Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Bota / Reagimet të forta prej shqiptarëve të Amerikës, për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë – me urdhër arrest të Beogradit

Reagimet të forta prej shqiptarëve të Amerikës, për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë – me urdhër arrest të Beogradit

Reagimet të forta prej shqiptarëve të Amerikës, për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë – me urdhër arrest të Beogradit

Beqir SINA – New York

NEW YORK : Ndalmi i ish Kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj – kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në aeroportin e Baselit në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë,( pjesa franceze ), ka sjellë reagimin deklerativë të menjëhershme të gjithë komunitetit shqiptar në SHBA.

Përmes një reagimi për media, veprimtari i njohur Harry Bajraktari e ka quajtur të papranueshem ndalim – arrestimin e zotit Haradinaj.

Harry Bajraktari, një nga aktivistët dhe biznesmenët më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka protestuar sonte ndaj ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka vënë në dukje se është e papranueshme që një vend si Serbia që ka kryer masakra të tmerrshme në Kosovë ende lejohet të përndjekë luftëtarët e lirisë e demokracisë si zoti Haradinaj që u ngritën në mbrojtje të popullit.

Ish-botuesi i gazetës “Illyria”, Harry Bajraktari, veprimtari i njohur në SHBA, kërkoi në reagimin etij, që edhe autoritetet franceze të mos bien pre e gënjeshtrave të Beogradit dhe ta lirojnë sa më shpejt politikanin e njohur të Kosovës.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Këshilli Shqiptaro Amerikan, me bazë në New Jersey, me President zotin Haxhi Dauti, me anë të një deklerate, ku ata kan shprehur shqetësimin për këtë veprim të pakuptueshem të autoriteteve franceze, në lidhje me listat e interpolit europian – duke lënë ende të vlefshme fletarreste të lëshuara që datojnë qysh në vitin 2004, edhe për një personë që tashmë është shpallur i pafajshëm dy her nga Gjykata e Hagës.

“Shprehim shqetësimin tonë, shkruan KSHA-ja, se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si te vlefshme në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare, si është edhe Gjykata e Hagës. Këshilli Shqiptaro Amerikan – KSHA, me bazë në New Jersey, thotë se e shikon këtë veprim, i cili sipas saj se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet franceze, dhe vendeve të BE, që sa më parë të mundësojnë që z. Haradinaj të vazhdojë udhën për në SHBA, ku më 20 Janar 2017 është i ftuar zyrtar në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 45të, të SHBA, Donald Trump”.

Pas njoftimit për arrestimin e kreut të AAK, zotit Ramush Haradinaj, ish luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shkuan 18 vjet më parë për të luftuar në Kosovë në periudhën e bombardimeve të NATO-s, por edhe më herët, kan shkruar në medien sociale se po e studion me kujdes situatën më parë se të dalin me dekleratë, por gjithësesi në mënyrë individuale ata e dënojnë këtë veprim dhe kërkojnë nga autoritet e Kosovës që të reflektojnë me këtë rast, ashtu si dhe me rastet e tjera për ti prere rrugën një here e mirë veprimeve të tilla nga ana e Serbisë, e luftën e UÇK-së, e cila ishte lufta e popullit të Kosovës, ishte lufta e gjithë shqiptarëve kudo që jetonin dhe që dëshironin të ndihmonin, sakrifikonin për lirinë, rendin demokratik.

Ish luftetari i Batalionit luftarak “Atlantiku” nga SHBA, Uk Lushi shkrimtar dhe veprimtari i komunitetit në llogarinë e tij në rrejtin socila FB la shënimin e tij ku shkruan se “Ramush Haradinaj nuk mbrohet me histeri dhe trazim.”

Qytetarët dhe përfaqësuesit tonë do të trajtohen me dinjitet vetëm kur shteti të fillojë të sillet si shtet dhe kur t’i planifikojë dhe t’i ketë gati procedurat proaktive dhe veprimet mbrojtëse për qytetarët e tij.

Shteti i Kosovës duhet të vendos kusht të panegociushëm ngrirjen e dialogut derisa Serbia të mos tërheqë nga sistemi i Interpolit të gjitha urdhërarrestet e regjimit të Slobodan Miloševićit për pjesëtarët e UÇK-së.

Ramush Haradinaj po keqtrajtohet edhe njëherë për Kosovën, por po ja jep Kosovës rastin të ndërpres një poshtërsi dhe shantazh të zbrazët të Serbisë, njëherë e përgjithmonë.

Në fund ish luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi, pyet se :”A keni guxim dhe dijeni të bëni një vepër të vogël për Kosovën dhe UÇK-në, politikanë dhe përfaqësuesë në Prishtinë?”

Kurse, sot më 4 Januar 2017, me një deklerat për mediat në gjuhën angleze shkruar me shumë kujdes, ka reaguar edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) e cila thotë në deklerat se është shumë e habitur dhe thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i zotit Ramush Haradinajt, ish Kryeministrit të Kosovës, kreut të AAK-së, dje pasdite në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) me tej shkruan në dekleratë :’”Është raportuar se arrestimi u ekzekutua në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004. Që nga ajo datë, është e njohur ndërkombëtarisht, se zoti Haradinaj tashmë është pastruar nga drejtesia dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, çka tash është intriguese, për të parë se çfarë është qëllimi i vërtetë nga ky akt pakuptueshm, 18 vjet pas luftës midis Serbisë, si agresore, dhe Kosovës që luftonte për lirinë e saj, dhe në një kohë kur negociatat janë duke u zhvilluar në mes të dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara edhe nga Bashkimi Evropian, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve normale fqinjësore, këto veprimi dhe mbajtja e peronave nga UÇK- ja, nëpër lista është jo vetëm e papranueshme por edhe e pa kuptimtë.

Qeveria serbe me këto veprime, po tregon hipokrizinë e saj në mbajtjen aktive të urdhër-arrestit të pajustifikuar ndaj zotit Haradinaj dhe bashkëluftëtarve të tij, vazhdimisht për kryerjen e provokimeve ndaj Kosovës, deri duke ngritur edhe ndonjë mur në Mitrovicë, deri tek ky veprimi më i fundit pra i ditës së djeshme, në një kohë që në Bruksel, Beogradi, është duke pretenduar për të negociuar për marrëdhënie normale me Kosovën.

Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Francën, theksonë deklerata e Vatrës, duhet të braktisë qëndrimin e marrë për Serbinë, në BE, në kurriz të Kosovës dhe duhet të shtyjë Beogradin që sinqerisht të angazhohen në negociata konstruktive me Prishtinën, për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ballkan.

Së fundi Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) shprehet në dekleratën e saj se :”Ne i bëjmë thirrje qeverisë franceze që menjëherë të kryej lirimin e Haradinaj! dhe ai të jet i lirë për të vazhduar rrugën për në SHBA – ku edhe ishte nisur për të marrë pjesë në përurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, si i ftuar zyrtarisht”.

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

Komentoni

%d bloggers like this: