SHBA : Në Washington u mbajt Marshi për Jetën, dhjetramijëra Amerikanë shprehin shpresën për presidencën Trump

0
300

SHBA : Në Washington u mbajt Marshi për Jetën, dhjetramijëra Amerikanë shprehin shpresën për presidencën Trump

Beqir SINA – New York

Marshi për Jeten 2017 në Washington DC – marrin pjesë edhe akrivistët shqiptar Pro jetës nga Kisha Katiolike Shqiptare në Amerikë” Zoja e Shkodrës “ New York-

Washington D.C.( 27 Janar 2017) : Në marshin e quajtur Marshi për Jeten 2017 në Washington DC – i cili thuhet se ishte më i madhi në vend – prej 44 vjetve prej edhe kur nisen keto marshime proteste në Washington, nga gjithe SHBA, ka qenë prezent edhe Kisha Katiolike Shqiptare në Amerikë Zoja e Shkodrës -. E cila, tha se ka marr pjese me një grup të madh prej 45 aktivistësh të kësaj kishe, përfshirë edhe Famullitarin Dom Pjetër Popaj dhe kryetarin e Këshillit të Kishës zotin Marjan Cubi, që erdhën të organizuar me autobus në Washington, për të marr pjesë në një ngjarje të tillë të bukur në nivel kombëtar në SHBA.

“Faleminderit! për të gjithë, që na u bashkuan, dhe, ne shpresojmë që të kemi një grup më të madh në vitin të ardhshëm,” ka deklaruar Don Pjetër Popaj, Meshtari i Kishës “ Zoja e Shkodrës “ Kishës Romake Katolike në Hartsdale, duke folur për Marshin për Jeten 2017 në Uashington DC, marsh ky i mbajtur në të gjithë Amerikën nga aktivistët që ishin mbledhur të kundërshtojn obortin ose si quhet ship dështimin e grave, dhe martesa e të njëjtës gjini – keshtu te pakten kan deklaruar të gjitha besimet fetare, ne SHBA, të cilat thonë se janë Pro Jetës ashtu si na ka krijuar Zoti.

Shtypi amerikan shkruan sot se të premten më 27 Janar, dhjetra mijëra Protestues që thirren Pro-Jetës nga gjithë SHBA, u mblodhën së bashku dje në mesdite, në Washington, duke marshuar në rrugën kryesore Kushtetuta Avenue, e cila të çon drejt Gjykatës së Lartë të SHBA, duke përkujtuar për të 44 vit Marshin vjetor për Jetën – 2017.

Aktivistët anti-abortit theksoje shtypi prestigjoz janë mbledhur në kētë 44 vjetor për Marshin për Jetën në Uashington, duke protestuar ndaj vendimit të vitit 1973 – dhën prej Gjykatës së Lartë të SHBA në legalizimin e abortit, i cili ka hasur në kundershti per vite me grupet anti obort.

Mirepo, tani shpresat jan ngjallur tek keto grupe mbasi siç dihet një nga premtimet e Presidencës së re – Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti i 45 të Donald Trump, kanë thën se do t’a hedhin poshtë vendimin e vitit 1973 dhën prej Gjykatës së Lartë të SHBA në legalizimin e abortit.

Çka tani ka shkaktuar edhe këto ditë të inagurimit të Presidentit Dobald Trump – protesta nga më masivet në Washington organizuar nga grupet e aktivistëve të cilat thonë se jan Pro obortit dhe atyre të martesave të të njëjtës gjini LGBT.

Në protestën e djeshme ditën e premete me 27 janar — kundra obortit morën pjese edhe avokatët e njour kundër abortit – shoqëruar edhe nga pjesmarrja edhe e Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe këshilltares të Shtëpisë së Bardhë Kelly Anne Conway – për të u bashkuar si thane ata në favor të ligjit Planned Parenthood, dhe krijimin e legjislacionit federal që ndalon abortet, dhe pas 20 javësh dhe Emërimin e Ligjit “Pro-jetës” prej Gjykatës së Lartë.

Kjo ishte hera e parë në 44 vjet , vezhguan mediat amerikane që kur u miratua ky ligj që një zëvendës president mori pjesë në marshimin Pro Jetes dhe që drejtojë edhe një fjalim pro tyre duke i mbeshtetur marshuesit. Pjesëmarrësit, sipas shtypit amerikan, thanë se ishin të mahnitur për pjesmarrjen e nën Presidentit të SHBA, e cila tha nen Kryetari Pence, është e inkurajuar direkt nga presidenti Donald Trump.

Marshi nisi kur mijëra amerikan të cilët vinin nga shtetet larg dhe afër nisën të marshojnë në një protestë anti-abortit në Uashington nga Monumenti i Linkolnit dhe për t’u mbledhur më pas përpara shkallëve të ndërtesës ku ndodhet Gjykata e Lartë e SHBA në Washington D.C.

Turma e protestuesve thanë gazetarët amerikan, dukshëm ishte rinore, por dhe me aktivsitë të ndryshëm nga të gjitha besimet fetare, të cilët thanë se janë të gjithë së bashku absolutisht kundra obortit.

“Kjo tani është për shkak të ardhjes së Donald Trump”, tha Kristin Hawkins, presidente e Studentëve të Organizatë Për Jetën, për organizimin e protestave anti-abortit që ka bër të fokusohet në terren edhe Shtëpia e Bardhë” duke shtuar se : ”Ka shumë optimizm tek të gjithë ata që jan kundra dështimit të grave – dhe tani natyrisht që ne shpresojmë se do të shohim shumë gjëra të mëdha të vijnë nga Administrata e re Donal Trump.”

NO COMMENTS

Leave a Reply