Ambasadori William Walker takoi ne Tetove kreret e partive shqiptare ne Maqedoni

0
401

Ambasadori William Walker takoi ne Tetove kreret e partive shqiptare ne Maqedoni

Nga Tetova – Beqir Sina

Teuta Arifi i ka dhuruar ish-Ambasadorit Walker, ne emer te Komunes , një pikturë të qytetit të Tetovës, veper kjo e piktorit të mirënjohur Tetovarë, profesorit Universitar Nevzat Bejtuli-Kica .I cili me finesën e tij artistike kishte pikturuar Kasabanë e vjetër duke shkrirë mbi pëlhurë, mjeshtërisht, ngjyrat e acarit dimëror.

TETOVE : Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, dje pasdite në mjediset e Hotel Emka në Tetovë, është takuar me disa nga kreret e partive parlamentare shqiptare ne Maqedoni.

Gjatë vizitës së tij në Tetovë, ambasadori Walker organizoje kete takim me inisiativen e veprimtarit Sabedin Gashi – i cili eshte njehereshit edhe Kryetar i Shoqatës “Shqiponja e Lirë” – me baze në Uashington D.C. dhe Haxhi Dauti – Kryetar i Këshillit Shqiptaro – Amerikan, me qellim te jap nje kontribut sado modest ne unifikimin e faktorit shqiptar ne Maqedoni.

Kete takim me Ambasadorin Walker, e moderoje ne cilesin e iniciatorve, nga Amerika, zoti Haxhi Dauti, i cili faleminderoje kreret e partive shqiptare ne Maqedoni, per pjesmarrjen ne kete takim si tha ai “ Nje takim i mirekuptimit nder shqiptar, me Heroin e Recakut, ,mikun e madh te shqiptarve ,ne SHBA, Ambasadorin William Walker, per unifikimin e faktorit shqiptar pas zgjedhjeve te fundit ne Maqedoni”

“Sot kisha kënaqësinë, te takohem me disa nga kreret e partive shqiptare ne Maqedoni, dhe te degjoje prej tyre shume gjera qe besoje dhe jam i bindur se do ti kuntribojne uneifikimit te faktorit shqiptare, ne Maqedoni, sidomos tani pas zgjedhjeve te fundit, ku vendi i perfshi ne nje krize zgjatur politike” tha miku i dëshmuar i kombit shqiptar Ambasadori i mëparshëm i OSBE-së në Kosovë, Z.William G Walker, i njohur ndryshe nga te gjithe shqiptaret si Heroi i Recakut.

Në takim qe u mbajte ne njerin prej mjediseve te Hotel Emka ne Tetove, ishin të ftuar përfaqësues nga të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni, por morrën pjesë, ne emer te BDI – kryetarja e Komunes se Tetoves, znj. Teuta Arifi, delegacioni i LR-PDSH-së, i kryesuar nga z. Ziadin Sela si dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Shqiptare z.Azem Sadiku.

Kurse partia “Besa” e cila ka 5 deputete tani ne Parlamentin e Maqedonise, dhe eshte partia e dyte ne vend, e “bojkotoje” takimin, sipas disa burimeve jo zyrtare, nga Tetova.

Qëndrimet e z.Wallker ishin të hapura, dhe mesazhi që ai ua dërgoi ishte mesazh i unifikimit dhe bashkimit të partive shqiptare rreth një shtylle dhe një platforme bazë, e cila do t’i shërbente avancimit sa më efikas të pozitës së popullit shqiptar në vend. Ai gjithashtu theksoi mangësitë e sistemit elektoral zgjedhor, duke nënvizuar nevojën e përfaqësimit të diasporës shqiptare në kuvend përmes stimulimit të votës të diasporës. Diaspora shqiptare duhet domosdo të ketë përfaqësimin e merituar në kuvendin e Maqedonisë, në mënyrë që të pasqyrojë realitetin demografik si dhe forcën ekonomike dhe shoqërore të cilën ajo e reflekton në vend.

“Miqtë e vërtetë janë ata që na japin forcë dhe duan të na shohin bashkë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se për të zbatuar dhe shtyrë përpara këtë proces duhet të qëndojmë të unifikuar, sepse kemi para vetes një moment kur rregullat në tavolinë dhe kushtet duhet, dhe do t’i përcaktojmë pikërisht ne shqiptarët.” Deklaroi per gazeten tone, Kryetarja e Komunes se Tetoves, zonja Teuta Arfi e cila eshte edhe nje nga figurat kryesore te BDI-se.

Teuta Arifi ne cilesine e Kryetares se Komunes , i ka dhuruar ish-Ambasadorit Walker, ne emer te Komunes se Tetoves, një pikturë të qytetit të Tetovës, veper kjo e piktorit të mirënjohur Tetovarë, profesorit Universitar Nevzat Bejtuli-Kica .I cili me fines ën e tij artistike kishte pikturuar Kasabanë e vjetër të duke shkrirë mbi pëlhurë, mjeshtërisht, ngjyrat e acarit dimëror.

NO COMMENTS

Leave a Reply