkruan Mattis i pyetur se si duhet të veprojë tutje SHBA me prezencën e saj ushtarake në Kosovë.

E vendimi i Mattis është edhe vendim i Trumpit, pasi që Mattis është prej njerëzve më të afërt të Trump.

NO COMMENTS

Leave a Reply