Intervistë e posacme nga Tirana me Kryetarin e Aleancës Kuqëezi – Kreshnik Spahiu

0
458

Intervistë e posacme nga Tirana me Kryetarin e Aleancës Kuqëezi – Kreshnik Spahiu

Intervistoi Beqir SINA

Spahiu : Me nisjen e këtyre protestave shpallet edhe lëvizja “Rama Ra” me objektiv rrethimin e Parlametit më 2 mars

TIRANE : Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi jane përplasur diten e sotme para kryeministrise me forcat e policisë. Akivistët kuqëzi kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama, si tha kryetari Aleancës Kuqëezi zoti Kreshnik Spahiu.
Kreshnik Spahiu, i tha gazetës Bota sot, se me këto protesta Aleanca Kuqëeai shpalli lëvizjen “Rama ra” dhe paralajëmroi fillimin e protestave më 2 mars 2017, duke kërkuar që atyre tu bashkohet edhe gjithë opozita shqiptare: “ Majft ndenjët në atë Parlament të “qelbur” i thyeni ato “karrike” i tha Spahiu gazetarit tonë që nga Nju Jorku, Beqir Sina i cili këto ndodhet në Tiranë. Kreshnik Spahiu: “Do shpallim sot lëvizjen “Rama ra. Do të ngremë çadrat para kuvendit më dy mars dhe nuk do të lëvizim më për të mos lejuar asnjë deputet të hyjë në atë kuvend sepse meritojmë një Shqipëri tjetër. Meritojmë një kuvend intelektualësh e jo kriminelësh.” Ai tha më tej se “Shpreson që shumë shpejt Aleancës Kuqezi do ti bashkohem dhe forca te tjera opozitare me qellim rrezimin e Rames nga qeveri”.

Gjithashtu, në këtë intervistë te posacme nga qendra e Tiranës shumë afër kryeministrisë, Spahiu, i tha gazetës Bota sot:” Në rradhë të parë ne u jemi mirënjohës shiptarëve të Amerikës, që ishin më të qartë politikishtë se kryetrapi shqiptar që shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe foli kundër Trump-it. Një kryetrap nga Shqipëria që flet kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump-it, na bëri të gjithë shqiptarëve që të ndihemi me turp për 6 muaj rrjesht”.

Zoti Spahiu cfarë ju ka shtyre ju sot të dilni në protest para Kryeministrisë dhe kundra zotit Rama ?

Për padrejtësinë e 21 Janarit, për t’i dhënë fund një herë e mirë historisë që pushteti mund të merret me dhunë dhe për t’i dhënë një herë e mirë fund historisë që vriten 4 fukarenj dhe Shipërinë e qeverisin 40 maskarenj. Të tjerë bëjnë luftën dhe maskarenjtë qeverisin dhe vjelin frutet e pushtetit. Me gjakun e atyre socialistëve të ndershëm Edi Rama pasurohet dhe mashtron cdo ditë. Për të protestuar edhe kundër 1 milion e 200 mije eurove, të cilët me taksat e qytetarëve shqiptarë Edi Rama tentoi të blejë familjarët duke e kompensuar me para drejtësinë dhe duke mos vendosur në bankën e të akuzuarve ata që premtoi. Edi Rama ka ardhur moment të largohet, sepse ashtu sic kërkoi ta marrë me forcë dhe duke mos njohur voten e lire dhe voten elektronike, mesa duket do të ketë një fund si ai i 97’-tës dhe 21 Janarit.

Nuk ishte e mjaftueshme që nga periudha e 21 Janarit e deri me sot te zgjidhej ky problem?

Sepse kryeministrit Rama i duhet të mbante një kauzë ndezur, sepse kryeministrit Rama i duhej të mbante një kauze duke premtuar se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Po pse kur erdhi në pushtet nuk e dinte që drejtësia ishte e pavaruar me ekzekutivin. Pse premtoi e u thonte socialistëve se unë do jem kryeministër dhe s’ka asgjë në dorë tek drejtësia dhe tek gjykata? Pse i premtoi që do zbardhte drejtësine , do zbardhte krimin, do zbardhte vrasjet, do vinte para përgjegjesisë ata të cilët qëlluan mbi katër socialistë të tij. Po ku i ka gjë 4 socialistët ai? Ai që atë ditë u fsheh tek ura e Lanës dhe nuk doli në krye të protestuesve , ai që atë ditë tentoi që ta merrte me dhunë . Një kryengritje të cilën e financoi Xorxh Soros-i. Një kryengritje turpin e të cilës e mbylli përsëri Sorosi me para. Kryengritje të cilën ai e keroi që të kthehej për herë të dytë në pushtet socialistët si në 97’-tën dhe tashmë kërkon që ta blejë këtë drejtësi me para. Me 1 milion 200 mijë euro, nuk mund të blihet drejtësia shqiptare.

Si ka qene reagimi i familjarëve?

Po familjarët nqs kanë moral dhe karakter, t’i refuzojnë ato dhe mos e bëjnë gjakun ujë të familjarëve tyre, të 4 viktimave, sepse ata nuk e dhanë gjakun që të paguhen nga taksat e shqiptarëve. As nipat e Ismail Qemalit apo mbesat e Luigj Gurakuqit as familjarët e Fishtës, as familja e Adem Jasharit nuk janë paguar 1,2 milion euro. E pse duhet paguar? Familja e Nikës apo Veizit? Cfarë kanë bërë ata? Vetëm se duhet të sillnin në pushtet Edi Ramën. As rilindasit nuk janë paguar, familjet e tyre me 1.2 milion euro. Unë jam nga ata shqiptarë që nuk pranoj që nga taksat e mia, të merren taksat dhe t’i vihet maskë padrejtësisë Edi Ramës. Pse nuk pati kurajo që sot në orën 10, sic kishte njoftuar medjat të dilte dhe të bënte ceremoninë e tij dhe pa pikë turpi sot ka arrestuar me shumë njerëz se Sali Berisha 6 vite me parë. Por afro 14 persona nga të cilët njëri prej tyre sa ka dalë nga reaminacioni sepse ka operuar shtyllën kurrizore. E cfarë bënë ata ? Ne e paralajmërojmë Edi Ramën, që nëse për 5 javë nuk vendos drejtësinë e 21 Janarit dhe nëse nuk vendos që pushteti ndryshohet me votë, jo që e numëron Edi Rama me Ilir Metën por me votë elektronike me 2 mars ne do të jemi me po aq mjete paqësore sa Edi Rama 6 vite më parë. Do të përdorim të njëjtat mjete për të shpërndarë parlamentin e gangsterëve me 2 mars. Parlamenti shqiptar do të rrethohet me 2 Mars nga qindra mijëra opozitarë për të filluar pranverën shqiptare. Edhe Shqipëria ka nevojë për një pranverë të fortë ku të shkundi një kuvend i cili nuk ha pykë as me ligj e as me kushtetutë, por më duket se kërkon forcën dhe presionin popullor.

Do të jeni bashke me opozitën me 2 Mars?

Padyshim. Opozitën do ta ftojme të dalë nga ai parlament i qelbur, dhe të mos rrinë më, t’i thyejnë ato karriget, të grisin mandatet. Boll u ulën me kriminelë, të bashkohen me Aleancën Kuq e Zi përndryshe do rrinë 20 vjet në opozitë. Nuk ka rruge tjetër. Me Edi Ramën opozita është e humbur edhe 20 vite të tjera. Edi Rama kryeministër vjedh cdo lloj zgjedhjeje.

Keni vizituar disa herë SHBA, dhe keni marrdhënie të mira me shqiptarët e Amerikës. Po për shqiptarët e Amerikës, a e vlerësoni kontributin e tyre dhe cfarë kërkoni nga ata ?

Në rradhë të parë ne u jemi mirënjohës shiptarëve të Amerikës, që ishin më të qartë politikishtë se kryetrapi shqiptar që shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe foli kundër Trump-it. Një kryetrap nga Shqipëria që flet kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump-it, na bëri të gjithë shqiptarëve që të ndihemi me turp për 6 muaj rrjesht. Një njeri i fëlliqur i paguar nga Xhorxh Sorosi shkon dhe i bën qokën në Shtëpinë e Bardhë dhe ne CNN dhe jep deklarata kundër njeriut më të suksesshëm në Botë, kundër njeriut më të fuqishëm në botë dhe ndërhyn në zgjedhjet e SHBA-ve, sikur nuk duhet të ishin qytetarët amerikanë që duhej të respektoheshin por shkon ky t’i bëjë presion amerikanëve që të mos votonin Donald Trump se ishte fatkeqësia e Amerikës.

NO COMMENTS

Leave a Reply