Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Bota / SHBA : Dalja e trenit nga shinat shkakton afro 40 të plagosur lehtë në një stacion treni në Brooklyn NY

SHBA : Dalja e trenit nga shinat shkakton afro 40 të plagosur lehtë në një stacion treni në Brooklyn NY

SHBA : Dalja e trenit nga shinat shkakton afro 40 të plagosur lehtë në një stacion treni në Brooklyn NY

Beqir SINA – Brooklyn NYC

Megjithatë, asnjë prej të plagosurve nuk raportohet të ketë plagë të rrezikshme për jetën.

BROOKLYN – NEW YORK : ( 4 Janar 2017 ) Një tren pasagjerësh në pikun e lëvizjes së udhëtarve, ka dalë nga shinat gjatë paradites së sotme të mërkuren 4 Janar në stacionin e trenit Atlantik – Barclay në qytetin e Nju Jorkut, duke lënë të plagosur më shumë se 40 persona, asnjeri në rrezik për jetën.

Treni i linjës “Long Island Railroad” që ishte duke hyrë në stacion simbas hetimeve të para ka pësur një problem kompjuterik në informacion në momentin që po mbërrinte në terminalin e mbingarkuar me udhëtar në stacionin qendror të qytetit të Brooklynit “Atlantic – Barcalay” New York City.

Pasagjerët që pësuan lëndime të lehta u thanë autoriteteve se vetem dëgjuan një goditje të fortë, të shoqëruar nga një tronditje, e cila bëri që shumë udhëtar të binin mbi njeri tjetrin use neper uleset.

Skuadar e mergjences që mbrritën menjëher në vend ngjarje u vendosen çdo udhëtari në qafë nga një kartë indetiteti , ndërsa disa prej të plagosurve u nxorrën me barrela, dhe u trasportuan në spitalet për rreth stacionit të trenit – ndërsa disa të tjerë morën ndihma të shpejta me fashosjes dhe me copa akulli në vendet e lenduara.

Shkaku i aksidentit, që ndodhi rreth orës 8:20 me orën lokale (14:20 me Shqiperine) mendohet të ketë qenë një gabim teknik me kompjuterat të cilat i kanë dhë informacion jo të saktë mashinistit i cili nuk pësoi asnjë dëmtim.,

Check Also

SHBA : 20 Presidentët më të vlerësuar, sipas shkencëtarëve politikë amerikanë

SHBA : 20 Presidentët më të vlerësuar, sipas shkencëtarëve politikë amerikanë Nga Beqir SINA, Washington …

Komentoni

%d bloggers like this: